PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kalorësit e Maltës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Kalorësit e Maltës   Sun Feb 17, 2013 5:42 am

Kalorësit e Maltës

Gjatë periudhës së Kryqëzatave në shekullin e dymbëdhjetë dhe trembëdhjetë në kohën kur Papa u përpoq të zhdukte Myslimanizmin nga Jerusalemi, u shfaqën një numër urdhrash “Kalorësish”.Ata përfshinin edhe Kalorësit Templarë (Kalorësit e Tempullit), si dhe Urdhri i Kalorësve Spitalorë (the Order of Knights Hospitaller)* të Shën Xhonit të Jerusalemit.

*Anëtarë të urdhërit fetar ushtarak i themeluar mes pjesmarrësve në kryqëzatate shekullit të 12-të në Jerusalem për tu kujdesur për pelegrinët e sëmurë dhe në nevojë.

Të dy këta urdhëra së bashku vuajtën persekutime pasi dështuan Kryqëzatat, por Kalorësit Templarë mbijetuan deri në ditët e sotme dhe besimi i tyre formoi bazat e Ritit Skocez të Frimasonerisë me 33 nivelet e tij. Urdhri i Shën Xhonit të Jerusalemit ndryshoi emrin e tij me ndryshimin e vendndodhjes së tij. Ai u bë Kalorësit e Rodit kur iu dha ishulli nga Papa dhe më pas në Kalorësit e Maltës, të cilin ata e drejtuan si një shtet sovran derisa Urdhri u largua prej andej nga Napoleoni në vitin 1798. Pas një periudhe të ekzistencës shtegtuese, ose kështu thotë historia e tyre zyrtare, papa Leo XII (një ekstremist Katolik dogamtik) krijoi një zyrë të re qëndrore për Urdhrin në Romë, në vitin 1834. Sot ata quhen Urdhëri i Ushtrisë Sovrane të Maltës dhe ata gëzojnë të gjitha të drejtat diplomatike të një kryetari shteti. Më shumë se dyzet shtete e njohin sovranitetin e tyre dhe kanë marrëdhënie të plota diplomatike me këtë zyrtarët, dhe kështu i përshkruar shumë saktë shteti brenda shtetit. Me një Dekret Papnor, kreu ndërkombëtar i Urdhrit, Mjeshtri i Madh, ka rangun e princit, rëndësinë e një kardinali dhe titullin Lartësia Më E Ndritur. Kryetari i përgjithshëm, të paktën zyrtarisht, është Papa.

Kalorësit e Maltës janë komisionarët e fuqishëm brenda rrjetit të Elitës, me lidhje të ngushta me Fisnikërinë e Zezë dhe politikën botërore, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara. Aleksandër Haig (Alexander Haig) (CFR), sekretar shtetit në administratën e Reganit, është një anëtar dhe disa besojnë se edhe Regan mund të ketë qenë i tillë. Valer Gishard d’Estein (Valérie Giscard d’Estaing), ish- president Francës, ishte gjithashtu një anëtar. Ishte D’Estein (Bil) dhe (Helmut Schimid) (Bil), të cilët bënë kaq shumë së bashku për të promovuar integrimin Evropian.11 Urdhri, veçanërisht, ka lidhje të ngushta me shërbimet e sigurisë si CIA. Në vitin 1948, ai dha një prej çmimeve të tij më prestigjioze të nderit Gjeneralit Reinhard Gehlen (Reinhard Gehlen), i cili ishte drejtuesi i spiunazhit anti-sovjetik të Adolf Hitlerit. Pas luftës, Gehlen u punësua nga CIA e sapo krijuar, për të organizuar operacionet e saj në Evropë! Drejtorët e CIA-s, të njohur si Kalorësit e Maltës, kanë qënë Xhon Mekon (John McCone) dhe Ulliam Kasi (Ëilliam Casey), po ashtu dhe Xhorxh Rroka (George Rocca) një zëvendës shef i kundër spiunazhit të CIA-së. Kalorësit e Maltës ishin pa dyshim pothuajse të përfshirë në armë në këmbim të drogës në çështjen Iran- Contra* në US
_________________
*Çështja Iran–Contra affair ishte nje skandal politik ne Shtetet e Bashkuar qe doli në dritë në Nëntor të vitit 1986 gjatë administratës së Regatin,në të cilën shumë figura të US përfshire Presidentin Regan pranuan që të lehtësonin shitjen e armëve Iranit, i cili ishte subjekt i një embargoje. Të paktën zyrtarë e US shpresuan se kjo të ndihmonte lirimin e pengjeve që mbaheshin nga Hazbullahët dhe do të lejonte agjencitë e shërbimeve sekrete të financonin grupet kundërshtare të qeverisë që erdhi në pushtet pas rrëzimit të diktatorit Somoza ne vitin 1979. e cila solli Oliver North (Oliver North) në qendër të vëmendjes së publikut botëror.Northi u përfaqësua në gjykim nga firma ligjore e Benet Uilliams (Bennett Ëilliams), një Kalorës i Maltës. Një prej Amerikanëve i cili ndërhyri për t’u siguruar se personeli i zgjedhur Nazist të arratisej nga Gjermania për në Shtetet e Bashkuara pas luftës ishte industrialisti J. Peter Grace (J. Piter Gras), kreu Amerikan i Kalorësve të Maltës i asaj kohe.

Urdhri është një organizatë autoritare ultra-ekstreme i cili lidhet me nivelet më të larta të rrjetit të Elitës. Studimi i kryer nga shkrimtarja, Beti Mils (Betty Mills) për librin e saj të vitit 1990, Koloneli North, Uilliam Kasei dhe Kalorësit e Maltës (Colonel North, Ëilliam Casey, And Knights of Malta), zbuloi se në vitin 1930, pati një përpjekje të Urdhërit për të bërë grusht shteti në Amerikë. Në qendër të tij ishte Kalorësi i Maltës, Xhon J. Raskob (John J. Raskob), por ai dështoi kur Gjenerali i Marinës Smedlei Butler (Smedley Butler) refuzoi të merrte pjesë dhe në vend të pjesmarrjes ai paraqiti prova të planit. Ai implikoi Raskob, kryetar i bordit të J.P Morgan – kontrolluesi i General Motors dhe një prej trembëdhjetë themeluesve të Kalorësve të Maltës në Shtetet e Bashkuara. U kryen hetime nga Kongresi, por çuditërisht, ose ndoshta jo kaq çuditshëm Raskob nuk u thirr asnjëherë për të dëshmuar. Dhe, ashtu siç thotë dhe Beti Mills: “Është interesante dhe në të njëjtën kohë shumë shqetësuese të vërejmë se komploti i vitit 1930 për të pushtuar Shtëpinë e Bardhë nuk gjendet në librat e historisë ose në enciklopedi për sa mund të themi”.12 Kush kontrollon median dhe versionin zyrtar të historisë? Saktë.

Edhe një herë ne shohim se si Kalorësit e Maltës janë pika referimi me pjesë të tjera të enigmës, duke përfshirë edhe median. Uilliam F. Buklei (Ëilliam F. Buckley), publikuesi dhe pronar pusesh nafte, është anëtar i Shoqërisë Skull and Bones, i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe i Kalorësve të Maltës. Frenk Shekspir (Frank Shakespear), një tjetër Kalorës, ishte president i Televizionit CBS, nënkryetar i RKO-së dhe ambasador i Shteteve të Bashkuara në Vatikan. Shekspiri ka shërbyer gjithashtu edhe në Fondacionin e Trashëgimisë të kontrolluar nga Elita me të drejtën e plotë për titullin e kryetarit të Pol Ueiriç (Paul Ëeyrich). Ky ka lidhje me familjen e Habsburgëve, një nga forcat drejtuese që qendronte mbrapa Lëvizjes Gjithë Europiane, e cila çoi në Komunitetin Europian, dhe një familje e rëndësishme brenda Elitës Botërore. Historiani social Stefan Birmingam (Stephan Birmingham) thotë: “Kalorësit e Maltës përbëjnë atë që ndoshta është mbase klubi më ekskluziv në Tokë. Ata janë më shumë se aristokracia Katolike … [ata] mund t’i bien telefonit dhe të flasin me Papën”.13 Do të shkoja më larg se kaq dhe do të thoja se ata kontrollojnë Vatikanin në aleancë me elementë të tjerë të Elitës, dhe, shumë larg nga të qenurit aristokracia Katolikë, ata madje nuk janë as Katolikë. Kjo është thjesht një mbulesë për aktivitetet e tyre dhe ata adhurojnë një version krejtësisht të ndryshëm të “zotit”, Ndërgjegjjen Djallëzore të simbolizuar nga Piramida dhe Syri që Sheh Gjithçka. Vatikani kontrollohej nga Elita nëpërmjet Kalorësve të Maltës përpara se të përfshihej Xheli P2. Në të vërtetë, Xheli ishte një anëtar i Kalorësve

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kalorësit e Maltës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE ::  K O N S P I R A C I O N-
Kërce tek: