PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjallesa qe zhvillohen ne ambjnte radioaktive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Gjallesa qe zhvillohen ne ambjnte radioaktive   Thu Feb 23, 2012 10:42 pm


Gjallesa qe zhvillohen ne ambjnte radioaktive





Ndërsa mund t'ju tingëllojë si fantazi shkencore, ky është nje lajm i saktë që ishte shkruar në një raport të fundit,paraqitur nga Këshilli i Sigurisë Bërthamore per mbrojtjen objekteve.




Ky matereial ishte ne përgjigje të zbulimit të disa fuçive qe përmbajnë substanca radioaktive në lumin Savannah Site,dhe që ishin të mbuluara me një myk të çuditsheme, si nje rrjet merimage "madhe."

Sipas raportit, "rrjeta'', e cila i ngjan një rrjetë merimange, ka ende për t'u studiuar, por mund të jetë nje micel kerpurdhe me natyrë biologjike." Në një artikull të botuar kohët e fundit në ''Augusta Chronicle''flitet ne lidhje me materialin e zbuluar ne menyre te rastësishëme në mesin e mijëra fucive të mbushura me mbetje radioaktive e te zhytura thellë brenda pellgjeve te Zone L. "

Sigurisht ndërsa kjo tingëllon si një temë e një mirë- per histori Lovecraft,zbulimi i kesaj lloi kerpurdhe brenda zonave të ashpra me nje rrezatim 500 here me te larte nga normalja, përbën një objekt mjaft interesant për degën e shkencave natyrore në vetvete.Zbulimi në tetor të këtij viti,i referohet një lloj "extremophilie" me nje zhvillim te mrekullueshëm në mesin e formave të jetës, zbuluar së pari në qendren e famshme te reaktorit te Çernobilit në Ukrainë:Ne kete material per Cernobilin shkruet

''Në vitin 2007, studiuesit e parë zbuluan disa varieteteve të mykut te zi që rritej rreth Uzinës famëkeqe te energjisë bërthamore te Çernobilit në Ukrainë, disa prej të cilave rriteshin brenda reaktorit të shkatërruar. Mostrat janë mbledhur nga robotet, pasi zona ende ka nivele potencialisht vdekjeprurëse të radioaktivitetit, dhe studiuesit në Kolegjin e Mjekësisë ''Albert Einstein'' filluan të studionn se si kërpudhat mund të mbijetojnë në një mjedis kaq armiqësor.

E pabesueshme,por myqet u gjetën me nje zhvillim të shpejtë duke absorbuar acetate në një mjedis të ekspozuar ndaj rrezatimit 500 herë më e lartë se ajo që janë konsideruar në përgjithësi nivele të sigurta.Keto muqe përmbajnë nivele të larta të pigmentit te melaninës , pigmente qe me sa duket ishin krijuar si rezultat i perthithjes dhe i konvertimit te rrezatimit gama.''


Robert T. Gonzales,ne nje shkrim për Webin 09.com, vinte në dukje se, "Organizma me një rezistencë natyrore ndaj rrezatimit, ekzistojne"si radioresistent,si p.sh. Deinococcus radiodurans, nuk është i vetmi organizem natyral radioresistent në Tokë, në të vërtetë ne kemi gjenetikisht Deinococcus që mund të përdoret në trajtimin e mbetjeve radioaktive.

"Kjo është një perspektivë e shquar, në se marrin në konsideratë se si manipulimi gjenetik i varieteteve të veçanta të ''extremophiles'' mund të përdoret për t'ë shkaterruar materiale radioaktive të dëmshme , ose për të kryer një shumëllojshmëri të detyrave të tjera të dobishme të cilat mund të jenë të dëmshme për njerëzit.

Me kalimin e kohës, shkenca do te japi përgjigjet e veta per keto organizma cudiberese, por deri atëherë, zbulimi i rritjes se një organizmi në ambjente te tejskajshme do të duhet të mbetet brenda kufijve te studimit te nje dosjeje..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Gjallesa qe zhvillohen ne ambjnte radioaktive
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: