PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Takim i paharrueshem me 'diamantin e zjarrte vrastar'

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Takim i paharrueshem me 'diamantin e zjarrte vrastar'   Sun Oct 13, 2013 7:43 pm

Takim i paharrueshem me 'diamantin e zjarrte vrastar'



Diku midis ores 8:30 – 9:30 te darkes ne 29 dhjetor te vitit 1980, Betty Cash, Vickie Landrum dhe nipi i saj 7-vjecar Colby Landrum, po ktheheshin ne shtepine e tyre ne Dayton, Texas. Ne ate nate te qete, ata hasen nje pajisje ajrore me nje origjine te panjohur dhe vuajten jo vetem shume trauma emocionale, por edhe demtime fizike te renda. Ngjarja ndodhi afer Piney Woods te Teksasit Lindor, dhe u kthye ne nje ngjarje qe do te ndryshonte jetet e te treve pergjithmone. Nje makineri gjigande u shfaq ne qiell dhe qendroi pezull mbi keta tre njerez. Ajo bllokoi kalimin e tyre per te pakten 15 minuta. Pasi u largua, ishte teper vone per te menduar ate fare rrezatimi ndaj te cilit u ekspozuar tre personat, qe paten me tej komplikacione shendetesore serioze.
Betty, Vickie dhe Colby ishin ne kerkim te organizimeve te lojrave bingo ne te cilat shkonin shpesh ne rrethet e qyteteve qe kishin me prane. Ate dite, iashin anulluar te gjitha keto evente per shkak te organizimit te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri. Ata vendosen te shkojne per te ngrene darke ne nje restorant ne New Caney. Pasi u larguan qe atje, pershkuan nje cope rruge me makine, ndersa Colby vuri re nje objekt fluturues te paidentifikuar qe sa vinte e behej me i madh. Pas pak sekondash, objekti ishte vetem pak centimetra larg. Objekti kishte formen e nje diamanti dhe ndriconte shume. Shpejtesia e tij ishte e pamundur te anashkalohej nga makina e tre ‘viktimave’ te tij. Ne interval te rregullta e te shpejta, objekti leshonte rrezatime flakesh te kuqe ne portokalli, duke kercenuar keshtu te digjte gjithcka qe mund te takonte rruges. Vickie me vone do ta pershkruante si “diamante i zjarrte”. Duke qene nje e krishtere e devotshme, ajo nuk kishte besuar asnjehere ne UFO apo jashtetokesore, por ne ate moment, ajo besoi se po perjetonte fundin e Botes.
Vicki u zgjat per te vene duart te kroskoti i makines ne menyre qe te vezhgonte, por dicka ne formen e nje nxehtesie te vazhdueshme, i la gjurmet e gishtave te saj perjetesisht atje. Pemet neper te cilat kishte kaluar objketi, cuditerisht nuk kishin marre flake, por me vone do te pershkruheshin si teper kafe dhe te hijezuara. Betty dolinga makina per te pare me teper, por ‘diamanti’ ishte teper i ndricuar per te. Ajo vuri re vetem se te katert cepat e tij nuk ishin me maje, por te harkuar. Dritat e blu te objektit rrethonin qendren e ‘diamantit’.
Papritur qielli u mbush me helikoptere. Betty e pershkroi kete si ‘helikoptere’ qe vershonin nga te gjitha drejtimet…dukej sikur dikush po perpiqej te rrethonte objektin”. Ne kete moment, objekti u duk sikur po ngrihej me teper ne lartesi duke marre drejtimin e jug-perendimit. Ne ate moment, vajzat numeruan 23 helikoptere ne qiell.
Pasi u kthye ne makine, Betty e gjeti dorezen e deres aq te nxehte sa dogji doren. Ajo arriti ta hape deren duke perdorur xhaketen. Vajzat nxituan te largoheshin sa me pare qe aty, e bashku me nipin e vogel te Vickeyt. Rruga me makine nuk zgjati as disa minuta, perpara se at ate ndesheshin perseri me objektin, i cili ishte duke ndricuar helikopteret ne qiell qe po perpiqeshin ta rrethonin.
Pasi nxituan te gjenin nje dalje ne rruge, ata vazhduan ta shihnin objektin qe tashme ngjante si nje cylinder i ndricuar. Vazhdonte te kishte 23 helikoptere ne qarkullim. Pasi arriten te futen ne autostrade, Betty le ne shtepi Vickie-n dhe Colby-n dhe vazhdon rrugen per ne shtepine e saj. Ajo ishte teper e lodhur per te treguar detajet e asaj qe kishte ndodhur, derisa pas disa oresh, lekura e saj filloi te skuqej sit e ishte djegur keq nga dielli, qafa i ishte fryre, i dolen flluska ne trup dhe kishte te cara ne lekuren e kokes, ne qepallat e syve dhe ne fytyre. Ajo filloi te villte dhe ka qene ne kete gjendje gjate gjithe nates. Ne mengjes, ajo perfundoi ne koma. Edhe pse te tronditur, Colby dhe Vickie, nuk dyshuan se kishin pesuar ndonje demtim. Por gjate nates, te tre ndiheshin te kercenuar nga shendeti i tyre. Pas shume e shume analizash gjate kater diteve, doktori arriti vetem te diagnostikonte ‘helmim/rrezatim akut radioaktiv’. Simptomat e saj perfshinin edhe dhimbje koke, te vjella, shkaterrim te lekures dhe renie flokesh.
Fakti qe Vickie dhe Colby nuk kishin dale nga makina, ishte e vetmja arsye perse nuk pesuan demtime te kesaj mase, edhe pse paten simptoma te ngjashme. Betty qendroine spital per gati gjashte jave. Te tre, megjithate, kane probleme te theksuara shendetesore qe prej asaj dite, dhe Betty ka kaluar disa forma kanceri. Simptomat e Vickie-t dhe Colby-t zakonisht reagionin me teper gjate ores 2 te mengjesit.
Duke perdorur faktin qe pane helikoptere, familjet e ketyre njerezve hodhen ne gjyq qeverineper 20 milione dollare, dhe e humben gjyqin. Ushtria e mohoi prezencen e helikoptereve ne ate zone ate dite, apo ndonje fakt qe lidhej me UFO gjigande ne forme diamanti. Gjykatesit, vendosen ne favor te ushtrise.



Ne foto sipas rradhes: Betty Cash, Vickie Landrum and Colby Landrum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Takim i paharrueshem me 'diamantin e zjarrte vrastar'
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ismet KRASNIQI:Takim letrar në 60 vjetorin lindjes së letrarit Prend Buzhala
» Dorela Dajti, kërkon takim me të shoqin
» Vjollca Pasku:Nje takim miqesor me miken time Briliana ..., (suprize per mua) !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: