PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zbulim i rendesishem mbi moshen e Universi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Zbulim i rendesishem mbi moshen e Universi   Thu Apr 11, 2013 2:17 am

Zbulim i rendesishem mbi moshen e Universi


Shkencetaret e agjencive te hapesires ne Europe dhe SHBA thone se sonda europiane e hapesires Plank studioi ndricimin e shkaktuar menjehere pas Big Bangut dhe krijoi harten me te hollesishme te Universit te krijuar deri me sot. Nga ky zbulim sugjerimi i shkencetareve, eshte se universi mund te jete rreth 100 milione vjet me i vjeter se sa vleresohej me pare.

Harta e re tregon ndricimin e pare, te njohur si sfondi kozmik me mikrovale, qe u fiksua ne qiell ne fillimet e Gjithesise, rreth 380 mije vjet pasi ndodhi Shperthimi Madh, Big Bangu. Kjo ishte nje ngjarje kataklizmike, qe mendohet se solli lindjen e kozmosit, rreth 14 miliarde vjet me pare. Drejtori i astrofizikes i NASA-s, Paul Hertz, i tha gazetareve se niveli i hollesive te hartes se zbuluar eshte i papare.

“Eshte njelloj sikurse shkuam nga televizioni standard tek ai me definicion te larte. Detaje te reja dhe te rendesishme kane dale tani te qarta si kristali.”

Mes ketyre detajeve perfshihet mosha e sakte e universit dhe peberja e tij, thote Charles Lawrence, shkencetari i projektit amerikan Planck, ne Laboratorin e NASA-s ne Kaliforni.

"Krahasuar me matjet me te mira te meparshme, Gjithesia eshte pak me e vjeter ne moshe se sa mendohej, 13,8 miliarde vjet. Sipas te dhenave te reja, ajo eshte duke u zmadhuar pak me ngadale. Ka me teper lende, si persa i perket llojit prej te cilit perbehemi ne dhe qe mund ta shohim, edhe te llojit qe nuk shihet dot, por qe ka forcen terheqese te rendeses. Ekziston me pak energji e erret, qe eshte forca misterioze shtytese qe e shtyn Gjithesine drejt ndarjes.”

Keto zbulime bazohen tek te dhenat e mbledhura gjate 15 muajve nga teleskopi i hapesires Planck gjate vezhgimit te qiellit. Planck eshte mision i Agjencise Evropiane te Hapesires, ku merr pjese ne menyre te konsiderueshme edhe NASA, Agjencia Amerikane Hapesires.

Harta e zbuluar nga Agjencia Evropiane e Hapesires i ngjan nje pikture impresioniste: nje pelhure ne forme rrethore, e mbushur me pika te vogla me nuanca te bluse, te verdhes dhe ngjyres portokalli. Ngjyrat pasqyrojne ndryshimet e temperaturees ne kozmos, qe i korrespondojne rajoneve me dendesi paksa te ndryshme.

Mbi te gjitha, shkencetaret thone se perfundimet qe kane grumbulluar nga misioni Planck kane prirjen te konfirmojne modelin mbizoterues te Gjithesise, por modeli i ri paraqet gjithashtu disa sfida. Ata thone se te dhena te reja lidhur me menyren e perhapjes se lendes dhe perberjen e mbare Gjithesise do t’i lejojne ata t’i vazhdojne eksperimentet lidhur me saktesine e modelit te tyre. Astrofizikanet thone se duke studjuar harten, ata mund te kuptojne me mire se si filloi gjithesia, prej cfare perbehet ajo dhe madje edhe se cfare do te ndodhe ne te ardhmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Zbulim i rendesishem mbi moshen e Universi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe një zbulim nga jeta e Michael Jackson-it

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I :: A S T R O N O M I-
Kërce tek: