PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ngjyrat e fatit dhe qirinjtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Ngjyrat e fatit dhe qirinjtë   Fri Mar 02, 2012 3:19 am

Ngjyrat e fatit dhe qirinjtë

Për të përmirësuar situatën në fusha të ndryshme (dashuri, para, punë etj.) duhet të zgjidhni të ndizni qirinj me ngjyrën e përshtatshme, në ditën e përshtatshme. Duhet të ndizen të paktën tre qirinj. Ngjyra duhet të lidhet me ditën dhe planetin që e sundon atë.

E Hëne – Hëna – e bardhë dhe e kaltër
E Martë – Marsi – e kuqe
E Merkurë – Merkuri – e verdhë e fortë, gri, gështenjë
E Enjte – Jupiteri – blu, vjollcë
E premte – Venusi – rozë, jeshile
E shtunë – Saturni – e zezë, jeshile e errët, kafe e errët
E dielë – Dielli – portokalli, e verdhë e artë


Kuptimi ngjyrave

E zezapastron veten dhe ambientin.

Kjo ngjyrë simbolizon magmën e madhe prej së cilës ka lindur çdo gjë. E dimë që errësira (e zeza) absorbon gjithçka: ana pozitive dhe ana negative shkrihen bashkë, në gjendjen ekzistuese dhe të padiferencuar që ishte para krijimit.

E bardhapërmirëson shëndetin

Kjo ngjyrë shpreh pafajësi, spiritualitet, vetminë absolute, por edhe dritën e brendshme. Na stimulon që të jemi mirë fizikisht, këshillohet kur kemi ndonjë problem apo fatkeqësi fizike për të zgjidhur, veçanërisht kur varen nga psiqika jonë.

Blu – e kaltërzhvillimin e brendshëm

Bluja i referohet pafundësisë së dimensionit tonë të brendshëm dhe pavetëdijës. Është ngjyra që na nxit të jetojmë sipas nevojave të shpirtit. Na ndihmon të rigjejmë ekuilibrin dhe harmoninë dhe zbut nervat e tepërta.

Jeshiljapër të pasur sukses dhe për t’u rigjeneruar.

Është ngjyra që tërheq prosperitet, lidhet me natyrën dhe rritjen e brendshme dhe mund të jetë efikase për rikuperimin e shëndetit. Është ngjyra e shpresës për një jetë të re, e rinisë dhe e qetësisë.

Rozapër problemet sentimentale.

Është ngjyra e dashurisë së përsosur. Është mirë të përdoret për problemet në çift, për të zgjidhur problemet me parterin tuaj.

E kuqjana jep plot energji.

Është symbol i kurajos, forcës, iniciativës dhe fuqisë seksuale. Na mbron nga armiqtë, nga sëmundjet e ndryshme, na nxit të reagojmë.

Grija frenon teprimet

Kjo ngjyrë lidhet me pavetëdijen, zbulon pasigurinë tonë, pavendosmërinë dhe mungesën e entuziazmit. Është ideale për ekuilibrin psikofizik.

Kafe (gështenjë) favorizon gjërat konkrete

Na jep një vizion të qartë, në situata të ndryshme në fushën e punës. I referohet tokës dhe ka lidhje të ngushta me realitetin përreth.

E verdha – e artë zhvillon krijimtarinë

Është ngjyra e intelektit dhe e përceptimit, ndjell gëzim dhe lumturi, kështu që është e dobishme për gjendjen depresive, stresin. Është ngjyrë që pastron mëlçinë dhe lëkurën, stimulon tretjen. Është e dobishme në rastet me ulçerë gastrike.

Vjollca analizat ndaj vetvetes

Na bën të reflektojmë, na ndihmon të dalim nga varësia e alkolit dhe drogës dhe nga dashuritë e gabuara. Është e dobishme për pagjumësinë dhe mendimet e fiksuara. Zbut gjithashtu nervozizmin e tepruar dhe zemërimin.

Portokalliatë rigjesh humorin e mirë

Portokallia bashkon energjinë fizike dhe mendore, stimulon idetë dhe konceptet, rrit ndjenjat, shkakton ndjenja mirëqënieje të përgjithshme dhe deshirën për të jetuar. Përfaqëson ngrohtësi dhe prosperitet, entuziazëm, përkushtim dhe vendosmëri.

ORAKULLI I FLAKËS

Qirinjtë nuk janë vetëm elemente bazë për të kryer ritualet që na ndihmojnë për të përmbushur deshirat tona, por mund të jenë edhe instrumenta të efektshëm për zbulime . Provoni këtë: Formoni në heshtje pyetjen tuaj, ndizni një qiri dhe shikoni me kujdes flakën e tij, ajo do t’ju japë përgjigjen që kërkoni.

Nëse flaka bën shumë dritë: përgjigjia është pozitive dhe deshira mund t’ju realizohet.

Nëse flaka bën pak dritë: tregon mungesë energjie për të realizuar objektivat ose probleme fizike.

Nëse flaka e qiririt shkon shumë lart: Fati është i pranishëm në jetën tuaj dhe po rritet akoma më shumë.

Nëse flaka lëviz si valët: do të prisni ndryshime, përgjigjja tregon gjëra të lumtura që do të vijnë drejt jush.

Nëse flaka bën ngritje papritur: bëni një analizë vetëdije vetvetes, ndoshta keni prirje të gaboni në çdo gjë.

Nëse flaka nxjerr tym të theksuar: situata për të cilën keni bërë pyetjen, në të ardhmen do të bëhet e errët dhe negative.

Nëse flaka herë ngritet herë ulet: situata është e paqëndrueshme, rrethanat mund të fshehin një rrezik të mundshëm.

Nëse flaka lëviz nga e djathta në të mjatë: lajmi që prisni do të jetë i keq. Nëse lëviz në të kundërtën, lajmi do të jetë i mirë.

Nëse flaka kërcet (bën zhurmë): deshirat tuaja e kanë të vështirë të bëhen realitet, janë vetëm ëndrra që mund t’ju zhgënjejnë.

Nëse flaka shuhet sapo ta keni ndezur: tregon përgjigje negative, tregon se deshira nuk do të realizohet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Ngjyrat e fatit dhe qirinjtë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T ::  S I M B O L I K E :: M A G J I-
Kërce tek: