PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Osho – Meditimi, Rimishërimi, Jeta si ëndërr

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 30
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Osho – Meditimi, Rimishërimi, Jeta si ëndërr   Sat Apr 20, 2013 1:18 am

Osho – Meditimi, Rimishërimi, Jeta si ëndërr

Çfarë është meditimi?

Meditimi është të dëshmuarit. Meditimi nis duke u ndarë fillimisht nga mendja, duke qenë dëshmitar. Kjo është e vetmja rrugë për ta shkëputur veten prej çdo gjëje. Nëse shikoni dritën, një gjë është e sigurt: ti nuk je drita, por ai që je duke e vështruar. Nëse po shihni lulet, një gjë është e sigurt: ti nuk je lulja, por ai që vëzhgon. Vëzhgimi është çelësi i meditimit. Vërej mëndjen tënde. Mos bëj asgjë – mos përsërit mantra, emrin e Zotit – vetëm shiko se ç’po bën mendja. Mos e ngacmo, mos e ndalo, mos e detyro; mos bëj absolutisht asgjë. Vetëm bëhu vëzhgues, spektator dhe mrekullia e të vëzhguarit është meditim. Ndërsa je duke parë, mengadalë mendja boshatiset nga mendimet; por nuk po fle, bëhesh edhe më vigjilent, i vetëdijshëm.

Ndërsa mendja boshatiset plotësisht, gjithë energjia flakëron në zgjim. Kjo flakë është pasojë e meditimit. Pra, mund të themi se meditimi është një emër tjetër për të dëshmuarit, vëzhguarit, spektatorin pa anjë lloj gjykimi e vlerësimi. Vetëm duke vëzhguar dilni menjëherë jashtë mendjes…

Çfarëdo Maharishi Mahesh Yogi e njerëz të tjerë si ai bëjnë është gjë e mirë, por quajnë meditimin diçka që nuk është. Këtu i çojnë njerëzit në rrugë të gabuar. Nëse do të ishin të sinqertë e autentikë dhe t’u thoshin njerëzve se kjo të jep shëndet mendor e fizik, jetë më të qetë, ekzistencë paqësore, atëherë do të ishin në rregull. Por në çastin që nisën ta quanin “meditim kapërcyes”, ata emërtuan një gjë mëse të zakonshme me një kuptim themelor, të cilin nuk e përmbush. Njerëzit kanë qenë në meditim transshendent për vite të tëra, e në Lindje për mijëra. Por kjo nuk është bërë njohja e vetes së tyre, nuk i ka bërë Gautam Buddha.

Nëse doni të kuptoni saktësisht çfarë është meditimi, Gautam Buddha është njeriu i parë që i dha emrin e saktë – të dëshmuarit.



Rimishërimi

Sikur njerëzit të vetëdijësohen se kanë jetuar në të njëjtën mënyrë mijëra herë… – ky është edhe qëllimi i teorisë së rimishërimit – vetëm për të krijuar mërzi të madhe e tejngopje, sepse këto gjëra i keni bërë edhe më parë. Dhe prapseprapë nuk keni mësuar asgjë, jeni sërish…për mijëra jetë rrjesht, duke u përpjekur për fuqi, para, e po vazhdoni ta bëni. Duket sikur çdo eksperiencë jetësore zhduket e ju e nisni përsëri nga ABC-ja.

Më pyesni nëse teoria e rimishërimit është e vërtetë apo jo. Për mua është e vërtetë, për ju ende nuk është. Mos u bëni palë, pohues e mohues, thjesht qëndroni të hapur për hipoteza. Eksploroni dhe, nëse zbuloni jetët tuaja të mëparshme, kjo është provë e mjaftueshme se kushdo ka një të kaluar shumë të hershme. Dhe kjo jep një tjetër të dhënë: nëse ka jetë të shkuara, atëherë ka edhe jetë të ardhshme; kjo e tanishmja i bie të jetë në mes. Sigurisht, të njohësh jetët e ardhshme nuk është e mundur, pasi e ardhmja ende nuk ka ardhur. Por të njohësh të shkuarën është e lehtë sepse ka ndodhur; kujtesa është atje dhe të dhënat janë atje. Vetëm se ju keni harruar nga bie dhoma e rregjistrimit. Merreni si hipotezë këtë.

Përsa më takon, rimishërimi është realitet, është eksperienca ime vetjake. Por ajo që është e vërtetë për mua bëhet teori për ju, e kjo është vështirësia, sepse unë nuk dua që e vërteta ime të bëhet teoria juaj, por e vërtetë edhe për ju.

Unë e di se rimishërimi është një e vërtetë. Por nuk them se duhet besuar sepse ashtu them unë. Kurrë mos besoni eksperiencat e të tjerëve; është pengesë. Mund t’ju them vetëm: Jetojeni këtë rimishërim. Kjo do t’ju hapë dyert e do të jeni të aftë të shikoni prapa e përpara, pastaj vendosni vetë nëse besoni apo jo. E si mund të mos e besoni atëherë? Por para kësaj…le të bëhet një eksperiencë.

Bëhuni më meditues. Rimishërimi, Zoti, parajsa e ferri…nuk kanë fare rëndësi. Ajo që ka rëndësi është të bëheni vigjilentë. Meditimi ju zgjon, ju jep sy, e, çfarëdo të shikoni paskëtaj, nuk mund ta mohoni. Për mua, rimishërimi është i vërtetë, sepse në ekzistencë asgjë nuk vdes. Edhe fizikanti do t’ju thotë se në botën objektive asgjë nuk vdes. Mund të shkatërrohet Hiroshima e Nagasaki, kaq shumë fuqi u është dhënë këtyre politikanëve – shimpanze, por nuk mund të shkatërrohet as edhe një pikë uji.

Në Indi kemi një shkencë specifike, jaati smaran, kujtimi i jetëve të shkuara. Një lloj meditimi, dsa parapërgatitije e mund të hyni në jetët e shkuara. Por duhet të keni qëndrueshmëri dhe guximin për të mos humbur. Vetëm në Lindje rimishërimi konsiderohet pa dyshime. Tre fetë kryesore që lindën në Indi janë të vetmet që bien plotësisht dakord për këtë pikë, pavarësisht se ndryshojnë në filozofi, teologji e të tjera, por jo në rilindje, e nuk e mohojnë. Është fakt ekzistencial se ke qenë e do të jesh pas vdekjes. Është e njëjta gjë: buddha. Emri është dëshmi. Nuk lind e vdes kurrë.

Kujtojeni këtë: Jezusi, më shumë se të tjerë, e di shumë mirë se ka mishërim, rimishërim, rilindje. Jeta është gjatësi e pafundme, kjo nuk do të jetë vdekja e fundit. Por kur thuhet me gojë ju rehatoheni. Dhe gjithë metoda e Jezusit varet nga lëvizja: nuk duhet të qetësohesh, duhet luftuar, lëviz që të kristalizohesh.

Kjo rrotë rimishërimi vjen prej pavetëdijes. Nëse ndërgjegjësoheni do të shihni se nuk ka kuptim: ia keni dalë mbanë në jetë shumë herë, por çfarë kuptimi ka? Vdekja ju fshin! Njësoj si të bëni kështjella më rërë, era e uji i fshijnë. E ju filloni të bëni një kështjellë tjetër rëre, pastaj fryn përsëri era.

Kjo është gjithë doktrina e rimishërimit: përderisa ta mësoni vetë, gjithësia nuk do të kënaqet me ju. Derisa të bëheni fëmijë i vërtetë, jo në trup, por në qenie: nëse pafajësia nuk fitohet nga ju, gjë që mund të ndodhë, pavarësisht gjithë kësaj çmendurie, do të flakeni mbrapsht përsëri, e përsëri, e përsëri.

Koncepti lindor i rimishërimit është i bukur, i vërtetë apo jo, ky nuk është qëllimi: më kuptoni? Nuk ka rëndësi, por ju bën të silleni qetësisht me jetën. Kjo është e gjitha.

Në Lindje, tre religjoinet e mëdha, Hinduizmi, Budizmi, Jainizmi, kanë përdorur idenë e rimishërimit: që nuk keni vetëm një jetë si në Krishtërim apo Mohamedanizëm. Ideja është që të krijohet brenda jush një mërzi totale. Vetëm mendo: ke jetuar mijëra herë më parë duke bërë të njëjtat gomarllëqe që po bën edhe tani, të cilat do t’i bësh edhe në të ardhmen. Mijëra jetë rrjesht do të ulesh në punë, do zihesh me gruan, do u ankohesh të tjerëve për fatin tënd të keq etj. etj. Filmi është i njëjti, dialogjet të njëjtat, aktorët të njëjtë. Nëse doni të ndryshoni, ndryshoni pra, ose do të rrotulloheni mbi të njëjtën rrotë, me të njëjtin mjerim. Nëse doni të ndryshoni mos e shtyni për nesër, që nga ky çast fillo eksplorimin. E kujtoni të mos bëheni përsëritës, papagaj, kërkoni gjëra të reja, sepse nuk ka qëllim të vërtetë në këtë udhëtim. Prandaj nxirrjani fundin sa të mundeni, bëjeni të bukur, magjepsës, krijues sa të keni mundësi. Keni mundësi të pafundme, vetëm se i keni vënë në gjumë.



Jeta është ëndërr

Ti nuk ekziston as edhe në ëndërr. Ndonjëherë duhet të kesh parë ëndërr brenda ëndrrës. Ëndërron sikur je në shtrat, je në gjumë e po shikon një ëndërr.

Ka një histori të lashtë Kineze: Një druvar po priste dru në xhungël. Ishte lodhur e u shtri nën një pemë për gjumë. Ëndërroi sikur aty pranë gjendej i groposur një thesar diamantësh e florinjsh në poçe të mëdha mbuluar nga balta. Në ëndërr, ai mendoi të vinte natën për t’i marrë pa u pikasur, pasi ditën do ta kapnin e ai ishte njeri i varfër. Kur u zgjua nguli një shkop në tokë për të shënuar vendin e u kthye në shtëpi. Kur u err u kthye te vendi dhe gjeti shkopin atje ku e kishte ngulur vetë, ndërsa poçet i kishin marrë. U kthe në shtëpi e i tha gruas: “Nuk e marr vesh, nëse ëndërrova për thesarin apo e pashë vërtet. Shkopi ishte në vend, e janë edhe vrimat ku ishin groposuar poçet, kështu që nuk ishte vetëm ëndërr. Dikush duhet t’i ketë marrë florinjtë.” Gruaja ia ktheu: “Duhet të ketë qenë ëndërr. Ke parë në gjumë shkopin e ngulur në tokë dhe vrimat bosh ku ishin poçet. Kështuqë, futja gjumit në paqe, i dashur!”

Por ndodhi që edhe një njeri tjetër ëndërroi gjithashtu ato poçe të groposura në të njëjtin vend, ku një druvar nguli një shkop si shenjë për të gjetur lehtësisht vendin. Kur u zgjua, vrapoi te vendi i ëndrrës, gjeti shkopin dhe poçet plot thesare gjithashtu. Pasi çoi thesarin në shtëpi i tha gruas: “Nuk e kuptoj: A pashë një ëndërr apo një vizion. Sidoqoftë, i solla poçet në shtëpi. Janë provë se nuk ëndërrova e duhet ta kem parë druvarin të ngulte shkopin atje, prandaj e dija ku ishte thesari.” E shoqja i tha: “Poçet janë këtu tani, kjo duket qartë. Por nëse pe me sytë e tu druvarin të shenjonte vendin me shkop, nuk duhet ta mbajmë vetëm ne thesarin! Merri poçet te mbreti dhe lërja atij në dorë vendimin!”

Burri ishte njeri i ndershëm dhe bëri siç i tha gruaja e vet. Shkoi te mbreti, të cilit sapo i ishte ankuar edhe druvari për të njëjtën gjë. Mbreti u hutua fare. Më në fund u tha: “Është shumë e vështirë të vendos nëse ishit zgjuar apo në ëndërr, prandaj po e ndaj thesarin më dysh mes jush, pasi ka plot për të dy!” Ashtu u bë. Atë natë mbreti i tha mbretëreshës: “Diçka e çuditshme ndodhi sot: Dy njerëz panë të njëjtën ëndërr. Ishte e vështirë të vendosja nëse e panë vërtet apo e ëndërruan thesarin, por poçet ishin realisht atje, kështu që i ndava në dysh mes tyre.” Mbretëresha i tha: “Futja gjumit tani, duhet të kesh parë ëndërr!”

Për mijëra vjet kjo çështje u diskutua në Kinë – ëndërruan apo jo? Kush pa ëndërr? Kjo ndodh kur na vjen fundi në jetë, gjithçka nga jeta duket si ëndërr. Është e vështirë të vendoset nëse shkopi ishte vërtet atje e nëse poçet ishin groposur vërtet atje; nëse gruaja e fëmijët ekzistonin vërtet, miqtë apo armiqtë; ishim të pasur apo të varfër; fituam apo humbëm; ishim fitimtarë apo pa fat. Në çastin e vdekjes të gjitha ngjarjet e jetës kalojnë para syve si një ëndërr. Jetuam vërtet apo ishte vetëm një ëndërr? Ata që i dinë gjërat thonë: “Kjo është një ëndërr me sy hapur.” Është ëndërr sepse nuk ka lidhje me atë që është. Është një gjendje e ndërmjetme imagjinare; thjesht një mendim.

Nuk ka rëndësi nëse e pe në gjumë apo zgjuar. E veçanta e ëndrrës është se ndodhet këtu për një çast e pastaj zhduket. Në çastin e vdekjes gjithçka humbet. Brenda kësaj ëndrre ti sheh një tjetër ëndërr që quhet ego. E konsideron veten ai që bën, autorin e ëndrrave. Fryhesh gjithë mendjemadhësi, që e gjithë bota të shohë, vetëm ti nuk e sheh. Të tjerët janë në të njëjtën gjendje, kurrë nuk shohin të tyren, por egon e gjithë të tjerëve.

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Osho – Meditimi, Rimishërimi, Jeta si ëndërr
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Foto nga jeta dhe vepra e Dr. Rugoves!
» Edhe një zbulim nga jeta e Michael Jackson-it
» Jeta private e Muhametit…
» Jeta e re pas divorcit. Kam oferta për të hyrë në politikë
» Bibliografia e Ramiz Kelmendit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: