PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kalendarë të ndryshëm në botë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nikolino



Numri i postimeve : 54
Pikët : 285
Reputation : 21
Join date : 26/02/2012

MesazhTitulli: Kalendarë të ndryshëm në botë   Mon Feb 03, 2014 10:24 am

KUR DUHET TË FESTOHET VITI I RI?

Në fakt, nga ana shkencore dhe llogjike, Viti i Ri duhej te fillonte me 21 mars, në ekuinoksin pranveror, në ditën e parë të stinës së parë, me gradën e parë të shenjës së parë, Dashit. Muaji mars dikur ka qënë i pari, kjo vihet re në emërtimet e katër muajve të fundit në disa gjuhë. 1 janari eshte vendosur sipas autoriteteve fetare të Kishës Katolike. Zakonisht dita e Sulltan Novruzit që në Shqipëri festohet me 22 mars, por që në Kosovë dhe në shumicën e vendeve të botës festohet me 21 mars, përkujton vitin e ri te festuar sipas traditës persiane (Babilonia e lashtë). Ne fakt ndër të gjithë kalendarët, i bie që persianët të jenë më të saktë në lidhje me kalendarin se kur duhet të festohet viti i ri. Me 21 mars pra nis edhe kalendari astrologjik. Sot viti i Ri fillon me 1 janar, kohë kur fillon të zgjatet dita, por idealja dhe e sakta do të ishte të fillonte me ekuinoksin pranveror (21 mars), me shenjën e parë zodiakale e cila simbolizon fillimin, nisjen e diçkaje. “Me Pranverën nis gjithçka”.

Kalendarë të vendeve të ndryshme të botës:

Kalendari Maja
Qytetërimet e lashta të Mesoamerikës kanë formuar kalendarë shumë të saktë dhe për këtë, kalendari i Majave është më i sofistikuari. Majatë përdornin dy kalendare: Tzolk'in  që përbëhet nga 260 ditë, dhe Haab' që ka 365 ditë vjetore. Kalendari Haab' prej 365 ditësh përbëhej nga 18 muaj prej 20 ditësh dhe një muaj më të shkurtër prej 5 ditësh të quajtur Uayeb, një muaj i pafat. Majatë kishin gjithashtu Kalendarin e Numrit të Gjatë i cili maste sasi të mëdha kohore. Ky kalendar bazohet në 360 ditë vjetore të quajtura Tun. Njëzet Tun-e  formojnë një K'atun (7200 ditë) dhe njëzet K'atun-e  përbëjnë një B'ak'tun (144,000 ditë). 13 B'ak'tun-e formojnë një Cikël të Madh ose një Diell. Në përfundim të çdo Cikli të Madh, Majatë besonin se një katastrofë e stërmadhe do të shkatërrojë shumicën e njerëzimit dhe të qytetërimit i cili ka nevojë ta rikrijojë veten. Sot, ne sapo mbyllëm Diellin e Pestë i cili ka nisur me 11 gusht 3114 para erës sonë dhe mbaroi me 21 dhjetor 2012. Majatë e lidhin këtë datë me fillime të reja dhe ri-lindjen sesa me fundin e ashtuquajtur si “fundi i botës”.
Në disa vende të botës përdorej edhe kalendari hënor i cili ka 13 muaj me nga 28 ditë secili, duke filluar nga Hëna e Re e duke mbaruar pa nisur Hëna tjetër e Re. P.sh horoskopi Maja ka 13 shenja astrologjike sepse merr për bazë 13 muajt hënor.

Viti liturgjik kristian:
Që prej shekullit XVII, Kisha Katolike Romake e niste Vitin e Ri në ditën e parë të Ardhjes së Krishtit, të dielën më të afërt me ditën e Shën Andreas (30 nëntor). Sipas Ritit Latin të Kishës katolike, viti liturgjik nis në orën 16:00 të shtunën që i paraprin të dielës së katërt përpara 25 dhjetorit (ndërmjet 26 nëntorit dhe 2 dhjetorit).  I njëjti kalendar liturgjik ndiqet nga kisha të tjera pasardhëse, duke përfshirë Kishat Anglikane dhe Luterane.
Kalendari liturgjik i Kishës Ortodokse Lindore nis me 1 shtator duke vijuar vit për vit nga Lindja e Theotokos në festimin e lindjes së Jezusit në dimër (Krishtlindje), nga vdekja dhe ringjallja e tij për Pashkë në Ngritjen e tij në qiell në verë.

Datat e vitit të ri në historinë e krishterë:
Me sundimin e Krishtërimit, për fillimin e vitit të ri u miratuan data të ndryshme të rëndësishme për Kishën. Për shembull, 1 janari lidhej me mishërimin e birit të Perëndisë, Jezu Krishtit; 25 marsi ishte Dita e Zojës (nënës së Krishtit). Kjo ishte dita kur Maria do të njoftohej nga ëngjëlli Gabriel se ajo do të lindte birin e Perëndisë, Jezusin.  
Kur William Pushtuesi mori frenat për të mbretëuar në Angli, ai urdhëroi që 1 janari të vendoset si Viti i Ri duke e kombinuar atë me ditën e kurorëzimit të tij dhe ditën kur Jezusi u bë synet (Ligji i asaj kohe në Izrael thoshte që çdo fëmijë duhet të bëhet synet 8 ditë pas lindjes, pra 25 dhjetor deri me 1 janar bëjnë 8 ditë).  Sidoqoftë, kjo datë u braktis më vonë meqë iu bashkuan pjesës tjetër të botës së krishterë për të festuar Vitin e Ri me 25 mars.
Në 1582, Papa Gregori XIII kur korrigjoi kalendarin Julian vendosi përfundimisht 1 janarin si fillimin e Vitit të Ri të kalendarit Gregorian.  
Në Mesjetë, në Europë disa ditë festash të rëndësishme të kalendarit të krishterë të Kishës Katolike Romake u përdoren si fillimi i vitit Julian.
·         Në Stilin Modern 1 janari mbahet mend si data kur është bërë synet Jezusi.
·         Në Mesjetë, në shumë pjesë të Europës, Viti i Ri festohej në ditën e Zojës, me 25 mars. Ky kalendar vazhdoi të përdoret zyrtarisht në Mbretërinë e Britanisë së Madhe deri me 1 janar 1752, përveç Skocisë që e ndryshoi kalendarin në stilin modern me 1 janar 1600.
·         Nga shekulli i XI në shekullin XVI, viti i ri niste të Shtunën e Pashkëve, (ose nganjëherë të Premten e Madhe). Kjo u përdor në mbarë Europën, por në mënyrë të veçantë në Francë. Por e keqja e kësaj ishte se Pashkët e ndryshojnë datën e tyre vit për vit.
·         Deri në shekullin e XIII në Gjermani dhe Angli viti i ri niste me 25 dhjetor, datën që përkujton Lindjen e Krishtit.  Ndërsa në Spanjë kjo datë festohej si viti i ri nga shekulli i XIV deri në shekullin e XVI.


Viti i ri në janar:
·         1 Janar: dita e parë e vitit në kalendarin Gregorian i përdorur nga shumica e shteteve. Gjithashtu, tetë nga dymbëdhjetë Kishat Ortodokse Lindore të cilat kanë pranuar kalendarin julian të korrigjuar  - Bullgaria, Qipro, Egjipti, Greqia, Rumania, Siria, dhe Turqia – e festojnë vitin e ri me 1 janar.
·         Në Kishën Ortodokse Lindore, Viti i Ri bie me 14 janar të kalendarit Gregorian (1 janar të kalendarit Julian).  Disa vende ku sundon Ortodoksia Lindore festojnë gjithashtu të dy datat e Vitit të Ri të kalendarit Gregorian dhe Julian, të parën si datë zyrtare dhe të dytën si festë fetare.  Kishat ortodokse të Gjeorgjisë, Jeruzalemit, Rusisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Ukrainës përdorin ende Kalendarin Julian.
·         Viti i Ri Kinez, i njohur gjithashtu si Viti i Ri Hënor nis gjithmonë Hënën e dytë të Re pas solsticit të dimrit. Data ekzakte mund të bie në secilën ditë ndërmjet 21 janarit dhe 21 shkurtit të kalendarit Gregorian. Për kinezët kjo është dita më e festuar dhe më e rëndësishme e vitit. Tradicionalisht, në kalendarin kinez, çdo vit përfaqësohet nga një shenjë astrologjike e horoskopit kinez, si dhe nga një nga pesë elementët (zjarri, toka, metali, ajri dhe uji).
·         Edhe në Vietnam Viti i Ri nis ashtu si në kalendarin kinez.
·         Në Tibet Viti i Ri quhet Losar dhe mund të bie nga janari në mars.

Viti i Ri në mars:
·         Në Shqipëri, “Dita e Verës” që festohet me kryesisht me 14 mars (me kalendarin e vjetër), por që me kalendarin e ri i bie me 21 mars, simbolizon ardhjen e Vitit të Ri për ilirët e lashtë, Diellin e Beharit.
·          Në Babiloninë e lashtë, Viti i Ri niste me Hënën e parë të Re pas ekuinoksit verior.  Festimet zgjasnin 11 ditë.
·         Në Romën e lashtë, përpara kalendarit Julian, viti i ri niste me 1 mars.
·         Në Indi Viti i Ri (Nava Varsha) festohet në krahina të ndryshme nga marsi në prill.
·         Në kalendarin Sikh Nanakshahi, dita e vitit të ri festohet me 14 mars.
·         Viti i Ri në Iran quhet Novruz dhe festohet pikërisht në ekuinoksin pranveror që zakonisht bie me 21 mars dhe përkon me fillimin e stinës së pranverës si dhe me gradën e parë të shenjës së parë zodiakale, Dashit. Viti i Ri Zoroastrian përkon me Vitin e Ri iranian të Novruzit dhe festohet në Parsis në Indi dhe nga zoroastrianët dhe persianët në mbarë botën. Në kalendarin Bahá'í, viti i ri nis me ekuinoksin pranveror me 21 mars, dhe quhet Naw-Rúz. Tradita iraniane ka kaluar gjithashtu në vendet e Azisë Qëndrore, duke përfshirë Kazakis-in, Uzbeks-in, dhe Uighurs-in, dhe viti i ri aty njihet si Nauryz. Zakonisht festohet me 22 mars ashtu si te Bektashinjtë e Shqipërisë.
·         Viti i Ri në Bali, i bazuar në kalendarin Saka (Kalendari Balinez-Javanez), quhet Nyepi, dhe bie në Vitin e Ri Hënor të Balit (26 mars 2009). Është dita e heshtjes, agjerimit dhe meditimit: që zgjat nga 6 e mëngjesit deri në 6 të mëngjesit të ditës tjetër. Kjo ditë e kalendarit Hindu është tepër e shenjtë dhe është pushim për çdo institucion.
·         Viti i Ri (Ugadi) në Telugu dhe Kannada (Indi), përgjithësisht bie në muajin mars ose prill. Njerëzit e shteteve Andhra Pradesh dhe Karnataka në Indinë Jugore e festojnë ardhjen e Vitit të Ri në këto muaj.
·         Në kalendarin e Kashmirit, Viti i Ri (Navreh) është festuar që nga lashtësia me 19 mars.
·         Gudi Padwa është festuar si dita e parë e Vitit Hindu nga populli i Maharashtras, në Indi. Kjo ditë bie në mars ose prill dhe përkon me Ugadin (kalendarin e mësipërm). Festivali i Sindhit të Cheti Chand festohet në të njëjtën ditë duke shënuar festimin e Vitit të Ri sindhian.
·         Viti i Ri Telemik festohet zakonisht me 21 mars, në ekuinoksin Pranverës. Kjo datë njihet gjithashtu si Festa e Ritualit Suprem, Festa e Horusit (perëndisë së Diellit) dhe përkon me ditën kur është themeluar Telema në 1904.

Viti i Ri në prill:
·         Viti i Ri asirian, i quajtur Rish Nissanu,  ndodh ditën e parë të prillit.
·         Viti i Ri në disa kalendarë të Azisë Jugore dhe Jug-lindore bie midis 13 dhe 15 prillit, duke shënuar stinën e pranverës. Në këto data festohet edhe në disa vende të Indisë Jugore, kryesisht në shtetin Tamil Nadu.
·         Viti i Ri në Nepal festohet në fillim të Baisakh-it (12–15 prill). Nepali ndjek Vikram Samvat-in si kalendar zyrtar.
·         Në shtetin e Assamit në Indi, Vitit i Ri festohet me 14-15 prill. Po në këto ditë festohet dhe Jude-Sheetal  i Maithilit në mbarë botën.
·         Në Bangladesh gjithashtu dhe në shtetet indiane të Keralas dhe Bengalit Perëndimor Viti i Ri festohet me 14-15 prill.
·         Në shtetet indiane si Odisha dhe Manipuri festimet e vitit të ri bëhen me 14 prill.
·         Viti i Ri Sinhalez festohet me festivalin e të Korrave (në muajin e Bakut) kur Dielli lëviz nga shtëpia e Peshqve tek ajo e Dashit. Ndryshe nga vendet e tjera ku viti i ri nis në mesnatë, Viti i Ri Kombëtar fillon në kohën kur e përcaktojnë astrologët. Në 2009 viti nisi me 13 prill.
·         Festivali i Ujit ngjason me vitin e ri dhe festohet në disa vende të Azisë Jug-lindore, në ditën kur Hëna është e plotë të muajit XI të kalendarit hëno-diellor çdo vit. Kjo datë e festivalit llogaritej nga astrologët, por tashmë është fiksuar me 13-15 prill. Tradicionalisht njerëzit spërkasnin njëri-tjetrin lehtë me ujë si shenjë respekti.

Në qershor:
·         Muaji i parë i kalendarit Hindu të Aashaadh-it zakonisht nis me 22 qershor dhe mbaron me 22 korrik.
·         Festivali i “Odunde’-s (vitit të ri në gjuhën Yorube nigeriane) festohet të shtunën e  dytë të muajit qershor.

Viti i Ri në vjeshtë:
·         Rosh Hashanah (fillimi i vitit në hebraisht) është një festë çifute dy-ditore që përkujton pikën kulmore të ditës së shtatë të Krijimit, dhe shënon rilindjen e përvitshme të botës së krijuar nga Perëndia. Në traditën çifute (izraelite), mjalti përdoret për të simbolizuar një vit të ri të ëmbël. Tradita thotë që një kokërr mollë duhet të pritet në feta e të zhytet në mjaltë dhe të hahet duke iu lutur Zotit për të pasur një vit të bekuar.
·         Në Kishën Ortodokse Koptike, Viti i Ri i quajtur Novruz, përkon me 11 shtatorin e kalendarit Gregorian ndërmjet 1900 dhe 2099. Viti Koptik 1723 fillon në shtator 2005. Viti i Ri Ortodoks etiopian, i quajtur Enkutatash, bie në të njëjtën datë me Novruzin; kështu pra Viti 1999 i kalendarit Etiopian nisi me 11 shtator 2006.
·         Viti i Ri i Gujarati-t festohet ditën pas festivalit të Diwali-t (që bie në mes të tetorit apo nëntorit, duke u varur nga kalendari hënor). Dita e parë e Shukla paksha e muajit Kartik është dita e parë e kalendarit hënor Gujarati. Shumë Hindu të tjerë e festojnë Vitin e Ri në fillim të pranverës.
·         Disa neo-paganë e festojnë Vitin e Ri me festivalin e Keltëve të lashtë (Samhain), me 1 nëntor, ditën që përfaqëson ciklin e ri.
·         Fisi Murador në Australinë Perëndimore e festonte vitin e  ri me 30 tetor të kalendarit të sotëm. Për ta kjo ishte një festë pajtimi dhe miqësie.
·         Kalendari i Revolucionit Francez, në fuqi në Francë nga 1793 deri me 1805 dhe për një kohë të shkurtër nën Komunën e Parisit në 1871, e fillonte ditën e parë të vitit kalendarik në ekuinoksin vjeshtor, 23 shtator.

Viti i ri për myslimanët:
Viti i Ri islamik ndodh me 1 Muharrem. Meqënëse Kalendari mysliman bazohet në 12 muajt hënor me një shumë prej 354 ditësh, Viti i Ri Mysliman fillon rreth 11 ditë më herët në krahasim me kalendarin Gregorian, me dy Vite të Reja myslimane që ranë në kalendarin Gregorian të vitit 2008.


Kur fillon një shekull?
Siç e do tradita, një shekull nis me vitin 01 dhe mbaron me 00. Pra, shekulli i fundit ka nisur me 1 janar 1901 dhe ka mbaruar me 31 dhjetor 2000. Njësoj si kjo, shekulli XXI ka filluar vërtet me 1 janar 2001. Ky vendim mijëvjeçar e ka origjinën nga vullneti për të bërë që epoka kristiane të fillojë nga viti 1 (dhe jo nga viti 0, vit që nuk ka ekzistuar kurrë); shekulli i parë i kalendarit tonë fillon pra në vitin 1 dhe mbaron në vitin 100; shekulli i dytë nis në vitin 101 dhe mbaron në vitin 200, dhe kështu me radhë. Duhet theksuar se për shkak të një llogaritjeje të gabuar lindja e Jezu Krishtit nuk ka ndodhur në vitin 1, siç e donte kalendari Gregorian, por diku nga viti 5 apo 6 para erës sonë. Megjithëse shkenca nuk e ka provuar akoma ekzistencën e tij dhe disa e quajnë mit.

burimi www.astro-al.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kalendarë të ndryshëm në botë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Preverba të ndryshëm
» Personaliteti dhe çrregullimet që na bëjnë të ndryshëm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I-
Kërce tek: