PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vampiri i Highgate

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Vampiri i Highgate   Thu Mar 01, 2012 11:05 pm

Vampiri i Highgate


Nese ekziston ndonje gje qe eshte e mbinatyrshme, atehere padyshim ne vend te pare do te ishin Varrezat e Highgate.

Varreza eshte hapur ne vitin 183, nje date qe ishte pasoje e disa viteve epidemie kolere, dhe kjo varreze ishte elegante dhe e shtrenjte, aq sa u kthye shume shpejt ne nje mode viktoriane.

Duke ditur cudite qe ndodhin aty, nuk eshte e habitshme qe shume histori misteri dhe tragjedie jane te lidhura me historine e Highgate.

Me shume se 165.000 persona jane tani te varrosur ne pjesen e bukur te kodres ne veri te Londres qe shtrihet ne me shume se 37 akra. Dhe dy prej ketyre akrave jane terren i cshenjteruar. Vete varreza e Highgate eshte e ndare ne pjesen lindore me te re dhe me te perdorur, dhe ne pjesen me te vjeter dhe misterioze ne anen perendimore.

Nje koridor i nendheshem qe nuk perdoret per te bashkuar te dy gjysmat. Busti perkujtimor mbi vendin e varrosjes se Karl Marx, ndodhet ne seksionin lindor, ndersa ne pjesen perendimore, me hyrje me te limituar ndodhen shtepite e fundit te disa njerezve shume te njohur, si fizikantet e shekullit te 19, Michael Faraday dhe Elisabeth Siddal.

Historite e treguara nga kalimtaret ne rrugen prane varrezave fillojne qe ne vitin 1967 dhe kane gjeneruar fillimisht historine e vampirit te Highgate, qe vazhdon te debatohet si histori edhe sot e kesaj dite.

Pjesa perendimore ishte braktisur nga pronaret dhe ishte pjeserisht e shkaterruar nga efektet e natyres nder vite. Bimet dhe kafshet e donin shume, por jo shume njerez e mendonin ne te njejten menyre, djemte dhe ata qe kerkonin drithmat kalonin rrenojat duke bere vandalizma dhe cdo lloj aktiviteti okult u zhvillua ne mes te atyre rrenojave.

Kjo gje ndryshoi ne vitin 1975 kur varreza u vu nen kontrollin e Friends of Highgate, dhe edhe pse regjimi i tyre ishte polemik, te pakten shkaterrimi dhe hyrja ne varreze u limituan.

Nder te tjera, kjo varreze ka qene gjithmone e njohur nder dashamiresit e horrorit pasi ka qene frymezimi i skenave te caktuara te Drakules, nga Bram Stocker. Edhe pse dhomat funerale te nendheshme te familjeve kishin xhamat e tyre, duke marre ne konsiderate panelet e thyera qe prej shume vitesh, peshperima te ndryshme e kane lidhur kete varreze me vampirin me te njohur ne bote.

Ishte si pasoje e kesaj atmosfere te krijuar qe filluan te perhapeshin fjale mbi ate jo te vdekurin qe merrte te gjallet, duke u bazuar ne cfare ishin pare nepermjet Swain’s Lane, duke pare nga kangjelat e mbyllura pergjthmone te veriut te varrezave. Nga dera me kangjella e hyrjes se veriut, eshte nje rruge qe te con ne Circle of Lebanon, nje rreth kriptimesh qe rrethon nje bime gjigande cedri, te vjeter sa asgje njerezore e ndertuar ne terren.

Manchester, qe veteshpallet gjuetar vampiresh dhe president i British Occult Society thote ne autobiografine “Highgate Vampire”, qe disa nga studentet adoleshente te konventes Sainte Union po shkonin per ne shtepi duke kaluar matane kangjellave te hyrjes se veriut kur pane ate qe ata e pershkruan me vone si varre qe hapeshin dhe trupa qe ngriheshin. Manchester thote qe edhe nje djale qe po shoqeronte per ne shtepi te dashuren e tij, kur te dy u terrorizuan nga nje fytyre e tmerrshme nga brenda kangjellave te mbyllura, dhe me vone pasi djali ishte bere nje gjuetar shpirterash u tremb nga nje figure e frikshme qe emetonte tinguj. Keto nuk jane historite e vetme. Qe nga vitin 1970, gazetat e perditshme lokale kane publikuar vazhdimisht histori te lidhura me varrezat e Highgate.

Manchester ishte vazhdimisht ne qender te shtypit si subjekt apo si kontribues. Ai u kontaktua nga Elizabeth Wojdyla, qe ishte nje prej vajzave te konventes dhe qe kishte kerkuar ndihme ndaj vuajtjeve te saj te vazhdueshme nga anemia e maktheve te lidhura me burrin kafshe qe ishte jashte dritares se saj. Manchester pretendoi se mund ta sheronte duke krijuar nje mbrojtje me qepe, kripe, dhe nje kryq prej argjendi.

Me pas ai u kotaktua nga nje grua me emrin Anne per motren e saj te quajtur me pseudonimin Luisa, qe kishte dy vrima ne qafe dhe nje shtyrje per te shkuar tek varreza Highgate nderkohe qe ecte somnambul. Ai e ndoqi ate deri ne Lebanon Circle, ku ai dhe Anne degjuan nje tingull si ai i pershkruar vite me pare, tingull qe pushoi kur Manchester hodhi nje kryq argjendi ndermjet deres se rende dhe te ndryshkur prej hekuri dhe Luises.

Ne mars te atij viti, Sandra Harris, e programit “Today”, tentoi te intervistonte Manchester perpara deres se veriut.

Perpara se sa gjerat te merrnin nje vrull te madh, Manchester zbriti me nje litar ne varret e nendheshme dhe gjeti aty 3 varre bosh, te cilat i purifikoi me kripe, qepe, dhe lutje kunder kthimit te mundshem te vampireve qe jetonin aty. Ky lajm u be edhe me i rendesishem kur nje grua pa koke, viktime e nje vrasjeje u gjend ne afersi te varrezes. Manchester rizbriti nen dhe dhe zbuloi qe nje prej varreve ishte levizur qe aty. I drejtuar nga Luisa, gjate dites ai vizitoi nje prej katakombeve me te aferta nga ku ishte gjetur gruaja e vdekur, dhe sipas tij aty u gjend nje varr me shume, qe kur u hap ne te ishte nje vampir qe kishte pamjen e nje te vdekuri prej jo me shume se 3 ditesh.

Manchester tha qe asistentet e tij donin ta detyronin qe t'i ndgulte nje dru ne zemer, por qe ai beri nje ekzorcizem, dhe me pas ajo dhome e nendheshme u mbyll me mur por pasi ishin vendosur ne te shume elemente per te luftuar vampirin.

Dhoma e nendheshme nuk ndejti e mbyllur per shume kohe.

Gjate muajve te mevonshem kafshe te ngordhura vazhduan te shfaqeshin ne Waterslow Park, dhe nje pacient i semure mendor u gjend duke ardhur verdalle neper varreza i mbuluar me gjakun e tij.

Ne vitin 1977, Manchester hyri serish ne varrin e mbyllur per te zbuluar qe vampire dhe arkivoli i tij kishin ikur. Dy vjet me vone, filluan te qarkullonin histori te ndryshme mbi nje shtepi qe ndodhej ne Crescent Road ne veri te Londres. Historite per kete shtepi terhoqen shume vemendjen e gazetave.

Nje gazetar zbuloi qe ne katin e siperm te shtepise kishte prova te nje ceremonie shrigash, dhe ky lajm nuk kishte si te mos terhiqte vemendjen e Manchester-it. Keshtu, ai se bashku me nje medium dhe nga nje miku i tij skeptik, shkoi te bente investigimet e tij.

Sipas rezultateve qe ai nxorri, ne ate shtepi kishte forca te keqija dhe ndodhnin gjera te cuditshme dhe te pashpjegueshme. Ai gjithashtu kembenguli qe te nesermen ne mengjes, ne ate shtepi ai kishte gjetur edhe vampirin e tij te shumekerkuar qe pushonte qete ne arkivolin e tij.

Pasi kishte nxjerre nje mesim nga hera e fundit, Manchester kesaj rradhe nguli nje cope druri ne zemren e vampirit, dhe me pas ai dhe miqte e tij e terhoqen arkivolin deri ne oborr ku e dogjen ate.

Ka disa histori qe thojne qe Luisa ishte e infektuar nga vampire dhe vazhdoi te shperndante infektimin. Manchester ka shpjeguar edhe se si vampiri kishte arritur deri ne Highgate, me pamjen e nje te huaji fisnik qe mori me qera shtepine e Sir William Ashurst (Lord Mayorne Londer ne vitin 1694).

Por historia e vertete e vampirit te Highgate eshte kjo? Dhe nese nuk eshte kjo, atehere kush eshte?

Friends of Highgate nuk pranojne te flasin per asgje ne lidhje me vampiret, dhe guidat zakonisht bejne sikur i injorojne keto histori nese ndonje person interesohet per to.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Vampiri i Highgate
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  E N T I T E T E-
Kërce tek: