PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Meditimi mendohet të ketë efekte pozitive për disa probleme që lidhen me stresin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 30
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Meditimi mendohet të ketë efekte pozitive për disa probleme që lidhen me stresin   Mon Jan 28, 2013 5:13 am

Meditimi mendohet të ketë efekte pozitive për disa probleme që lidhen me stresin


Të ulesh këmbëkryq, me sytë e myllur, me grushtat e vendosur me delikatesë mbi gjunjë dhe të ushqehesh në heshtje duke u zhytur në thellësi të vetes: një ritual i çditshëm kjo eksperiencë, të cilën disa e quajnë çmenduri, ndërsa të tjerë, budizëm. Meditimi ka efekte të shumta kundër një numri të madh problemesh të krijuara nga jeta e përditshme.
Nëse ndikimi i meditimit në uljen e rreziqeve kardiovaskulare, luftën kundër vetmisë dhe rritjen e vëmendjes nuk kanë nevojë për t’u vërtetuar, ja një efekt i ri që mund të ndryshojë jetën e shumë njerëzve. Nga një studim i kryer nga një grup shkencëtarësh të Universitetit të Vvinkonsin-Madison-it, rezulton se teknikat e meditimit me ndërgjegje të plotë (të përqendruar në kontrollin e frymëmarrjes, përqendrimit dhe sensacioneve trupore) mund edhe të ndihmojnë personat që vuajnë nga sëmundjet inflamatore kronike, tek të cilat stresi psikologjik vepron si katalizator.
Menaxhimi i stresit
Reumatizmat, sëmundjet inflamatore dhe astma, pra mund të qetësohen nëpërmjet një menaxhimi më të mirë të stresit, nëpërmjet neditimit me ndërgjegje të plotë. Sipas një studimi të kohëve të fundit, rezulton se kanalizimi i tensionit duke praktikuar rregullisht aktivitetin e relaksimit mendor si meditimi, ka një efekt të vërtetë kurues.
Për këtë ka dy metoda për reduktimin e stresit. E para, e bazuar në meditimin me ndërgjegje të plotë dhe e dyta, duke ndërthurur aktivitetin fizik, edukatën ushqimore dhe muzikoterapinë. Janë dy programe për të cilat kërkohet e njëjta sasi formimi, i njëjti nivel ekspertize dhe e njëjta praktik në shtëpi pas formimit.
Shkencëtarët gjithashtu u provokuan një inflamacion të lëkurës (nëpërmjet një pomade me kapsaicinë) dhe një stres psikologjik pjesëmarrësve, reagimin e sistemit imunitar dhe endoktrinal të të cilëve e studiuan më vonë.
Të dy metodat rezultuan pozitive, por programi i bazuar në meditim rezultoi më i efektshëm për uljen e stresit të shkaktuar nga inflamacioni i lëkurës. Sipsa stuediuesve, “meditimi nuk është kura e gjithçkaje, por rezultatet tregojnë se disa pacientë mund të jenë të interesuar për të mos përdorur sistematikisht kurat farmakologjike. Meditimi është një alternativë më pak e kushtueshme dhe të paktën një plotësues i kurimit të zakonshëm. Dhe, për më tepër, meditimi mund të aplikohet me lehtësi nga pacientët në shtëpi apo në zyrë.
Me këtë shpjegohet fakti pse ushtria amerikane, me një përqindje rekord vetëvrasjesh ndër mijëra ish ushtarët amerikanë, ka vendosur të shqyrtojë mundësinë e përdorimit të teknikës së meditimit për të ndihmuar ushtarët, në mënyrë që ata të luftojnë më mirë stresin dhe të ulin tensionin e ushtarëve që kanë përjetuar periudhën e vështirë të mëse 10 vjet luftimesh në Irak.

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 30
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: Meditimi mendohet të ketë efekte pozitive për disa probleme që lidhen me stresin   Mon Jan 28, 2013 5:14 am

Meditimi zbut dhimbjet në mënyrë më efikase sesa analgjetikët


Një orë meditim mund të zvogëlojë intensitetin e dhimbjeve për 40%, përderisa morfina dhe analgjetikët e tjerë dhimbjen e zvogëlojnë për 25%, kanë treguar rezultatet e një hulumtimi amerikan.

Meditimi zvogëlon dhimbjen në mënyrë më efikase sesa shumë analgjetikë dhe mjafton një orë ushtrime që të fitohet efekti qetësues. Ky është rezultati i studimit të botuar nga qendra mjekësore në shtetin amerikan, Karolina e veriut.

Për nevojat e hulumtimit ishin angazhuar 15 vullnetarë që kurrë më parë nuk kishin medituar.

Ata gjatë katër seancave prej 20 minutave ishin mësuar të përqendrohen në vëmendjen e frymëmarrjes dhe të lirojnë mendimet e këqija.

Para dhe pas meditimit hulumtuesit kishin hulumtuar aktivitetin e trurit me ndihmën e një rezonance magnetike.

“Fotografitë e diagnostikimit, të kryera pas meditimit, kanë treguar se shkalla e dhimbjes kishte rënë në mënyrë drastike te të gjithë vullnetarët, te disa kjo kishte rënë madje për 99“, ka theksuar autori i studimeve, Fadel Zeidan.

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Meditimi mendohet të ketë efekte pozitive për disa probleme që lidhen me stresin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Anë të mira dhe më shumë pasoja negative
» DISA ASPEKTE TË EPIKËS HISTORIKE NË KËNGËT POPULLORE SHQIPTARE
» Disa nga shenjat dalluese ose normat e zhvillimit te komunikimit te nje femije normal nga mosha 0-5 vjec.
» Vera Kurti:Dhimbjet e mesit dhe disa keshilla per ti lehtesuar ato..!
» SI TA PËRBALLOJMË STRESIN?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: