PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zbulohet nje strukture e gurte misterioze nen uje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Zbulohet nje strukture e gurte misterioze nen uje   Mon Apr 15, 2013 8:22 pm

Zbulohet nje strukture e gurte misterioze nen uje


Nje strukture gjigande monumentale eshte zbuluar nen ujerat e Detit te Galileit ne Izrael dhe ka habitur arkeologet te cilet nuk e dine ende qellimin e kesaj strukture dhe sa kohe me pare eshte ndertuar ajo.

Struktura misterioze eshte ne forme koni, dhe peshon afersisht 60,000 ton. Si ka perfunduar atje?

Struktura eshte pothuajse 10 metra e larte, dhe diametri i saj eshte rreth 70 metra. Per ta vene ne prespektive, rrethi i jashtem i gurte i Stonehenge ka nje diameter sa gjysma e e saj dhe guri me i larte nuk e arrin kete lartesi.



Duket sikur eshte nje murane gjigande, me gure te vendosur njeri mbi tjetrin. Struktura te tilla jane te njohura edhe ne vende te tjera te botes dhe ndonjehere perdoren per te shenuar vende te varrosjeve. Kerkuesit nuk e dine ende nese struktura e zbuluar eshte perdorur per kete qellim.

Struktura eshte zbuluar per here te pare ne veren e vitin 2003, dhe qe atehere zhytesit jane zhytur shpesh atje per te hetuar.

Ata thone qe struktura eshte padyshim e bere nga dora e njeriut dhe me shume mundesi eshte ndertuar ne toke, dhe me vone eshte mbuluar nga deti kur nuveli i tij eshte rritur.

"Forma dhe perberja e struktures nuk ka asnje tipar natyror. Prandaj ne arrijme ne rezultatin qe eshte bere nga dora e njeriut". - shkruajne kerkuesit.

Me shume se 4,000 vjecare?


Germime nenujore arkeologjike jane te nevojitura ne menyre qe shkencetaret te gjejne artifakte te lidhura me strukturen dhe te percaktojne daten e ndertimit te struktures dhe qellimin e ndertimit te saj.

Kerkuesi Yitzhak Paz, beson se kjo strukture mund te datoje 4,000 vjet me pare.

"Mundesia me e llogjikshme eshte qe te datoje ne ate kohe pasi ka fenomene te tjera megalitike qe nga ajo kohe, qe jane gjetur prane struktures." - tha Paz.

Kerkuesit listojne disa shembuj strukturash megalitike qe gjenden prane Detit te Galileit dhe qe jane me shume se 4,000 vjecare.

Nje qytet antik


Nese ato qe mendojne arkeologet jane te verteta, struktura do te ishte rreth 1 milje ne veri te nje qyteti qe kerkuesit e quajne "Bet Yerah" ose "Khirber Kerak."

Ne ate kohe qyteti ishte nje prej vendeve me te medha ne rajon. "OIshte qyteti me i fuqishem dhe i fortifikuar ne rajon, dhe ne te gjithe Izraelin."

Njerezit ne kete qytet ishin shume te organizuar.

Kerkuesit thone se, ashtu si drejtuesit e Bey Yerah, kushdo qe e ka ndertuar strukturen e gjetur, kishte nevoje per organizim shume te sofistikuar dhe aftesi planifikimi per ta ndertuar.

Perpjekja per te ndertuar nje dicka te tille eshte tregues i nje shoqerie komplekse dhe shume te organizuar, me aftesi planifikimi dhe aftesi ekonomike.

Kerkime te ardhshme


Paz tha qe ai shpreson qe nje ekspedite arkeologjike nenujore do te behet shume shpejt.Ata mund te kerkojne per artifakte dhe te mundohen te percaktojne moshen e sakte te struktures.

"Une shpresoj qe kjo te ndodhe ne nje te ardhme te afert, por varet nga disa faktore."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Zbulohet nje strukture e gurte misterioze nen uje
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet misteri i Trekëndëshit të Bermudeve? (Foto)
» Kadare, shkrimtari epoke i shqiptareve
» Sali Ormeni, vetëvrasja misterioze e drejtorit të Sigurimit pas bombës në ambasadën sovjetike
» E pabesueshme – në Greqi gjendet skeleti i Gjigantit?
» ALMA MALE:Zbulohet karikatura kunder copetimit te Shqiperise ne 1913

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: