PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Meteoriti i Celjabinskut ne Rusi po krijon legjenda

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Meteoriti i Celjabinskut ne Rusi po krijon legjenda   Mon Mar 04, 2013 9:10 pm

Meteoriti i Celjabinskut ne Rusi po krijon legjenda


Cdo dite qe kalon sjell nje version te ri te sulmit kozmik mbi qytetin rus te Celjabinskut. Nuk mbeten pas shkencetareve edhe gazetaret e politikanet. Po flitet mjaft aktivisht per komplotin universal dhe madje per testimin e nje arme te re te zgjuar (inteligjente).
Por ekspertet e "Zeri i Rusise" argumentojne se bolidi me siguri te plote nuk ka te bejne ne kurrfare menyre as me politiken dhe as me armatimet. Nderkohe qe mund t’i beje rajonit te Celjabinskut nje reklame te shkelqyer.
Ne Internetin rus meteori qe shpertheu mbi Celjabinsk u be objekti kryesor i shakave te ndryshme. Rrjeti eshte mbushur plot e perplot me kolazhe dhe karikatura ne lidhje me temen e yjeve te rrepte qe bien mu ne qendren kryesore te industrise se mbrojtjes te vendit. Ndersa ruset e perceptuan me humor rrezikun kercenues nga kozmosi, mediat boterore, perkundrazi, po perpiqen te fryjne e te trumbetojne me te madhe versionin e katastrofes globale. Per shembull, shkencetaret amerikane e kane vleresuar fuqine e shperthimit te bolidit mbi rajonin e Celjabinskut me 20 bomba atomike. Vleresimet e fuqise se shperthimit jane tejet te ndryshme, - tregon futurologu rus Sergei Moskaljov:

- Deri tani nuk po mund te gjejne dot as vendin e renies se meteoritit. Pervec vales se forte goditese zanore nuk ndodhi asgje. Ne kete rast gjithcka perfundoi relativisht mire. Por duhet menduar se cfare do te ndodhe nese meteotiti do te jete dhjete here me i madh dhe do te bjere ne nje zone te populluar dendur, ose mbi ndonje hidrocentral, rrjedha ujore e te cilit mund te perfshije mijera njerez.

Shi meteor nuk ra vetem mbi territorin e Rusise. Bolidet kozmike i kane pare edhe ne Kube dhe ne Kaliforni (SHBA). Nje gjeografi e tille kaq e gjere ka shkaktuar shume thashetheme. Disa aludojne mbi nje perpjekje per intervencion, te tjere per nje kontakt te mundshem me jashtetokesoret. Kurse shkencetaret flasin mbi disa fragmente te nje trupi qiellor, te cilet kane fluturuar kaq larg nga njeri-tjetri vetem per shkak se Toka rrotullohet. Por, megjithate, ia vlen te merret parasysh e te studiohet cdo version, thekson bashkepunetori i vjeter shkencor i Observatorit rus Pulkovo, Sergei Smirnov:

- Kjo eshte edhe nje tjeter deshmi se Toka nuk leviz ne nje vakum, por ne hapesiren e tejmbushur me trupa jo te medhenj kozmike te Sistemit diellor. Eshte e pamundur te thuhet me siguri te plote se cfare ishte kjo: nje rryme, nje komete apo asteroid i lashte, apo madje fragmente te ndonje aparati te shkaterruar kozmik qe bien nga qielli? Tani per tani po behet vetem grumbullimi i informacionit. Mendoj se duhet te merren ne shqyrtim edhe versionet me fantastike.

Shkencetaret nuk kane arritur te gjejne akoma vete meteoritin. Sipas nje versioni, ai eshte fundosur ne ujerat e liqenit Cebarkul, ndersa sipas nje tjetri - ka rene diku ne pyjet perreth. Ne te njejten kohe njerezit e shkathet e me iniciative arrijne te shesin copeza te trupit kozmik me nje cmim prej disa mije dollare per gram.

Nderkohe policia ruse paralajmeron: ne shumicen e rasteve per shitje ne Internet nuk ofrohen copeza te trupit jashtetokesor, por guralece te ngjashem me to. Hipotezat fantastike qe ngrihen mbi Teorine e konspiracionit universal dhe intervencionin jashtetokesor mund ta shnderrojne Celjabinskun ne vendin me misterioz ne planet. Dhe ne qofte se agjencite turistike lokale do te nxitojne te ofrojne ekskursione "ne gjurmet e meteoritit", atehere ne kete rajon do te vershoje nje fluks i papermbajtshem turistesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Meteoriti i Celjabinskut ne Rusi po krijon legjenda
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Female Force: Flijimi për nder i 100 grave çame; legjenda që çuditi Europën!
» Muzafer Ramiqi: LEGJENDA MBI BARIUN PLAK - POEZI
» Qazim Doda:Bajrush Doda – legjenda e folklorit shqiptar
» Mitrush Kuteli në përvjetorin e vdekjes
» Kujtim Majaci! Legjenda e futbollit Shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: