PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A jane frikerat qe drejtojne eksperiencat paranormale te femijeve?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: A jane frikerat qe drejtojne eksperiencat paranormale te femijeve?   Mon Mar 04, 2013 9:03 pm

A jane frikerat qe drejtojne eksperiencat paranormale te femijeve?


Tmerret e nates dhe enderrat e keqija jane shume te zakonshme neper femijet e vegjel, dhe nje studim i ri zbuloi qe parashkolloret qe vuajne nga fobite e maktheve kane veshtiresi ne berjen e dallimit ndermjet fantazise dhe realitetit.

Gjithmone thuhet qe femijet jane me te ndjeshem, apo 'te hapur' ndaj eksperiencave fizike dhe paranormale. Ideja eshte qe ka mencuri ne injorancen dhe mungesen e eksperiences se femojeve dhe qe te rriturit shume rralle i shohin shpirtrat apo kane keto lloj eksperiencash pasi mendja e tyre eshte e mbyllur nga logjika dhe skepticizmi dhe nuk mund te jetojne magjine dhe mrekulline e botes. Apo per te perdorur nje analogji tjeter, eshte si ne kartonat e Warner Bros. kur Wile E. Coyote apo ndonje personazh tjeter ecen matane nje shkembi por nuk bie, deri ne momentin qe u thuhet qe ato nuk kane kembet ne toke.

Ideja e femojeve shume te ndjeshem ne menyre mbinatyrore eshte pershkruar neper media. Fantazmat dhe monstrat zakonisht u shfaqen femijeve te vegjel. Kete e shohim ne nje numer te madh fulmash horros si per shembull "Ekzorcisti", "Poltergeist", si ehde filmi "Mama", qe ndodhet aktualisht neper salla ne disa vende, qe flet per dy motra te cilat komunikojne me nje fantazem te keqe qe te rriturit nuk munden ta shohin.

Femije te vertete qe raportojne eksperienca me fantazma (pergjithesisht gjate nates) ishin gjithashtu nje pjese e emisionit televiziv te njohur "Mistere te Pazgjidhura". Megjithese disa prinder ishin fillimish skeptike, ato shume shpejt filluan te besonin qe femijet e tyre vertet ndervepronin me fantazma dhe monstra, dhe nuk ishin imagjinate.

"Perse do te shpikte nje femije dicka te tille?"- pyesin ata shpesh.

Sigurisht qe femijet shpikin histori per nje sere arsyesh, duke pershire ketu faktin qe ata kerkojne vemendje dhe per te evituar nje denim, dhe shpesh edhe pa ndonje arsye. Megjithate, nje studim i ri sugjeron qe disa femije vertete besojne qe makthet e tyre jane te verteta.

Kur nje femije vertet i terrorizuar ne mes te nates therret prinderit dhe i thote qe ka pare nje burre te frikshem si hije jashte deres apo dritares se tij, ka shume mundesi qe prinderit ta marrin ate seriozisht, aq e teper nese ata vete besojne tek fantazmat. Dhe kjo sigurisht qe vetem sa perforcon dhe ushqen friken e femijeve.


Nje studim i fundit mund te ndihmoje ne shpjegimin e pse disa femije raportojne qe shohin montra ne jeten reale.

Studimi perfshinte 80 femije ndermjet moshes 4 dhe 6 vjec te cilet kishin makthe te tmerrshme dhe i krahasuan me 32 femije te cilet nuk kishin. Kerkuesit diskutuan frikerat e femijeve, duke perdorur raportime nga femijet dhe nga prinderit e tyre. Femijeve iu treguan iamzhe te figurave imagjinare (si per shembull zanat), dhe u pyeten nese ato mund te ndodhnin ne jeten e perdishme, per shembull nese ato mund te shkonin te vizitonin nje zane.

Studimi zbuloi qe femijet qe kishin frikera gjate nates kishin me shume konfuzion fantazi-realitet se sa femijet pa frikera, dhe se ato frikera ishin me dramatike ne femijet me te vegjel.

Sa me shume kuptonin femijet ndryshimin ndermjet fantazise dhe realiteti, aq me pak frike kishin ata.

Studimi zbuloi gjithashtu qe femijet me frike gjate nates vuajne nga nivlee me te larta te frikes se pergjithshme dhe kishin me shume probleme me sjelljen. Kjo sugjeron qe frikerat gjate nates reflektojne me shume vulnerabilitet gjate frikerave te pergjithshme, ankthit, dhe nje aftesi me pak te zhvilluar per te dalluar fantazine nga realiteti.

Studimi, "Frikerat gjate nates dhe fantazia - Diferencimi i realitetit ne femijet parashkollore," u drejtua nga kerkuesit Tamar Zisenwine, Michal Kaplan, Jonathan Kushnir, dhe Avi Sadeh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
A jane frikerat qe drejtojne eksperiencat paranormale te femijeve?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nga tradita jonë-Plisi
» Lexim tematik i “ Krushqit janë të ngrirë ” novelë të Ismail Kadaresë
» Cikël shkrimesh rreth punës me nxënës me aftësi të kufizuara mendore!
» Tekstet e stërngarkuara
» Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: