PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Asteroidi Apophis

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Asteroidi Apophis   Mon Jan 14, 2013 9:23 pm

Asteroidi Apophis: Kercenim serioz apo nje dhurate e mrekullueshme


Asteroidi Apophis ka terhequr serish vemendjen e shkencetareve: te merkuren, me 9 janar, ai fluturoi ne nje distance prej 14.5 milione km nga Toka. Sipas llogaritjeve te nje sere specialisteve, ne vitin 2036 ai, nese do te ndryshoje orbiten e vet, do te perplaset me planetin tone.

Asteroidi, i quajtur me emrin e Perendise se lashte egjiptiane te erresires dhe te shkaterrimit, paraqet ne vetvete nje mollok me mase prej rreth 50 milione ton dhe nje diameter gati 300 metra. Ne prill te vitit 2029, thone ekspertet, ai do t’i afrohet Tokes ne nje distance afersisht 36.000 kilometra. Kjo eshte lartesia e orbitave te sateliteve gjeostacionare. Ndersa ne qofte se Apophis do te ndodhet pikerisht ne largesine 30404.5 kilometra larg nga Toka, ai atehere, sic thone shkencetaret, mund te pozicionohet ne te ashtuquajturen vrime celesi gravitacionale. Ne te forca e gravitetit te Tokes eshte ne gjendje ta shtyje, ta zhvendose asteroidin ne nje drejtim te rrezikshem. Megjithate, rreziku i perplasjes se Apophis me Token nuk duhet ekzagjeruar, thekson eksperti rus i Institutit te Astronomise, Dimitri Vibe:

- Rreziku i perplasjes se tij me planetin tone sot per sot vleresohet ne raportin 1: 50 mije, qe do te thote se probabiliteti i ndeshjes ne 2036 eshte jashtezakonisht i vogel. Megjithate, Apophis-it i duhet kushtuar vemendje serioze, sepse megjithe permasat e veta relativisht te vogla asteroidi ka nje mase dhe shpejtesi te madhe. Nese ai do te perplaset me Token, gjate kesaj do te ndodhe nje shperthim me fuqi ne disa mijera megatone. Kjo do te jete nje katastrofe me karakter rajonal.

Po a mund te shmanget valle rreziku kercenues qe vjen nga hapesira kozmike ne formen e asteroidit Apophis? Per shembull, te ndermerren perpjekjet per ta goditur ate ne ndonjefare menyre ose per t’i ndryshuar trajektoren e fluturimit. Ja se cfare thote eksperti rus Dimitri Vibe ne lidhje me keto sugjerime:

- Ekzistojne disa projekte qe mundesojne zhvendosjen e caktuar ne kohen e duhur te Apophis per te evituar perplasjen me te ne te ardhmen. Por ne kete rast duhet vepruar me shume kujdes, sepse tani propabiliteti i perplasjes me te eshte tejet i vogel. Kurse ne me veprimet tona mund te provokojme rritjen e tij.

Midis shkencetareve ka edhe kundershtare te vendosur te perpjekjeve per te nderhyre ne rrugen e fluturimit te Apophis. Sipas Zedhenesit te Observatorit rus Pulkovo, Smirnov Sergei, asteroidi eshte nje dhurate e vertete per astronomet.

- Takimet periodike me ta jane te dobishme per te kuptuar me mire natyren e trupave qiellore. Prandaj, varianti me ideal do te ishte vendosja ne trupin e asteroidit e pajisjeve qe do te mundesonin percaktimin e sakte te pozicionit te tij ne hapesiren kozmike. Dhe ne qofte se do te rezultoje se ne vitin 2029 afrimi do te jete me i rrezikshem se sa pritej, atehere mund te ndermerret njefare ndryshimi i kesaj orbite.

Per te survejuar zhvendosjen e Apophis ne hapesiren kozmike shkencetaret po pergatiten per te vendosur ne trupin e asteroidit ose ne afersi te tij nje fener radio. Teknologjia do te lejoje perfeksionimin e saktesise se parashikimit te levizjes se ardhshme te trupit kozmik. Leshimi i anijes kozmike, qe do te coje tek asteroidi satelitin fener radio, eshte planifikuar pas vitit 2020.(zeri i rusise)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Asteroidi Apophis
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I :: A S T R O N O M I-
Kërce tek: