PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vampirizmi Energjik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Vampirizmi Energjik   Thu Mar 01, 2012 11:04 pm

Vampirizmi Energjik dhe e verteta mbi Vampiret Energjike


Vampiret… Mit, histori, legjenda, apo thjesht romane?

Ekzistojne ne te gjithe boten kerkues te ndryshem qe merren me studimin e ketij fenomeni nga ana mjekesore dhe shkencore, (“Sindroma e Renfield”, - nga personazhi i mirenjohur i romanit, “Xeroderma Pigmentosum”, - alergji nga burimet e drites, “Emofilia”, etj), si edhe nga pikepamja antropologjike.

Megjithate, disa prej ketyre, mbas eksperimenteve te ndryshme kane marre rruge te ndryshme; nje pjese jane aventuruar ne kerkimet historike dhe ezoterike, duke vene re qe ne cdo epoke, kulture dhe tradite, jane pershkruar qenie te urryera te lidhura me konceptin e vampirit.

Ndersa te tjere, jane te bindur se, si ndodh gjithmone me legjendat apo besimet popullore, fenomeni i Vampirit ne fakt eshte i lidhur me nje metafore.

Pretendimet qe mund te jene me te bazuara ne fakt, jane keta te ketyre te fundit. Vampiri ne fakt ekziston, por jo ne menyren fantazioze qe eshte kaluar shekull pas shekulli: ai eshte mes nesh dhe jeton permes nesh.

Ky fenomen eshte klasifikuar ne kohet e fundit si “Vampirizem Energjik”.

Vampiret Energjike ne fakt nuk kane asgje magjike, por kane brenda shume paranormale. Nuk mund te dihet me saktesi nese keta lindin me kete ‘dhunti’, per t’i dhene ketij fenomeni nje origjine tek trashegimia, apo e marrin kete me vone per shkak te eventeve traumatike te tipit psikologjik.

Nje gje eshte e sigurt, qe keta vampire jane te shumte ne numer dhe duket se perqindja ka nje tendence per rritje te vazhdueshme.

Nje pjese prej jush mund te kene degjuar per “Aura-n”, nje fare konturi energjik qe rrethon trupin tone; nje teori ne limitet e demostrimit shkencor, pra jo vetem fantazi. Sipas kesaj hipoteze, secili prej nesh gjeneron nje fushe energjike, qe rrethon te gjithe trupin tone, si te ishte nje siluete e vetes tone.

Ne kushte te caktuara, ose nepermjet mjeteve teknike si “Kirlian Room”, do te ishte e mundur te individuohet kjo esence duke percaktuar edhe tonalitetin e ngjyres, e domosdoshme per te percaktuar gjendjen psikofizike te subjektit.

Prandaj, duke supozuar qe cdo person e jeton ekzistencen e tij te perditshme me kete “mantel” te lidhur metafizikisht me trupin tone, cfare do te ndodhte ne momentin qe dy individe te jene aq afer, (deri ne 50 cm), sa te preknin aurat e tyre me njeri tjetrin?

Disa studioze besojne qe eshte ky momenti i sakte ne te cilin behet “njohja” e tjetrit; te dy energjite bashkohen dhe studiojne njera-tjetren (ne fakt duhen pare me shume si nje reaksion kimik spontan se sa intelektiv), dhe ne kete moment percaktohet edhe grada e perputhshmerise.

Tani ndoshta fillojme te kuptojme se si disa persona na duken antipatike qe ne momentin e pare qe i takojme, apo persona te tjere me te cilet kemi nje “goditje rrufeje” dhe nje terheqje te papritur dhe te paperballueshme. Ne fakt edhe vete tradita popullore flet per “shpirtra binjake” dhe jo per “trupa binjake”.

Prandaj, keto fenomene e ndjesi qe ndodhin akoma pa e njohur mire personin qe kemi perballe mund te mos percaktohen vetem ne planin fizik, por edhe ne planin astral, faktor qe truri yne do e perkthente ne nje forme me te kuptueshme si intuita apo instikti.

Kush nuk i ka thene apo te pakten thjesht t’i kete menduar fraza te tipit: “E kisha thene une qe ai/ajo nuk me pelqente”, “dicka me thonte qe duhet te kisha kujdes nga ai person”, apo “me ke pelqyer qe nga momenti i pare qe jemi njohur.”

Por te gjitha keto gjera ne lidhje me aurat, ne fakt cfare lidhje kane me vampiret?

Le te ndalojme njehere ne nje plan reaksionesh kimike dhe fizike, duke lene menjane planin shpirteror. Ne fakt duhet te flasim ketu per energji dhe jo per ‘shpirtra’ dhe ‘entitete shpirterore’.

Te mendojme qe ekzistojne individe qe kane zhvilluar nje aftesi te pandergjegjshme per tu ‘ushqyer’ me kete forme energjie; persona te cileve kjo aura e vete ka marre nje ndergjegje te veten “magnetike- gjuetare” qe tenton te terheqe drejt vetes se saj pozitiven apo negativen e projeksioneve te te tjereve edhe ne distance me te medha se 50 cm, edhe keshtu, pa patur kontakt.

Rasti A

Asistojme ne nje konference apo ne nje leksion, dhe edhe pse trajtohet nje argument me interes te madh per ne, ndihemi te spostuar ne ate pike sa kemi shenja pergjumje. Shohim rreth nesh, e pothuajse te gjithe te tjeret kane simptoma te ngjashme, pervec njerit: relatorit te rradhes. Ai duket sikur merr me shume energji nga pergjumja e te tjereve dhe nese nuk do te nderhynte dikush (duke i treguar me shenje oren), do te vazhdonte edhe per shume kohe.

Rasti B

Cdo here qe takojme mikun/en X, kemi nje ndjesi te brendshme ankthi dhe debulese emotive. Te gjithe na njohin si persona te shkathet dhe komunikues, por me ate prezence, nuk ndihemi mire dhe tentojme te marrim siguri. Shpesh keto sensacione qendrojne per ore te tera e per te mos thene dite me rradhe. Por X ndihet shume mire, dhe kembengul qe te takohemi serish shpejt.

Rasti C

Fenomen invers. Eshte nje periudhe e veshtire, kur mendimet, preokupmet dhe tensonet na bejne te ndihemi keq. Megjithate, duke takuar Y arrijme te ndihemi shume me mire, duke jetuar momente qe marrim veten menjehere; fillojme te qeshim, ndihemi mire me veten tone dhe me te tjeret. Kemi nje ndjesi rikarikimi te cuditshme.

Ne rastet e pershkruara, relatori dhe miku X mund te jene Vampiret tane Energjike, ndersa Y mund te jete nje dispensator i mundshem (nje nga ata qe kane energji me tepri dhe e emetojne ate energjine shtese ne favor te te tjereve. Zakonisht jane apo do te jene lidera). Megjithate me kujdes, pasi nese verejme qe Y fillon te humbase ‘energji’ gjate fitimit tone te energjise, mund te ndodhe qe Vampiret te jemi ne!

Ja cfare eshte Vampiri Energjik; nje subjekt i afte te atakoje sferen tone energjike ne favorin e tij. Dhe nese eshte ashtu si supozohet, qe aura eshte e lidhur me trupin fizik, ne e perceptojme kete vjedhje energjie ne planin emotive dhe planin fizik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Vampirizmi Energjik
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  E N T I T E T E-
Kërce tek: