PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Arabët që shpëtuan astrologjinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nikolino



Numri i postimeve : 54
Pikët : 285
Reputation : 21
Join date : 26/02/2012

MesazhTitulli: Arabët që shpëtuan astrologjinë   Sun Mar 30, 2014 12:00 am

ARABËT QË SHPËTUAN ASTROLOGJINË


Në shekullin  IV, të krishterët mendonin që praktika e astrologjisë ishte në kufirin e një akti përdhosës (sakrilegj). Perëndimi e hidhte poshtë atë. Nuk kishte më mendimtarë të mëdhenj në Perëndim.  Persianët ishin të vetmit që e zhvilluan këtë dije.  Ishte në Lindje që grekët vazhduan ta përmirësojnë astrologjinë. Në shekullin III, mbreti Shapur I ishte një mbrojtës i filozofëve, ai përkrahte kërkimet. Shumë përkthime tekstesh astrologjike ndodhen në atë epokë.  Arabët ishin më tolerantë sesa të krishterët apo romakët. Mësimdhënia astrologjike arriti kulmin rreth vitit 750. Në vitin 777, u themelua shkolla e parë astrologjike në Bagdad. Albunasar e drejtoi  këtë shkollë në mesin e shekullit IX.  Ky njihej shumë për përkthimet e tij të  teksteve të vjetra.  Është përmes Spanjës që puna e astrologëve arabë u përhap në Europë. Njerëzit e Galisë (Francës së sotme), dhe të Italisë shkuan në Kordu  (Kordova) për t’u mësuar nga arabët.  Arabët nga ana intelektuale ishin më të përparuar se europianët fund-mijëvjeçarit të parë.  Puna e  astrologëve arabë ishte e rëndësishme.  Megjithatë, pak vepra të astrologjisë arabe janë përkthyer në kohët e sotme.
Në Europë, disa dokumenta u ruajtën në manastire.  Në shekullin IX, astrologjia u shfaq përsëri në Europë. Shumë dijetarë i kanë konsideruar astrologjinë dhe astronominë si shkenca plotësuese të njëra-tjetrës  deri në fillim të shekullit  XVI.
Duke nisur nga shekulli VII, arabët rikuperuan trashëgimin astrologjik kaldeo-grek, ku tekstet u përkthyen në arabisht. Ky qytetërim dallohej më shumë për mjekësinë dhe astrologjinë; qendra studimi, një observator i madh, dhe një bibliotekë u krijuan në Bagdad, që atëherë u bë kryeqyteti botëror i astronomisë dhe astrologjisë.
Ata përkthyen një numër të madh veprash antike që kodifikonin astrologjinë, ndërtuan astrolabe, dhe pasuruan këtë dije me zbulimet e tyre. Ata janë përgjegjësit e Pjesëve Arabe që përdoren edhe sot nga disa astrologë. Ata ishin kujdestarët e dijes astrologjike në Mesjetë, ashtu si edhe në fusha të tjera të kulturës. Në shekullin e 12-të u bë kalimi i shkencës (dijes) astrologjike nga arabët drejt Perëndimit mesjetar falë përkthimeve arabo-latine.
Ja disa autorë të shquar arabë të cilët kontribuan në përforcimin e astrologjisë dhe në ruajtjen e saj pasi Krishtërimi nën udhëheqjen e Justinianit ndaloi rreptësisht praktikimin e saj në të gjithë perandorinë bizantine:


Mash’Allah (Mash’Allah ibn Athari al-Basri), i vdekur rreth vitit 815. Astrolog arab i Bagdadit; 18 nga tekstet e tij astrologjike njihen përmes përkthimeve latine.

Alfraganus (Omar Mohamed ibn al-Farrakan al-Tabari, Omar Alfraganus Tiberiadis), i vdekur rreth vitit 815. Astrolog arab që ka punuar në Bagdad në shërbim të kalifit al-Mamoun; dy nga veprat e tij njihen përmes përkthimeve latine. Ai i bazoi shkrimet e tij veçanërisht mbi veprat e Doroteut të Sidonit.

Zahel Benbriz (Sahn ibn Bishr ibn Habib ibn Hani), shekulli VIII. Astrolog çifut që shkruan në arabisht, vezir i kalifit al-Mamoun në Khorasan (Iran).; 16 nga shkrimet e tij astrologjike ruhen edhe sot përmes përkthimeve në latinisht.

Al-Kindi (ose Alckinde, Ja’kub ibn Ishak al-Kindi), rreth viteve 800 – 870. Një nga baballarët e astrologjisë arabe, të cilën e ushtroi në Bagdad; mësues i Albumasarit; 90 shkrime të tij që flasin për astrologjinë dhe astro-mjekësinë njihen përmes përkthimeve latine.

Isaac ibn Hunein, shekulli IX. Astrolog arab dhe autori i përkthimit më të vjetër të njohur të ‘Tetrabiblos’ së Ptolemeut.

Razes (Mohammed ibn Zakaria ar-Razi), 865 -932. Astrolog arab me punë në Bagdad; tre nga tekstet e tij ruhen përmes përkthimeve në latinisht; ai u interesua gjithashtu në filozofinë e natyrës dhe ishte mjeku i parë personal mysliman i kalifit al-Muktadir.

Alkasan Albubater (Abu Bakr al-Hasan), fillimi i shekullit IX. Astrolog arab dy shkrimet e të cilit mbi astrologjinë individuale ruhen edhe sot përmes përkthimeve latine.

Albumasar (ose Aboassar, Abu Ma’shar al-Balkhi), rreth viteve 805-886. Astrolog islamik i Khorasanit (Iran) me punë në Bagdab, shumë i vlerësuar në Europën mesjetare.; ai shkroi një traktat të plotë për astrologjinë si edhe disa tabela astronomike dhe një vepër mbi bashkimet e mëdha (aspektet ‘përkrah’); 27 prej këtyre shkrimeve astrologjike në arabisht janë përkthyer në latinisht.

Alkhait Albohali (Yahya ibn Ghalib Aku’Ali al-Khaiyat), rreth vitit 850. Astrolog arab astrologjia individuale (e lindjes) e të cilit ruhet edhe sot përmes përkthimeve latine.

Alcabitius (Abd al-Aziz ibn Uthman ibn Ali, Ubu asSakr al-Quabisi), i vdekur rreth vitit 967. Astrolog i shquar arab që ka punuar në Mosul; 8 nga shkrimet e tij astrologjike janë përkthyer në latinisht.

Ali Embrani (Ali ibn Ahman al-imrami), +/- 955. Astrolog arab me punë në Mosul; shkrimet e tij mbi astrologjinë horare dhe përzgjedhjet ruhen edhe sot përmes përkthimeve latine.

Maslema. Astrolog mavritan i fundit të shekullit X.

Ali Albohazen (Mohamed ibn al-Hasan ibn al-Haitham al-Basri al-Misr ose Abu’Ali), +/- 965 në 1038. Fizikant arab, astrolog dhe komentues, punoi në Egjipt dhe në Tunizi.  Veprat e tij astrologjike vlerësoheshin shumë në Europë në shekullin XIII.

Aliboron (Mohamed ibn Ahmad Abu ar-Rajhan al-Biruni), 973 – 1048. Astronom i cili shkruante në arabisht, astrolog, gjeograf, kronolog, që kaloi 40 vjet në Indi; u interesua për kulturën greke; autor i shumë shkrimeve astrologjike ku njëri prej tyre është përkthyer edhe në anglishten moderne.

Ali Abenragel (Ali ibn Abi ar-Rijal), 1016 – 1062. Astrolog arab me punë në Kordu dhe në Tunizi; 12 nga shkrimet e tij njihen përmes përkthimeve latine.

Kaika’us, 1021 -1099. Emir dhe shkrimtar Persian, nipi i Kabusit; vepra e tij ‘Libri i këshillave’ flet edhe për astrologjinë.

Ali Abenrudian (Rodan Ali ibn Ridvan), 1068. Astrolog arab dhe mjek, komentues i ‘Tetrabiblos’ së Ptolemeut të cilin e përktheu dhe e redaktoi (botoi); 12 nga traktatet e tij astrologjike njihen përmes përkthimeve latine.

Platoni i Tivolit, 1110 – 1145.  Bën pjesë te ai brez përkthyesish që transmetojnë njohuritë e astrologëve arabë dhe klasikë drejt Europës. Ai ka përkthyer në latinisht shumë vepra arabe dhe hebraike.

Përgatiti N.H

www.astro-al.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Arabët që shpëtuan astrologjinë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Demir Krasniqi: Shpërnguljet e shqiptarëve në këngët tona popullore
» Asllan Dibrani:Kushtrim për shpëtim nga rreziku i ekstremizmit islamik,që vepron në mënyrë perfide kundër kombit shqiptar
» Fatmira Nikolli-EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i mbesës së Konicës: Pakti i Enverit që shpëtoi familjen
» LEXOJE .. Patjetër duhet të lexohet,dhe patjetër duhet të shpërndahet-Ataku në zemër
» Koço Danaj trondit Ballkanin: Maqedonia të shpërbëhet, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi të lëshojnë trojet shqiptare të grabitura në 1913

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I-
Kërce tek: