PortaliForumiPytësoriRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Thellësia e njeriut në kërkim të Zotit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri



Numri i postimeve: 1191
Pikët: 9675
Reputation: 4
Join date: 28/02/2012

MesazhTitulli: Thellësia e njeriut në kërkim të Zotit   Tue Jun 04, 2013 12:37 am

Jashtë sistemit kompleks të trupit të njeriut, njeriu zotëron dimensione vitale dhe të pafundme të cilat në asnjë mënyrë nuk janë të mbyllur brenda mekanizmit të tij trupor. Për t’i zbuluar ato pikëpamje dhe rrafshe që janë përtej strukturës trupore dhe dimensionit fizik të njeriut, njeriu duhet të hulumtojë strukturën e brendshme dhe shpirtërore dhe të ndiejë horizontet e gjëra të natyrës së tij gjithëpërfshirëse, bashkë me manifestimet e tija delikate dhe të përpunuara të ndjenjave dhe të instinkteve.

Ekziston një varg special i perceptimeve në qenien e njeriut që janë të gërshetuara në mes veti, që rrjedhin prej natyrës materiale të njeriut dhe shfaqja e tyre nuk varet nga faktorët e jashtëm. Në mesin e këtyre perceptimeve janë edhe ndjenja e angazhimit në drejtësi, vërtetësi, saktësi dhe ndershmëri.

Para se të hyjë në sferën e shkencës dhe të diturisë me të gjitha çështjet e saj, njeriu është në gjendje t’i kuptojë të vërtetat përmes këtyre kuptimeve që gjenden në natyrën e njeriut prej lindjes.Por,pas ndërhyrjes së shkencës dhe filozofisë në këtë sferë dhe pas mbushjes së trurit të njeriut me prova dhe dëshmi të ndryshme, ai ka mundur të harrojë perceptimet e tija natyrale dhe të zotëruara prej lindjes ose ka filluar të dyshojë në to.Për këtë arsye, kur njeriu fillon të lëvizë përtej kësaj natyre, fillojnë t’i paraqiten dallimet.

Prirja për religjion dhe për besim në Zot e josh në fazën fillestare në bazë të motivit instiktiv dhe perceptimit natyror, por ata zhvillohen me ndihmën e arsyetimit dhe të të menduarit. Rrënjët e ndjenjave natyrale që janë në dispozitë për njeriun, gjinden aq thellë dhe në të njëjtën kohë aq pastër dhe evident sa që, nëse njeriu e spastron mendjen dhe shpirtin e tij prej koncepteve religjioze dhe prej mendimeve antireligjioze dhe pastaj të shikojë në vetvete dhe në botën e tij të brendshme, do të vërejë qartë se ai është duke lëvizur në një drejtim të caktuar bashkë me tërë karvanin e ekzistencës.

Pa vullnet ose ndonjë dëshirë për këtë, ai do të fillojë jetën e tij në një pikë të caktuar dhe prapë, pa ndonjë dëshirë dhe vullnet, do të përparojë në drejtim të pikës tjetër, që është e panjohur për të. Realiteti i njëjtë mund të vërehet edhe në të gjitha krijesat natyrore, që funksionojnë me një rregull të caktuar dhe me një precizitet.

Nëse njeriu, me shikim të pastër dhe me gjendjen e tij të pastër natyrore, e vështron ambientin që e rrethon, do të ndiejë qartë ekzistimin e forcës së madhe që e rrethon atë dhe tërë botën. Në ekzistencën e tij, që është një pjesë shumë e vogël e botës së madhe, do të vërejë diturinë, fuqinë dhe vullnetin për të ekzistuar, dhe do ta pyesë veten se si dituria, fuqia dhe vullneti nuk kanë mundur të ekzistojnë në botë si një tërësi.

Është një rregull i llogaritur deri në detaje dhe një lëvizje e botës që e detyron njeriun ta pranojë ekzistencën e intelektit universal që gjendet jashtë botës së natyrës, por megjithatë krijon dhe udhëheq me të; përderisa nuk pranohet një gjë e tillë, nuk do të mund të shpjegohen rregullat nënshtruese të kësaj bote.

Çdokush që e vlerëson pozitën e vet në këtë botë mund të kuptojë se ekziston një fuqi që e krijon atë, që e sjell në këtë botë, e inspiron lëvizjen e tij dhe e largon atë mbrapa, pa lejen e tij apo pa kërkuar ndihmën e tjetrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve: 1191
Pikët: 9675
Reputation: 4
Join date: 28/02/2012

MesazhTitulli: Re: Thellësia e njeriut në kërkim të Zotit   Tue Jun 04, 2013 12:38 am

Udhëheqësi i martirëve Hz. Hysein në lutjen e tij drejtuar Krijuesit thotë: “Si është e mundur të vijmë në përfundim për ekzistencën Tënde duke u bazuar në një gjë që është i varur prej Teje në ekzistencën e tij? Pse nuk e zotëron dukshmërinë, të cilën e zotërojnë të gjithë përveç Teje, ashtu që të mund të bëhesh i dukshëm? Kur ke qenë i fshehur prej syrit të brendshëm, ashtu që të është dashur prova si udhëzues drejt Teje? Kur ke qenë i largët prej nesh, ashtu që shenjat dhe gjurmët e Tua të na joshin afër Teje? I verbër qoftë syri që nuk të vëren, duke e ruajtur dhe mbrojtur atë!

“O Zot, Ti që na je shfaqur me shkëlqimin Tënd, si mund të jesh i fshehur kur Ti je i dukshëm dhe i zbuluar? Si mund të mungosh, kur Ti me manifestimin Tënd të pandërprerë vëzhgon mbi robërit e Tu?.”

Nuk është parë asnjëherë dhe në asnjë kohë që të punohet diçka pa e parë punuesin e tij, as një vepër pa vepruesin e tij. Kërkimi i lidhjes së shkakut dhe të pasojës rrjedh prej instinktit të brendshëm të njeriut; vetëdija për shkakun nuk mund të largohet prej asnjërit. Ngjashëm, ndjenja religjioze dhe kërkimi i Krijuesit nuk mund të largohen prej asnjërit. Edhe një fëmijë që nuk ka kurrfarë përvoje në këtë botë, çdoherë që dëgjon ndonjë zë ose vëren ndonjë lëvizje, do ta përqendrojë vëmendjen në mënyrë instiktive kah burimi i zërit apo lëvizjes.

Mbështetjet e diturisë dhe të jetës praktike bazohen në pranimin e shkakut si bazë të çdo ndikimi. Në fakt, norma e kauzës (shkakësisë) është diçka absolute që nuk pranon asnjë përjashtim. Gjeologjia, fizika, kimia, sociologjia, ekonomia dhe të gjitha shkencat tjera, si qëllim të hulumtimit e kanë caktimin e shkaqeve dhe faktorëve që i përcaktojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre.

Thënë shkurt, është e qartë se shkenca dhe dituria nuk janë asgjë tjetër veçse hulumtuesit e shkaqeve; i tërë përparimi i çështjeve që kanë të bëjnë me njeriun, rrjedh nga hulumtimet e kryera nga ana e dijetarëve në përcaktimin e shkakut të fenomenit.

Ku është e mundur për ne të gjendet në ndonjë qenie të vetme ose në ndonjë qoshe të universit, ndonjë shenjë e vetëprejardhjes absolute ose vetëkrijuese? Nëse do të kishin gjetur diçka të tillë, atëherë do të kishim arsyetuar shtrirjen e atij shembulli të vetëm në tërë skemën e ekzistencës.

Sigurisht që, nuk është e domosdoshme që ligji i shkakësisë të na shfaqet gjithmonë në ndonjë formë të mirënjohur. Shumëllojshmëria dhe variacioni i shkaqeve është i tillë që, një hulumtues që studion vetëm një fenomen nuk do të jetë në gjendje që ta përcaktojë shkakun e atij fenomeni.Sidoqoftë, në të gjitha çështjet njerëzore, të veçanta dhe të përgjithshme, të kaluarën dhe të ardhmen,në situatën personale apo shoqërore, nuk mund të gjendet asgjë e rastësishme.

Jo vetëm se kemi të bëjmë me një rregull qenësore në krijimin e çdo fenomeni, por është edhe diçka që vërehet shumë lehtë në marrëdhëniet e çdo fenomeni brenda rrethanave ekzistuese, dhe ajo është se rregulla është e llogaritur deri në hollësi dhe në mënyrë delikate. Për shembull, në kultivimin e një druri, rregullat e tokës dhe të qiellit operojnë me një harmoni të përkryer me strukturën e rrënjëve dhe të degëve të drurit. Gjithashtu, ekziston marrëdhënia në mes të atij druri dhe të kafshëve,të cilët e nxjerrin ushqimin prej drurit. Si është e mundur të ekzistojë një rastësi në origjinën e rregullave ndërmjetësuese?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve: 1191
Pikët: 9675
Reputation: 4
Join date: 28/02/2012

MesazhTitulli: Re: Thellësia e njeriut në kërkim të Zotit   Tue Jun 04, 2013 12:39 am

Sikur fenomeni të kishte marrë formën e vet në një nivel të caktuar të strukturës së qenies, në mënyrë të pavetëdijshme dhe të rastësishme, kjo do të na kishte pajisur me një fushëveprim të jashtëzakonshëm të zhdukjes dhe të shkatërrimit të kësaj bote. Do të mjaftonte një përçarje më e lehtë në baraspeshën e elementeve dhe të disharmonisë së rregullave qendrore në gjithësi që t’i humbin spirancat dhe të përplasen trupat qiellorë, duke rezultuar me një eksplozion masiv dhe shkatërrim të botës.

Sikur të ishte bazuar origjina e kësaj bote në ndonjë rastësi, atëherë pse teoritë madje edhe të materialistëve, janë të bazuara në supozimin e planit, rregullës dhe mungesës së rastësisë? Nëse e tërë bota është rezultat i një rastësie, çka është ajo që nuk u shfaq në bazë të rastësisë? Nëse diçka vjen në ekzistencë jo në bazë të vetisë së rastësisë, atëherë cilat janë veçoritë dalluese dhe karakteristikat e tija dhe a mund të zbatohen të njëjtat në fenomenet e panumërta dhe të larmishme të universit?

Tani,pasi që rastësia i është kundërvënë rregullës dhe harmonisë,atëherë rrjedh se të gjitha gjësendet që bartin gjurmët e planifikimit, dizajnit dhe të llogaritjes, duhet të jenë joharmonike dhe të pavazhdueshme, sepse koncepti i planifikimit, dizajnit dhe i llogaritjes i është kundërvënë rastësisë dhe gjasës.

Të supozohet se rastësia është infrastruktura e universit dhe se principet e tij drejtuese nuk bazohen në argumentet logjike ose prova shkencore, nuk mund të pranohet si zgjidhje definitive në gjeometrinë e strukturës së qenies.

Kur shkenca eksperimentale vërteton se elementet dhe faktorët natyrorë nuk mund të shfaqin ndonjë ndikim të pavarur dhe nuk zotërojnë ndonjë kreativitet; kur të gjitha përvojat tona, emocionet e ndjeshme dhe përfundimet racionale na drejtojnë në përfundim se asgjë në natyrë nuk shfaqet pa ndonjë arsye dhe shkak, si dhe të gjitha fenomenet janë të bazuara në një sistem të themeluar dhe ligje specifike, kur të gjitha këto merren parasysh, është befasuese se disa njerëz ia kthejnë shpinën principeve shkencore, përfundimit parësor dhe propozimeve të bazuar në të menduarit, dhe mohojnë ekzistimin e Krijuesit.

Arsimimi dhe faktorët e mjedisit janë në mesin e shkaqeve që, ose i ndalojnë perceptimet natyrore (që i zotërojnë prej lindjes) të njeriut që ta ekspozojnë veten, ose përkundrazi i përforcojnë ato. Çfarëdo që të ekspozojë burimi i instinktit, është i ngjashëm me modelin e natyrës në nënshtrimin e ligjeve. Ata që kanë qenë të lirë në ndjekjen e drejtimit burimor të krijimit të tyre, pa qenë të burgosur me vese dhe huqe, dhe natyra e brendshme e të cilëve nuk është e ngjyrosur me shprehje dhe fraza të ndryshme, janë në gjendje të dëgjojnë thirrjen e qenies së tyre të brendshme dhe t’i dallojnë veprat e mira prej të këqijave dhe besimin e vërtetë prej besimit të gabuar. Pafeja, që është në fakt një largim nga natyra burimore, mund të shihet në mesin e individëve të tillë. Nëse ndokush u thotë se bota nuk ka një rregull të qëndrueshëm dhe është një përfundim i rastësisë, duke i stolisur fjalët e tija me një terminologji filozofike, nuk do të ketë ndonjë efekt në njerëz të tillë, sepse do t’i refuzojnë këto teori si meritë e natyrës së tyre burimore.

Ata që janë të zënë në rrjetën e shkencës mund të bien viktimë e dyshimit dhe të konfuzionit si një rezultat i terminologjisë joshëse. Dituria e kufizuar që e inspiron arrogancën brenda njeriut, është sikur një copë e gotës së ngjyrosur të vendosur përpara të çarës së mendjes dhe të natyrës burimore; çdokush që zotëron këtë njohuri e sheh botën të ngjyrosur me ngjyrat e mësimit dhe të shkencës së tij shoqërore.Ai paramendon se tërësia e realitet është ajo çka sheh përmes të çarës së ngushtë të ndjenjave dhe mendjes së tij, e që janë viktimë e ngjyrave.

Sigurisht që ne nuk themi se njeriu duhet të përmbahet prej zhvillimit të mendjes së tij në mënyrë që ta rruajë veten prej iluzioneve. Por, ai nuk duhet të kufizohet ose të mburret me diturinë dhe shkencën e tij shoqërore.

Shumica e njerëzve,në vend se të bëjnë dituritë dhe njohuritë e tyre një shkallë për lartësi,ata mbesin të palëvizshëm dhe të burgosur brenda katër mureve të termave dhe të koncepteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve: 1191
Pikët: 9675
Reputation: 4
Join date: 28/02/2012

MesazhTitulli: Re: Thellësia e njeriut në kërkim të Zotit   Tue Jun 04, 2013 12:41 am

Natyra burimore e njeriut kur ta ndiejë rrezikun, ia mësyn kërkimit të ndihmës. Kur një person është nën presionin e problemeve dhe të mundimeve, kur faktorët materialë ia kthejnë shpinën atij, kur nuk ka kyçje në asnjërën prej burimeve jetësore dhe është duke u fundosur sikur kashta në vorbullën e peripecive dhe vdekja është vetëm një hap më larg, atëherë një shtytje e brendshme e udhëheq atë në mënyrë instiktive në drejtim të burimit jomaterial të përkrahjes. Ai kërkon ndihmë prej njërit, fuqia e të cilit është më superiore sesa të gjitha fuqitë tjera, dhe ai kupton se është ajo Qenie e mëshirshme dhe gjithëfuqishme që mund ti ndihmojë me fuqinë e Tij të jashtëzakonshme dhe ta shpëtojë atë. Për shkak të perceptimit të tij, me tërë fuqinë e tij do të kërkojë ndihmën e qenies më të shenjtë që ta shpëtojë nga rreziku, dhe në thellësinë e zemrës do të ndiejë fuqinë e asaj qenieje duke u munduar që ta shpëtojë atë.

Njëherë e pyeti një person Imam Sadikun (a.s.) në lidhje me udhëzimin e tij drejt Zotit, duke thënë se ai është në konfuzion në lidhje me këtë për shkak të polemikave dhe fjalëve të shumta. Imami (a.s.) e pyeti: “A ke udhëtuar ndonjëherë me anije?”, dhe ky u përgjigj “Po”. Pastaj Imami (a.s.) e pyeti: “A të ka ndodhur ndonjëherë gjatë udhëtimit që në anije të fillojë të rrjedhë uji nga ndonjë vrimë dhe nuk ke pasur askënd për të të ndihmuar nga valët e stuhishme të oqeanit?”, dhe prapë përgjigjja ishte “Po”. Në ato momente të rrezikshme dhe në atë gjendje kur ke humbur shpresën, a ke pasur ndjenjën që një forcë e pafundme dhe e plotfuqishme mund të shpëtojë prej vdekjes së tmerrshme?” - “Po, me të vërtetë ishte ashtu”. Pastaj Imami (a.s.) vazhdoi: “Është Zoti i Plotfuqishëm që është burimi i mbështetjes dhe drejt të cilit njeriu shikon me shpresë kur janë të mbyllura të gjitha dyert”

Edhe njerëzit këmbëngulës dhe materialistë që zotërojnë pushtet dhe që janë të pavëmendshëm për fuqinë e përhershme të Zotit, ndryshojnë kur të bien në grackën e humbjes dhe të shkatërrimit. Ata harrojnë mohimin e Zotit që rrethina dhe shkolla e tyre materialiste e mendimit ia kishte ngulitur në mendjen e tij dhe me plot zemër kthehen kah zanafilla e të gjitha qenieve dhe burimi i të gjitha fuqive.

Historia ka regjistruar shembuj të panumërt të personave të tillë që kanë rënë viktimë e situatave të vështira dhe të mundimshme, ashtu që pluhuri ndotës është larguar papritmas prej natyrës së tyre burimore dhe prej thellësisë së shpirtit të tyre kthehen kah Krijuesi i pashoq.

Si shtesë ndaj burimit të brendshëm të njeriut, që janë të thurura në qenien e tij prej lindjes dhe që e ndihmojnë në zbulimin e realitetit ashtu që i lirë prej të gjitha formimeve mendore dhe detyrimeve, ai përparon në rrugën e natyrës së tij burimore, është gjithashtu edhe faktori i jashtëm udhëheqës dhe këshillues që i nevojitet për t’ia treguar rrugën dhe për t’ia përforcuar natyrën e tij burimore. Është udhëheqja, ajo që i reformon cilësitë këmbëngulëse dhe që e mbron mendjen dhe natyrën zanafillëse prej shtrembërimit dhe dëgjueshmërisë ndaj zotëve të rrejshëm.

Profetët janë dërguar për t’i vetëdijesuar njerëzit në lidhje me perceptimet delikate të natyrës së tyre burimore, të dhe t’i japin krahë aspiratave të tyre fisnike.

Prijësi i Besimtarëve Aliu (a.s.) ka thënë: “Zoti e dërgoi të Dërguarin e Tij në mesin e njerëzve ashtu që ata të mund t’i pyesin në lidhje me marrëveshjen e tyre me Zotin, t’i përkujtojë begatitë e harruara të Zotit, të flasë me ta duke i këshilluar, të zgjojë te ata urtësinë e fshehtë dhe t’u shfaqë atyre shenjat e fuqisë së Zotit.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve: 1191
Pikët: 9675
Reputation: 4
Join date: 28/02/2012

MesazhTitulli: Re: Thellësia e njeriut në kërkim të Zotit   Tue Jun 04, 2013 12:42 am

Një udhëheqje dhe një këshillë e tillë nuk e përfshin shuarjen e dritës së dëshirës kreative të njeriut ose heqja dorë e tij nga liria dhe aftësia e tij për të menduar dhe për të zgjedhur. Përkundrazi, është një lloj asistence gjatë tendencës dhe instinktit të tij pozitiv duke ia mundësuar rritjen dhe zhvillimin e tyre. Është nëpërmes udhëheqjes dhe këshillimit ajo që bën të lirë njeriun prej lidhjeve dhe duke ia mundësuar të përfitojnë në të gjitha dimensionet e natyrës së tyre burimore dhe të lulëzojë në tërë qenien e tij.

Kurani thotë: “Dhe Profeti heq nga ata rregullat dhe normat e rënda të tyre që janë vendosur në qafën e tyre si pranga.Pra,ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit në këtë botë”. (Araf,157)
“O ju që besuat,përgjigjuni (thirrjes së) Allahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë” (Enfal,24)
O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kurani) dhe mjekimi shërues për zemrat tuaja” (Junus,57)


Të parët që i pranuan këshillat e Profetëve (a.s.) ishin njerëzit me zemër të pastër dhe ndërgjegje të ndriçuar. Rangu i kundërshtarëve të tyre përbëhej prej atyre që mbështeteshin në fuqinë e tyre mashtruese dhe në pasurinë e tyre,ose ishin të mbushur me mburrje në llogari të diturisë së tyre të mjerë dhe të pamjaftueshme; mendjet e tyre përmbajnë iluzionet e kalbura,në atë mënyrë që arroganca e tyre e paarsyeshme i parandalon prej lulëzimit aftësitë e tyre të brendshme dhe aspiratat e tyre.

Një dijetar ka parashtruar çështjen në këtë mënyrë: “Në çështjet shpirtërore, gjithashtu, vlen ligji i furnizimit dhe I kërkesës.Nëse kërkesa për religjion nuk ka ekzistuar në natyrën e njeriut, furnizimi i pajisur prej Profetëve do të ishte harxhuar kot.Ne e shohim se furnizimi i pajisur nga ana e profetëve ka gjetur konsumatorë; vizionet e tyre pjellore, të kthjellëta dhe autentike kanë hasur në pasues dhe mbështetës të panumërt.Kjo është një dëshmi se kërkesa për religjion ekziston brenda njeriut dhe në ndërgjegjen e tij më të thellë”.

Në fakt, predikimi themelor i të gjithë profetëve ka qenë thirrja në monoteizëm, jo vërtetimi i ekzistencës së Zotit. Ata e mohonin vlerën e idhujve, diellit, hënës dhe yjeve që të mund të adhurohen, ashtu që etja e brendshme dhe natyrale e njeriut për adhurim të mos jetë i kënaqur me të drejtuarit kah objektet e jashtme, por në vend të saj të kërkojnë vlerat në një hark të ngritjes kah objekti i vërtetë i adhurimit. Zemrat e tyre duhet të lidhen për përkryerjen e pafundme, dhe me një besim të tillë që rritet përherë, ata duhet vazhdimisht të përparojnë drejt burimit të të gjitha vlerave dhe virtyteve, duke arritur përfundimisht te qëllimi i tyre

Të gjitha llojet e politeizmit dhe të pafesë,forma primitive e të cilit është idhujtaria dhe forma e avancuar që është materializmi,janë rezultate të largimit nga natyra e që ekziston prej lindjes te njeriu.

Përparimi i diturisë që ka të bëjë me përvojën fetare, të përhapur në tërë botën, është bërë përmes zbulimeve që lejojnë nxjerrjen e disa përfundimeve të rëndësishme.

Duke u bazuar në fakte të konsiderueshme në të cilat kanë ardhur sociologët, arkeologët dhe antropologët, historia e religjionit tani analizon instinktin e religjionit duke i përfshirë parimet, besimet,adetet,zakonet dhe faktorët që e formojnë një shoqëri; me një metodë të re, që nuk përputhet dhe që ka një dallim shumë të madh në krahasim me shpjegimet e dhëna më herët.

Tani ekziston një rrjedhë aktuale e mendimit,që është duke fituar vazhdimisht përkrahës të rinj prej shkollave të ndryshme të mendimit dhe që vijnë në përfundim se ndjenjat religjioze janë primare,natyrale dhe komponentë e qëndrueshme e shpirtit të njeriut dhe se është një mjet i thurur racionales,.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri



Numri i postimeve: 1191
Pikët: 9675
Reputation: 4
Join date: 28/02/2012

MesazhTitulli: Re: Thellësia e njeriut në kërkim të Zotit   Tue Jun 04, 2013 12:44 am

Kah viti 1920, një filozof gjerman me emrin Rudolf Oto,ishte në gjendje të vërtetojë se paralel me elementin intelektual dhe etik, te njeriu ekziston edhe elementi tej-racional prej lindjes që e formon ndjenjën religjioze. Atributet që kanë të bëjnë me Zotin, sikurse që janë fuqia, madhështia dhe përkryerja kanë qëllimin e tërheqjes së vëmendjes në atë se shenjtëria nuk mund të reduktohet në asnjë nocion tjetër të ultë. Këta formojnë një kategori të pavarur, që nuk mund të rrjedhë prej asnjë kategorie tjetër dhe nuk mund të identifikohet as me ndonjë koncept racional as me diçka tjetër të ngjashme.

Në fakt, një prej veçorive të kohës së sotme është hulumtimi i dimensionit të katërt në botën e natyrës, të quajtur “koha”. Sikurse dimensionet tjera, ashtu edhe koha duhet të përzihet me trupin e njeriut; nuk ekziston asnjë trup që është i lirë prej kohës, që rrjedh prej lëvizjes dhe ndërrimit.

Është gjithashtu një karakteristikë e shekullit,se hulumtimet e shkencëtarëve kanë çuar deri te zbulimi i “dimensionit të katërt” të shpirtit të njeriut – ndjenjat religjioze. Tri dimensionet ose ndjenjat tjera janë: ndjenja e kureshtjes, ndjenja e virtytit dhe ndjenja e bukurisë. Ndjenja religjioze ose nocioni i të shenjtës, është dimensioni i katërt dhe më kryesori prej të gjitha ndjenjave.Prej lindjes,çdokush zotëron një tërheqje dhe prirje që ekziston jashtë natyrës,veçmas dhe pavarësisht prej tri ndjenjave tjera. Me zbulimin e ndjenjës religjioze, u rrënua burgu tredimensional i shpirtit dhe u vërtetua se tendencat religjioze të njeriut janë të rrënjosura në mënyrë autonome në qenien e tij. Ato ndjenja janë shfaqur edhe gjatë kohës së hershme të jetesës së njeriut kur jetonte nëpër shpella dhe pyje.

Pavarësisht nga primati, autonomia dhe efikasiteti i ndjenjës për kureshtje,virtyt dhe bukuri, si dhe për rolin që kanë luajtur në shfaqjen e shkencës, moralit dhe artit, ishte ndjenja religjioze ajo që përgatiste terrenin për aktivitetet e këtyre tri ndjenjave, duke i ndihmuar gjatë përparimit në rrugën e tyre dhe në zbulimin e sekreteve të botës së krijuar.

Sipas pikëpamjes së besimtarit, bota është konstruktuar mbi bazën e ligjit dhe planit të llogaritur preciz. Ky besim është i paracaktuar nga i urti Zot për ta stimuluar ndjenjën e kureshtjes në hulumtimin dhe zbulimin e ligjeve dhe mistereve të natyrës që janë të bazuara në zinxhirin e shkaqeve dhe të pasojave.

Është i pamohueshëm roli i ndjenjës religjioze në zhvillimin dhe përparimin e kualiteteve të larta njerëzore, në modifikimin e instinktit dhe frytëzimin e ndjenjës së moralit dhe të virtytit, ata që i përmbahen urdhrave të religjionit duke e konsideruar atë si një prej detyrave më kryesore religjioze në kontrollimin e instinkteve të tyre dhe të sigurimit të atributeve të larta dhe të shquara.

Mendimet religjioze kanë qenë po ashtu faktorë përgjatë historisë në kultivimin e ndjenjës estetike. Njeriu primitiv krijonte veprat kreative të artit për t’i lavdëruar hyjnitë e tyre. Tempulli i mrekullueshëm i Kinës, piramidat madhështore të Egjiptit, statujat e shquara të Meksikës, arkitektura e stërholluar dhe e habitshme e Islamit Lindor, të gjitha këto rrjedhin nga ndjenja religjioze.

Psikologët besojnë se ekziston lidhja në mes krizës së pjekurisë dhe paraqitjes së befasishme të ndjenjës religjioze. Në këtë periudhë të jetës, edhe te personat që kanë qenë indiferentë ndaj çështjeve religjioze, ndjenja religjioze fiton një forcë speciale.

Nuk ka dyshim se thirrja e brendshme e shfaq veten në një mënyrë të tillë, sa që nuk mund ta bllokojë rrugën e tij asnjë pengesë.Prapëseprapë,disa faktorë të caktuar si propaganda kundërshtuese mund të zvogëlojë rritjen dhe zhvillimin e ndjenjës së brendshme dhe mendimit korrekt,edhe pse një influencë e tillë negative nuk mund të rezultojë në çrrënjosjen komplete të prirjes natyrore.Nëse anulohen pengesat e tilla, instinktet e përshtypjes do t’i rifillojnë aktivitetet e tyre dhe do të shfaqen në kuptimin e përpjekjeve krijuese të brendshme.

Pavarësisht nga përpjekjet që janë bërë gjatë kësaj periudhe të gjatë nga ana e sunduesve për ta zhdukur religjionin, nuk kanë qenë në gjendje ta largojnë ndjenjën e religjionit nga populli.

Prandaj, ekzistimi i idesë materialiste në botë nuk e kundërshton faktin se besimi në Zotin është i natyrshëm për njeriun.Nëse ndonjë shkollë e caktuar largohet nga rruga e burimit natyror duke përjashtuar veten përballë shkollave tjera,në të kaluarën dhe në të tashmen, kjo nuk mund të konsiderohet si hedhje poshtë e pohimit se besimi në Zot është diçka natyrale për njeriun; përjashtimet ekzistojnë në të gjitha sferat. Ajo çka na tregon historia është se shkolla materialiste është themeluar në shekullin e gjashtë dhe shtatë para Krishtit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Thellësia e njeriut në kërkim të Zotit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  ::  :: -