PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zbulohet nje "Hyrje per ne Ferr" ne Turqi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Zbulohet nje "Hyrje per ne Ferr" ne Turqi   Thu Apr 11, 2013 12:31 am

Zbulohet nje "Hyrje per ne Ferr" ne Turqi


Arkeologet italiane kane deklaruar se kane zbuluar nje "hyrje per ne Ferr" ne disa rrenoja ne pjesen jug-perendimore te Turqise.

E njohur si Hyrja e Plutonit, shpella eshte pagezuar si nje portal drejt botes se nendheshme ne mitologjine Greke dhe Romake.

Burimet historike e kane vendosur vendin ne qytetin e Hierapolis, qe tani quhet Pamukkale, dhe e pershkruanin,dhe e kane pershkruar hyrjen si te mbushur me avuj vdekjeprures.

"Ajo hapesire eshte e mbushur me avuj aq te dendur sa nuk mund te shihet dyshemeja. Cdo kafshe qe kanol aty brenda vdes menjehere." - gjeografi grek Strabo ka shkruar.

Zbulimi qe u shpall kete muaj ne nje konference te arkeologjise italiane ne Stamboll, Turqi, eshte bere nga nje ekip i drejtuar nga Francesco D'Andria, profesor i arkeologjise klasike ne Universitetin e Salentos.

D'Andria ka zhvilluar kerkime te zgjeruara arkeologjike ne Hierapolis. Dy vjet me pare ai deklaroi qe kishte zbuluar varrin e Shen Filipit, nje prej 12 apostujve te Jezu Krishtit.

Themeluar rreth 190 Pr.E.S. nga Eumenes II, Mbret i Pargamum, Hierapolis iu dha Romes ne vitin 133 Pr.E.S.

Qyteti Helenik u zhvilluar si nje qytet Romak, me tempuj, nje teater dhe me kroje qe besohej qe kishin aftesi kuruese.

"Ne e gjetem Plutonin duke rindertuar rrugen e nje kroi termal. Ne fakt, krojet e Pamukkale, e kane origjinen nga kjo shpelle." - tha D'Andria per Discovery News.

Pas germimeve te bera, arkeologet zbuluan disa kollona dhe mbi to ishin mbishkrime me dedikim per zotat e nentokes -- Plutoni dhe Kore.

D'Andria gjeti gjithashtu edhe mbetjet e nje tempulli, nje rezerve dhe nje seri shkallesh te vendosura mbi shpelle-- te gjitha keto perputhen me pershkrimin e vendit neper burimet antike.

"Vetem prifterinjte mund te qendronin para portalit." - tha D'Andria.

Kishte ceremoni qe perfshinin cuarjen e kafsheve brenda ne shpelle, dhe me pas i terhiqnin jashte ne ngordhur.

"Ne mund te shihnim aftesite vdekjeprurese te shpelles gjate germimeve. Shume zogj ngordhen nderkohe qe perpiqeshin t'i afroheshin hyrjes se ngrohte." - tha ai.

Vetem eunuket e Cybele dhe perendesha antike e pjellorise mund te hynin ne hyrjen e Ferrit pa asnje demtim.

Sipas D'Andria, ky vend ishte nje destinacion i famshem per ritet e inkubimit. Pelegrinet merrnin ujin e rezerves prane tempullit, flinin jo shume larg prej shpelles dhe merrnin vizione dhe profeci. Dhe ne fakt, tymi qe dilte nga thellesia, prodhonte halucinacione.

"Ky eshte nje zbulim i jashtezakonshem pasi konfirmon dhe qarteson informacionet qe kemi nga burimet letrare dhe historike," - tha Alister Filippini, nje kerkuese e historise Romake ne Universitetin e Palermos ne Itali dhe Kolonjes ne Gjermani.


"Plotesisht funksional deri ne shekullin e 4 P.E.S dhe here pas here i vizituar edhe gjate dy qindvjecareve te mepasshem, vendi perfaqeson nje destinacion pelegrinazhi te rendesishem per intelektualet e fundit pagane te Antikitetit te Vone." - tha Filippini.

Gjate shekullit te 6, Plutoni u shkaterrua nga te Krishteret. Termetet mund te kene plotesuar dhe te kene kontribuar dhe me shume ne shkaterrimin e ketij vendi.


D'Andria dhe ekipi i tij tani jane duke punuar ne rindertimin dixhital te vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Zbulohet nje "Hyrje per ne Ferr" ne Turqi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet misteri i Trekëndëshit të Bermudeve? (Foto)
» Mafia shqiptare dhe mafia shqipfolëse
» E pabesueshme – në Greqi gjendet skeleti i Gjigantit?
» ALMA MALE:Zbulohet karikatura kunder copetimit te Shqiperise ne 1913
» ALBERT PRENKAJ:Ballkani është Turqi, Turqia është Ballkan?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: