PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si mund ta dallojmë magjistarin nga të tjerët?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Si mund ta dallojmë magjistarin nga të tjerët?   Fri Mar 02, 2012 1:42 am

Si mund ta dallojmë magjistarin nga të tjerët?


Padyshim, magjistarët kanë disa shenja me të cilat dallohen nga të tjerët.

Dhe, prej shenjave të tyre janë:

1.Magjistari kërkon nga i sëmuri emrin e tij dhe të nënës se tij apo saj.
Dijetari i madh i shekullit të 20-të, Abdulaziz Bin Baz është pyetur për ata që vetëquhen si Mjek popullor. Lidhur me ketë çështje, ai thtë se magjistari e pyet të sëmurin për emrin e tij dhe të nënës se tij apo saj, disa prej tyre (mjekëve të vetëquajtur popullor apo shërues të magjisë dhe llojeve të saj) porosisin që i sëmuri të vjen të nesërmen. Kur i sëmuri vjen të nesërmen te magjistari (mjeku popullor) i thotë të sëmurit: Ti je i sëmurë nga filan sëmundja. Dikush tjetër nga të pranishmit i tha hoxhës së madh: Ai (magjistari) për shërim përdorë fjalën e Allahut. Hoxha dhe dijetari i madh Abdulaziz Bin Baz iu përgjigj: Ai që praktikon shërimin në këtë formë është argument se ai punon dhe bashkëpunon me exhinë duke deklaruar dhe paraqitur para publikut se i din të fshehtat. Islami si fe hyjnore, që bazohet në Kur’an dhe sunet, e ndalon rreptësisht shkuarjen te personat e tillë. Kjo argumentohet me hadithin e Muhammedit alejhi selam ku thote:

من أتى عرافا فسأله عن شيئ لم تقبل صلآته أربعين ليلة

Ai i cili shkon tek falltori dhe e pyet atë për diçka (për ndonjë fshehtësi prej fshehtësive të Allahut, (që nuk ka njohuri për të askush përveq Allahut) nuk i pranohet (pyetësit ) namazi dyzet netë të plota.

Dijetari Ali Iben Hasen Abdul Hamid në lidhje me kërkimin e emrit të nënës së të sëmurit nga ana e magjistarit thotë: Ska dyshim se kërkimi i emrit të nënës së të sëmurit nga magjistari është nga punët dhe veprat e mashtruesëve (ata nuk kanë frikë Allahun), ky është bidat, risi për të cilin Zoti nuk ka zbritur argument, kjo është rreptësisht e ndaluar dhe si i tillë asesi nuk lejohet.

2. Kërkimi i ndonjë shenje prej të sëmurit si: flokë, rrobë, fotografi apo edhe gjëra të tjera personale të sëmurit.
Është pyetur komisioni i përhershëm për fetva me qendër në Arabinë Saudite nën udhëheqjen e dijetarit Abdul Aziz Bin Baz për dispozitën e atyre që i veprojnë disa gjëra, duke dërguar ndonje rrobë, këmishë tek ata që pohojnë se e dinë të fshehtën, duke ua përcaktuar kinse sëmundjen dhe përshkruar ilaçin. Komisioni i përhershem për fetva është përgjigjur: Nnuk lejohet shkuarja tek ata të cilët pretendojnë se e dinë të fshehtën. Ndalohet dërgimi i ndonjë rrobe çfarëdo qofshin ato tek këta njerëz, Gjithashtu, nuk guxon të u besohet asesi atyre fjalëve që i thonë ata sepse për të gjitha këto ka hadithe të vërteta që i demantojnë këta njerëz dhe atë që ata e thonë.

3. Shprehja e fjalëve të pakuptimta, talsimateve dhe përdorimi i gjërave të tjera që janë të panjohura.

4. Shkrimi dhe dhënia e hajmalive të ndryshme.
Ato (Hajmalitë) përmbajnë numra, shkronja katrore, emra të exhinëve si: Shemherir, Hemshush dhe emra të tjerë. Gjithashtu, në ato hajmali shkruajnë edhe pjesë nga Kur’ani, të prera, paksim shkronjash, jo të lexueshme, të kthyera në anë të kundërta dhe jo të sakta. Nganjëherë shkruajnë shenja të çuditshme dhe fotografi të gjarpërit.

5. Të fryerit në ujë dhe gjëra tjera përveç tij me talsimatet, duke thënë edhe fjalë të pakuptimta qe nuk i kupton askush përveç magjistarëve.

6. Përdorimi i nyjeve me pejna, litar apo të ngjajshme dhe të fryerit në to duke thënë edhe fjalë të pakuptuara.

7. Të tymosurit me qëllim të prezentimit të shejtanëve përmes kësaj tymosje dhe dëgjimi i zërave të çuditshëm si zëri i krahëve të zogut, zëra të tjerë, fjalë, krisma apo sikur dikush po ec dhe të ngjajshme me këto.

8. Vendi dhe ambienti i papastër të cilin e shfrytëzon magjistari dhe papastërtia e vetë magjistarit.

9. Kalimi në dhomën e errët (pa dritë) e të mbyllur për të komunikuar me shejtanët të cilët e ndihmojnë në punë të ndyta.

10. Magjistari kërkon nga i sëmuri që t’i praktikojë disa gjëra me të cilat i bëhet shok Allahut, si prerja e pulës së zezë.

11. Shfrytëzimi i të sëmurve materialisht dhe kërkimi nga ta shuma marramëndëse të hollash.
Është e njohur se në në shumicën e rasteve të sëmurëve vetëm sa u keqësohet gjëndja. Kështu, në një rast një e sëmurë ka shkuar te një magjistarë. Ai ka kërkuar nga ajo një shumë parash. E sëmura ka pyetur magjistarin se a do të shërohet përgjithmonë. Ai, iu ka përgjigjur me këto fjalë: Nëse ti shërohesh përgjithmonë, atëherë si do të jetojë unë?! Prej nga të marrë para!

12. Magjistarët vetmohen me gra dhe vajza. Ndodh që fundi i këtij vetmimi të jetë tragjik duke përfunduar me dhunimin e tyre. Islami si fe e pastër e ndalon rreptësisht vetmimin e gruas me ndonjë burrë të huaj.

13. Përdorimi i litarëve nga ana e magjistarëve.
Me këtë ata kanë për qëllim hudhjen e litarit në prezencë të të sëmurit dhe nëse litari zgjatet, sipas tyre, i sëmuri është goditur nga syri i keq, e, nëse litari shkurtohet, i sëmuri vuan nga magjia, e, në rast se litari nuk zgjatet e as nuk shkurtohet atëhere i sëmuri ka sëmundje organike.

14. Përdorimi i ndytësirave si urina dhe menstruacionet.
Kështu, magjistarët duke ia dhënë ato të semuarit, qoftë burrë apo grua, që t’i përdorë në ushqim apo pije. Nganjëhere me këto ndytësira i shkruajnë fjalet e Allahut, Subhanehu ve teala. Prej tyre (magjistarëve) ka të tillë të shumtë që hynë në vc dhe e shkelë Kur’anin me këmbet e tij , apo duke e kryer nevojen e madhe mbi Kur’an. Zoti na ruajtë nga veprimet e këtyre njerëzve. Të gjitha këto bëhen vetëm e vetëm për t’i kënaqur shejtanët e tyre në mënyrë që të jenë sa më afër apo sa me pranë tyre.

15. I Porosisin të sëmuarit që të vetmohen në një dhomë të errët për një periudhë të caktuar dhe mos të kenë as kontakte me njerëzit. Sipas magjistarit nuk ka problem në qoftë se i sëmuari preket nga ndonjë sëmundje tjetër në fytyrë apo lëkurë dhe me këtë rrugë që zgjedhë magjistari , është urimë dhe mirëseardhje per hyrjen e xhindëve tek dhoma e të sëmuarit.

16. Kërkojnë nga te sëmuarit që mos ta prekun ujin për një kohë të caktuar që mund të zgjasë deri në 40 ditë.

17. I kërkojnë të sëmuarit që t’i fusë në tokë disa gjëra të cilat ai (magjistari) ia rekomandon, apo të i stërpikë disa gjëra personale.
Nganjëherë kërkojnë prej tyre të vendosin vezë të prishura mbi pragjet e dyerve të shtëpisë apo edhe brenda shtepisë. E, të gjitha këto i ka fryer magjistari me pështymën e tij të ndytë.

18. Magjistarët u japin të sëmuarve letra për t’i djegur dhe tymosur me to.

19. Magjistarët në hajmalitë e tyre shkruajnë shkronja të prera apo talsamane të caktuara, pastaj i porosisin të sëmuarit që të i fusin ato në ujë dhe të pijnë nga ai ujë.

20. Ndonjë here magjistari , parashikuesi apo fallxhori e lajmëron të sëmuarin per emrin e tij , emrin e babait të tij , ku jeton ai e të tjera si këto , por kjo nuk tregon që ai di të fshehtën kurr , të fshehtën e di vetem Zoti i Madhëruar , i Vetëm e i pa shokë.

21. I porosisin të sëmuarit që të i praktikojnë ato gjëra që i ka ndaluar Muhammedi alejhi selam.

22. Shenjat e qarta dhe të dukshme të një njeriu të prishtë në vetë magjistarin. E urdheron të sëmurin që të rruajë mjekrën , e urdheron që t’i zgjasë mustaqet dhe thonjët , e urdhëron që të pi duhan dhe e urdhëron për çdo gje që bie ne kundershtim me dispozitat dhe sheriatin islam.
Këto janë disa nga shenjat vëlla dhe motër muslimane dhe në qoftë se gjeni ndonjërën prej ketyre shenjave , shmanguni dhe rrini larg ketyre personave , ketyre mashtruesve te cilët ju bëjn keq njerëzve dhe mohojnë Allahun e Madhëruar , sunduesin e krijuesin e çdo gjëje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
niku magic man



Numri i postimeve : 27
Pikët : 57
Reputation : 4
Join date : 26/06/2012
Vendodhja : mitrovic

MesazhTitulli: Re: Si mund ta dallojmë magjistarin nga të tjerët?   Tue Jun 26, 2012 5:48 am

kjo esht e vertet por ni magjistar mund te dallohet edhe nga veshja e tij kepuc me maje ETJ nje magjistar i cili esht i fuqishem nuk i afrohet shum me njerz edhe keto jan disa nga provat per nje magjistar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si mund ta dallojmë magjistarin nga të tjerët?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kriteret për të përfituar bursë
» Gruaja që bën çudira
» Sadik Bejko: Mbi mitet dhe çmitizuesit
» Receta popullore për të kuruar tiroidet
» Vladimir Bruçaj: Shqiptarët në Europë duhet të shkojnë të bashkuar, por si europian

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T ::  S I M B O L I K E :: M A G J I-
Kërce tek: