PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 
  Mbinjeriu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Mbinjeriu   Fri Mar 02, 2012 1:37 am

Mbinjeriu

Mbinjeriu është qenie që ka të zhvilluar mbilogjikën dhe mbimendjen, dhe jeton me Shpirtin e pavdekshëm.

Njohja e Vetvetes tek Mbinjeriu, paraqet aktin më të lartë njerëzor, dhe Mendja e tij udhëton me aftësinë e mbinjohjes njerëzore. Mbinjeriu paraqitet dhe zhvillohet nga orientimi i mprehtë i mendimeve, dhe nëpërmjet kualifikimit shpirtëror, ai bën shndërrimin e vetvetes në Mbinjeri.

Njohja, Mënyra e të menduarit dhe Shpirti i pjekur e kapërcejnë njeriun, dhe shndërrohet në Mbinjeri.

Ky është qenie që ka të pajisur shpirtin me zili të mëdha, dhe nuk duron asnjë ngacmim nga ana e jashtme, mbase ngacmimet e brendshme të tij janë vetëm arritje dhe kapërcim në Njohje të intelektit.

Mbinjeriu s’e ka ndërmend të merret me gjërat e zakonshme të njerëzve normal, por ai është i fshehtë, i heshtur, i vetmuar dhe analist i mirë i mendimeve.

Atë e tërheq natyra si art, dhe Perëndia; gjërat tjera nuk i bëjnë shumë përshtypje; vetëm se ngaherë me lëvizjet dhe të arriturat e natyrës i nënshtrohet nocionit të pesimizmit. Ky është i shkëputur nga epshet, dëshirat dhe pasionet e zjarrta...
...
Mbinjeriu eshte nje nder teorite me te diskutuara ne filozofi. Shume e kane share dhe e shajne shume e kane adhuruar dhe e adhurojne. Une bej pjese ne grupin e pare.

Mbinjeriu e konsideron veten te Pagabueshem, te Paarritshem, te Padiskutueshem, te Plotfuqishem, te Pagjykueshem, Superior dhe te Perjetshem. Me nje fjale te vetme, Mbinjeriu e quan veten ZOT.

Mbinjeriu nuk ka ndjenja, ai vepron vetem ne baze te Llogjikes se Ftohte (biles aq te ftohte sa te fut tmerrin). Ai nuk njeh "miq" por vetem "vegla" dhe "armiq".

"Veglat" jane ata njerez (=kafshe) qe i duhen per punet e rendomta qe ai nuk denjon t`i beje dhe qe i sherbejne Verberisht dhe Absolutisht , Zotit te tyre...Mbinjeriut.

"Armiqte" jane te gjithe ata qe e kundershtojne dhe nuk pranojne te hyjne ne kategorine e "Veglave" ose qofte edhe ato "vegla" qe s`i hyjne ne pune (aq me keq nqs i prishin pune qofte edhe padashje) per qellimet e tij.

Mbinjeriu ka te Drejten e Padiskutueshme per te bere Gjithshka, kurse te tjeret per te jane thjesht kafshe qe fare lehte mund t`i eleminosh, t`i shfarosesh apo t`i lesh te "vegjetojne" ne "verberine e tyre".

Por nqs "kafshet" (veglat) shfaqin mosbindjen me te vogel apo kundershtimin qofte edhe ne heshtje...atehere per Mbinjeriun kjo eshte Sakrilegj dhe rreptesisht i ndeshkueshem.

Atehere cfare eshte Mbinjeriu? Mbinjerezor apo Çnjerezor? Sepse edhe kafshet kane ndjenjat e tyre instiktive.

Mbinjeriu eshte kulmi i Cnjerezores. Dhe praktikisht eshte i paaritshem (ashtu si teoria marksiste e Proletariatit Boteror). Njeriu nuk mund te behet kurre i pagabueshem, i paaritshem ne te gjitha fushat njekohesisht, dhe sidomos i pavdekshem.

Por t`i japesh nje njeriu statusin si i Pagjykueshem do te thote qe ta kthesh boten 4000 vjet mbrapa kur Mbreti konsiderohej si Zoti ne Toke dhe ishte i Pagjykueshem dhe i Pagabueshem.

(Megjithese Mbinjeriun si teori e beri te njohur Nicja kjo eshte nje nga teorite me te lashta te njerezimit).

Nje shkrimtar i madh ka thene nje shprehje: Pushteti i teper te prish karakterin.

Cfare do t`i bente karakterit pushteti i Pakufishem i Mbinjeriut?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Tipi

Numri i postimeve : 4
Pikët : 4
Reputation : 0
Join date : 11/01/2013

MesazhTitulli: Re: Mbinjeriu   Wed Jan 16, 2013 2:50 am

Gon! shkruajti:

Praktikisht, ky (per)shkrim, perbehet nga dy pjese qe asgjesojne njera-tjetre. Pjesa e pare, ku mbinjeriu shihet nen drite pozitive dhe pjesa e dyte,qe eshte krejt devijim apo kunderthenie e te pares. Mbinjeriu i pjeses se pare ehte, ne njefare kuptimi, realizimi me i larte i vetes, ndersa i dyti, degradimi teresor i saj(vetes). I pari mund te quhet mbinjeriu, ose I realizuari, ndersa i dyti monstra,ose I degraduari. Pershkrimin me te mire, sipas meje, per Te realizuarin e ka dhene spiritualizmi lindor (India, Tibeti...), ndesa per Te degraduarin, ka nje analize e sinteze te shkelqyer, gjeniu i psikologjise humaniste Erich from.;
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: Mbinjeriu   Wed Jan 16, 2013 3:10 am

Tipi shkruajti:

Praktikisht, ky (per)shkrim, perbehet nga dy pjese qe asgjesojne njera-tjetre. Pjesa e pare, ku mbinjeriu shihet nen drite pozitive dhe pjesa e dyte,qe eshte krejt devijim apo kunderthenie e te pares. Mbinjeriu i pjeses se pare ehte, ne njefare kuptimi, realizimi me i larte i vetes, ndersa i dyti, degradimi teresor i saj(vetes). I pari mund te quhet mbinjeriu, ose I realizuari, ndersa i dyti monstra,ose I degraduari. Pershkrimin me te mire, sipas meje, per Te realizuarin e ka dhene spiritualizmi lindor (India, Tibeti...), ndesa per Te degraduarin, ka nje analize e sinteze te shkelqyer, gjeniu i psikologjise humaniste Erich from.;

Pershendetje i nderuar,

Ti personalisht si individ, cfare mendime ke per 'mbinjeriun' dhe kush ne kohet tona dhe ne shoqeri te ndryshme te shek. XXI te heq mallin e 'mbinjeriut'?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Tipi

Numri i postimeve : 4
Pikët : 4
Reputation : 0
Join date : 11/01/2013

MesazhTitulli: Re: Mbinjeriu   Thu Jan 17, 2013 1:14 am

Gon! shkruajti:
Tipi shkruajti:

Praktikisht, ky (per)shkrim, perbehet nga dy pjese qe asgjesojne njera-tjetre. Pjesa e pare, ku mbinjeriu shihet nen drite pozitive dhe pjesa e dyte,qe eshte krejt devijim apo kunderthenie e te pares. Mbinjeriu i pjeses se pare ehte, ne njefare kuptimi, realizimi me i larte i vetes, ndersa i dyti, degradimi teresor i saj(vetes). I pari mund te quhet mbinjeriu, ose I realizuari, ndersa i dyti monstra,ose I degraduari. Pershkrimin me te mire, sipas meje, per Te realizuarin e ka dhene spiritualizmi lindor (India, Tibeti...), ndesa per Te degraduarin, ka nje analize e sinteze te shkelqyer, gjeniu i psikologjise humaniste Erich from.;

Pershendetje i nderuar,

Ti personalisht si individ, cfare mendime ke per 'mbinjeriun' dhe kush ne kohet tona dhe ne shoqeri te ndryshme te shek. XXI te heq mallin e 'mbinjeriut'?

Se pari, te biem dakord se cili eshte perkufizimi per mbinjeriun. Nga vete perberja e fjales mbi-njeri, me duket se rrjedh kuptimi- me i zhvilluar, me i realezuar se njeriu i perditshem. Tani te perkufizojme "Zhvillimin" apo "Avancimin": Realizim, zhvillim, apo avancim, apo c'do sinonim tjeter, tregon rritjen e njeriut. E kunderta e rritjes eshte deshtimi apo degradimi. Njeriu i realizuar (zhvilluar, avancuar), eshte ai qe ka zhvilluar virtytin (durimi, dashuria, altruizmi; respekti per c'do qenie te botes e te jetes, nga Zoti e gjer tek grimcat). Njeriu i realizuar eshte Ndertues. Njeriu i deshtuar eshte Shkaterrues. Njeriu i deshtuar eshte ai qe nuk ka zhvilluar virtytin, por vesin (urrejtjen, sundimin ndaj tjetrit; tiranine; tradhetine; xhelozine-ziline; delirin e madheshtise; dhunen; vjedhjen; frikesimin e njerezve; etj). Njeriu i Realizuar, gezohet me gezimin e te tjereve. I deshtuari (Monstra), ia prish gezimin te tjereve, pasi eshte bartes i destruksionit psikik, emocional e shpirteror (diktatoret, kriminelet, ata qe merren me magjine e zeze...etj).
Mbinjeriu, sipas ketij konteksti, eshte njeriu qe e ka realizuar virtytin ne shkallen siperore (Buda, pershembull; apo Thoti- Hermes Trismegistus; Muhamed etj). mbinjeriu zoteron sjkallen me te larte te dhembshurise e dashurise per te tjeret.
Ne shekullin xxi, sipas menyres sime te te vleresuarit, OSHO, e perfaqesonte mbinjeriun; Madam Blavatsky e ka pefaqesuar mbinjeriun...

Tipat si Milloshevici apo Stalini, e te tjere si keta, per mua jane deshtake te medhenj, te semure; ata e urryen njerezimin, dhe jane nen-njeriu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Katilja

avatar

Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: Mbinjeriu   Wed Jul 17, 2013 6:42 pm

kam lexuar se Niçe ka qenë nder njerëzit më inteligjent të civilizimit, por për fat të keq ka shkuar në ekstrem në negativizem dhe në fund është çmendur. Ai ka qenë afër përndritjes, por nga negativizmi nuk është përndritur. Nuk e di a duhet të quhen mbinjerzor elita që do e meritonte të udhëheqë njerëzimin, apo vetëm njerëz më të ngritur, më të dijshëm e më të përsosur?!

Nice gjate cmendurise dhe skizofrenise se vete shihte halucinacione te nje njeriu te stermadh dhe gjigand qe e mbante per krahesh dhe i ferkonte koken budallaqe. Qe ketej ai e nxiti idene e mbinjeriut. Ai enderonte per nje mbinjeri qe nuk mund ti ishte aq i ligsht sa ai, per nje mbinjeri qe do mund ti fuste nje kafshat botes se tij si molle e kalbur, per nje mbinjeri qe do e shpetonte nga cmenduria e tij pergjithmone. Por Nice nuk e kuptoi asnjeher qe mbinjeriu qe ai predikonte ishte motra e vete qe i ndenji mbi koke deri ne shtratin e vdekjes. Ai nennjeri pa ndjenja njerzore dhe idiote qe ai predikonte ne filozofine e tij ishte mundur nga dashuria njerzore e motres se vete qe u varros e gjalle spitaleve ku i ishte shtruar vellai.Ky mbinjeri i kaloi atij para syve te perendueshem edhe ne grahmat e fundit e jetes.
Me kot lodheni te lexoni veprat e nices dhe te imitoni imagjin e mbinjeriut qe donte te krijonte ai. Shihni jeten e tij te stermundimshme dhe do te kuptoni qe mbinjeriu ishte ai vete qe sfidonte semundjen, ishte motra e tij, eshte ai njeriu i lodhur nga puna qe i gezuar i con buken femijeve te urritur por te kenaqur, eshte ajo nene qe i mohon kafshaten vetes se saj per te gezuar femijen, eshte ai mik, ai shok qe na gjendet prane kur ja kemi nevojen, eshte ajo grua prane meje ne castet e deshtimit, ngazellimit,lumturise dhe trishtimit.
Me shume mos lexoni filozofira dhe te lodhni koken me brockulla por shihni dhe jetoni njerzit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

MesazhTitulli: Re: Mbinjeriu   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mbinjeriu
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  E N T I T E T E-
Kërce tek: