PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kështjella Glamis dhe fantazmat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Kështjella Glamis dhe fantazmat   Fri Mar 02, 2012 1:20 am

Kështjella Glamis, vendi i pushtuar nga fantazmat


Kështjella Glamis gjendet në Tayside, Skoci. Ajo bashkë me Borley Rectory, që tashmë nuk ekziston më, është pa dyshim një nga vendet e pushtuara nga fantazmat më e famshme në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo kështjellë mbretërore është ngushtësisht e lidhur me sekretin makabër dhe të lig të Strathmore, familja mbretërore angleze, e cila ka jetuar në dhomat e saj që në shekullin XVI. Shumë kohë para se mallkimi i Strathmore ta kthente kështjellën Glamis në një vend të frikshëm dhe misterioz, emri i tij ishte i lidhur me fatkeqësi dramatike dhe të tmerrshme.

Sipas një legjende, në kohën kur kështjella ende nuk ishte ndërtuar, në shekullin X, pikërisht në vendin ku më pas do të ndërtohej, Makbethi vrau kushëririn e tij Dunkan I.

Për të qenë më të saktë, historianët tregojnë se vrasja, e përshkruar edhe nga Shekspiri në tragjedinë e tij, kishte ndodhur pak më në veri, dikur afër zonës së Elgin. Disa vite më pas, në vitin 1034, një tjetër mbret i Skocisë, Malkom II, u ther dhe u pre copa-copa nga një grup rebelësh në brendësi të kështjellës.

Gjaku i tij formoi në dysheme një njollë gjigante, e cila ishte e pamundur të fshihej pasi edhe sot e kësaj dite është ende qartësisht e dukshme. Historia e njollës së gjakut ka qenë me shumë mundësi, ajo që inspiroi edhe Oscar Wilde-n për të shkruar veprën e tij të famshme "Fantazma e Canterville", ku tregohet një histori e tillë.

Shumë njerëz ama pretendojnë se origjina e vrasjeve të shumta të lidhura me këtë kështjellë misterioze ka filluar në kohën e Sir John Lyon, i cili bleu këtë kështjellë në vitin 1372.

Në kështjellën ku kishte jetuar ai më parë, pallati Forteviot, ekzistonte një gral i cili sipas legjendës, nuk duhet të lëvizej në asnjë mënyrë nga vendi ku ruhej me fanatizëm pasi në të kundërt do të vërshonte një lum i dendur fatkeqësish të tmerrshme të pamëshirshme në të gjithë fisin e personit që do të guxonte të bënte diçka të tillë. Sir John, i cili tallej me këtë legjendë qesharake që tregonin njerëzit e zonës, e mori gralin me vete në kështjellën e tij të re.

Që nga ajo kohë, brez pas brezi, janë përjetuar fatkeqësi dhe vdekje të tmerrshme në të gjithë banorët e kështjellës së Glamisit. Duke filluar pikërisht nga Sir John, i cili pak vite pasi ishte transferuar në atë kështjellë mbeti i vrarë në një duel.

Në shekullin XVI ishte radha e Lady Campbell, gruaja e kontit të gjashtë të kështjellës së Glamisit. E dyshuar se kishte tentuar të helmonte mbretin Giacomo V, e njollosur nga akuza të shumta për shtigëri, i kaloi vitet e fundit të jetës së saj në qelinë që ndodhej në bodrumin e kështjellës para se të vdiste e djegur përpara kështjellës së Edinburgut.

Njerëzit thonë se pas vdekjes ajo ka vizituar kështjellën e Glamisit si fantazëm dhe se herë pas here tmerron të gjithë zonën duke u lëkundur në një valë zjarri pikërisht mbi sahatin e kullës.

Dhoma sekrete

Në shekullin XVII, kështjella i kaloi si trashëgimi kontit Patrick Strathmore, që legjenda dhe historia gjithashtu e përshkruajnë si një person të dhunshëm dhe imoral, i dhënë pas kumarit dhe gjatë gjithë jetës së tij i dehur. Rreth tij qarkullojnë dy gojëdhëna të frikshme.

Thuhej se kishte mbyllur ne një dhomë sekrete njërin prej fëmijëve të tij, i cili fatkeqësisht kishte lindur i deformuar rreth vitit 1800. Fëmija ishte një krijesë tejmase e deformuar, pa qafë dhe me lëmbë e duar të shtrembëruara, por megjithatë zotëronte një forcë të jashtëzakonshme.

Për ta mbajtur larg shikimit të kureshtarëve, fëmija u mbyll në një dhomë të veçantë me një dryn shumë të fortë. Deri tani, dhoma sekrete nuk është arritur të gjendet.

Por, ai që betohet dhe është tejmase i bindur për ekzistencën e saj është Peter Underwood, një i apasionuar i ektoplazmë, një guridë e vërtetë e fantazmave britanike. Underwood pretendonte se dhoma sekrete ishte ndërtuar në vitin 1984 dhe se monstra e Glamisit ishte mbajtur i burgosur aty deri në ditën e fundit të jetës së tij në vitin 1921 kur ishte më shumë se njëqind vjeçar.

Megjithatë, siç u tha edhe pak më parë, dhoma sekrete dhe lordi Patrick janë të lidhur ngushtë edhe me një gojëdhënë tjetër. Thuhet se Patrick, një kumarxhi i sëmurë, kishte humbur shpirtin e tij duke luajtur me Djallin. Kjo lojë mizore ishte mbajtur pikërisht në dhomën sekrete.

Thuhet edhe se konti i kishte mbylluar të gjithë armiqtë e tij në këtë dhomë torturash, duke i lënë që të vdisnin urie. Fatkeqët jo vetëm që filluan të hanin njëri-tjetrin, por disa prej tyre arritën edhe të këpusnin copa mishi nga krahët e tyre.

Për të konfirmuar këtë legjendë, dy fantazma, një i bardhë dhe një me ngjyrë të cilët kishin qenë dy nga fatkeqët e kësaj torture të kontit, janë parë duke i rënë rrotull kështjellës në kërkim të dhomës sekrete, e cila nuk gjendet më.

Në fillimet e viteve nëntëqind, konti Strathmore organizoi një festë në kështjellë, gjatë së cilës kishte planifikur të organizonte edhe një kërkim të imtësishëm të dhomës sekrete. Të ftuarit hynë dhomë më dhomë, duke i varur çdo dritareje një çarçaf të bardhë.

Pasi kishin përfunduar, u mblodhën të gjithë në oborr dhe mbetën të shtangur kur vunë re se kishin mbetur pa u mbuluar plot shtatë dritare. Në atë moment u munduan të gjenin dhomat pa çarçaf të bardhë, por kërkimi rezultoi një dështim total.

Nëse ky tregim mund të besohet, do të thotë jo vetëm që dhoma sekrete ekziston, por që ka më shumë se një.

Dhoma sekrete zgjoi edhe kureshtjen e Walter Scott. Shkrimtari skocez u nis një natë për të gjetur pikërisht dhomën misterioze ku konti dhe Djalli kishin luajtur lojën e famshme mizore në katin e nëndheshëm të kullës.

Ai u nis i shoqëruar nga një shërbëtor i cili mbante elektrikun e dorës për të bërë dritë mes një korridori të mbushur me myk, lagështirë e merimanga ku e vetmja zhurmë që dëgjohej ishte ajo e minjve.

Papritmas ata panë një dritë verbuese dhe përpara syve iu shfaqën dy fisnikë, njëri prej të cilëve duhet të ishte pikërisht Patrick, të cilët të ulur në një tavolinë të rrumbullakët, luanin të egërsuar me zare, shanin, pinin dhe mallkonin Zotin.

Papritur, Djalli i tërhequr nga blasfemia u shfaq në dhomë. Ai i detyroi të dy fisnikët të luanin në përjetësi. Edhe sot e kësaj dite, ka njerëz që thonë se kanë dëgjuar zhurma zarësh që përplasen në tavolë nga dhomat e nëndheshme të kështjellës.

Më pas, Walter Scott shkroi: "Më duhet të pranoj se kur dëgjova dyert që mbylleshin njëra-pas tjetrës, pasi kërkimi im kishte mbaruar, fillova të ndihesha shumë afër të vdekurve dhe shumë larg të gjallëve.

Fantazma të tjerë

Janë të shumtë shpirtrat të cilët enden dhe pushtojnë kështjellën gjatë natës. Është parë atje gruaja pa gjuhë, e cila ecën nëpër park duke bërë shenjë nga vendi i aksidentit të saj, është parë "The Mad Earl's Walk", një i çmendur që në netët me stuhi ecën nëpër kështjellë, duke bërë gjithnjë të njëjtën rrugë, është parë gjithashtu edhe një fëmijë i ulur gjithnjë para dhomës së mbretëreshës dhe që supozohet të ketë qenë një shërbëtor i keqtrajtuar.

Lady Halifax ka thënë se ka parë dy persona që luajnë me zare në Blue Room, një dhomë e kështjellës. Gjithashtu, ekziston edhe një dhomë që hapet çdo natë, e cila është hapur madje edhe kur e kanë gozhduar apo mbyllur me çelës.

Mallkimi i Familjes Strathmore


Thuhet se familja Strathmore fsheh prej shekujsh një sekret të tmerrshëm, të cilin çdo pasardhës mashkull duhet t'ia tregojë të birit në njëzet e një vjetorin e tij. Asnjëri nuk ka arritur të zbulojë se kush është ky sekret i madh dhe as se sa i vjetër është.

Për herë të parë kjo histori është bërë e njohur në vitin 1904 kur konti XIII-të, Claude Bowes-Lyon, në moshën njëzet e një vjeçare pranoi publikisht ekzistencën e një sekreti.

Ai i tha një mikut të tij këto fjalë: "Nëse do të merrje vesh natyrën e sekretit të familjes tonë, do të uleshe në gjunjë për të falënderuar Zotin që s'je pjesë e saj." I biri i Claude, konti XIV, u informua, siç ndodhte atë kohë prej shekujsh për sekretin që trashëgonte familja me fanatizëm kur mbushi njëzet e një vjeç dhe për shkak se nuk arriti ta mbante një barrë dhe një dëshpërim kaq të madh, ia tregoi sekretin kopshtarit të tyre, i cili pa u menduar dy herë u largua i tmerruar nga kështjella.

Në ditët e sotme, brezi mashkullor i familjes Strathmore është zhdukur dhe kështjella i përket mbesës së kontit XIV, e cila kur mori në pyetje ish-kopshtarin e kështjellës në mënyrë që të zbulonte sekretin e tmerrshëm të familjes së saj të panjohur për femrat, mori këtë përgjigje: "Jeni tejmase me fat që nuk e njihni dhe nuk do ta zbuloni kurrë pasi në të kundërt do të ishit gruaja më e dëshpëruar e gjithë botës".

Ndoshta sekreti është vetëm legjendë, ndoshta është një mallkim që familja e ka trashëguar brez pas brezi, por është shumë e vështirë të njihet se çfarë është.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Kështjella Glamis dhe fantazmat
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  E N T I T E T E-
Kërce tek: