PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lindja e mitit të vampirit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Lindja e mitit të vampirit   Thu Mar 01, 2012 11:01 pm

Lindja e mitit të vampirit


Të kërkosh origjinën e mitit të vampirit është një ndërmarrje pothuajse e pamundur, përsa njihet universalisht, megjithëse me emra dhe karakteristika të ndryshme
Lindja e mitit të vampirit

Edhe të sqarosh etimologjinë e fjalës "vampir" nuk është e lehtë. Hipoteza më e mundshme është se derivon nga hungarezçja "vàmpir", një fjalë me origjinë sllave që gjendet në të njëjtën formë në rusisht, polonisht, çekisht, serbisht dhe bullgarisht.

Në formën e tij "vampir" (rusishtojugore "upuir", formë arkaike "upir") është konfrontuar me lituanishten "wempti" = të pish. Janë gjetur edhe afërsi me rrënjën indoariane "ud" apo "wod", nga derivojnë greqishtja "udor" dhe serbokroatishtja "voda", domethënë ujë.

Fjalët "delfin" dhe "uterus" kanë të njëjtën etimë. Në Greqi, termi aktualisht në përdorim për të treguar vampirin është "brukòlakas", që mund të transformohet si "vrykolakas", me origjinë sllave. Fjala sllovene "volkodlak" do të ishte në fakt ekuivalenti i anglishtes werewolf.

Gjuha e vetme në të cilën kjo fjalë asociohet me vampirin është serbishtja, për faktin që populli sllav (dhe sidomos serbët) beson se një njeri që ka qenë në jetë njeri ujk, pas vdekjes mund të bëhet vampir.

Në kuadrin e mitologjisë klasike, të shumta janë historitë që tashmë në njëfarë mënyre i paraprinin traditës së vampirizmit. Për shembull, në Greqi besohej tep Empusi, lloj shtrigash apo divash, me pamje tani të frikshëm tani të bukur, që jetonin në pyje apo shpella nga ku dilnin vetëm natën në kërkim të mishit të njeriut apo të gjakut të foshnjeve.

Libia, Siria dhe Thesalia qenë vendet e preferuara të Lamieve, kafshë me fytyrë gruaje që tërhiqnin burrat duke u shfaqur vetëm nga beli e lart. Tregohej se sapo i afrohej një burrë, ato e gllabëronin. Lamia është për t'u rilidhur me një djall femëror shpesh të kujtuar tek Talmud dhe e quajtur Lilith.

Ajo vepron sidomos natën dhe zhduket në agim, kurth preferencial për fëmijët, por nuk përton që të tërheqë burrat kur flenë. Ky mit përhapet edhe në Romën e lashtë, ku pati më shumë fat besimi tek Striges-at, gra të moshuara dhe dashakeqëse, të afta që të shndërroheshin në zogj të egjër, që thithnin gjakun e foshnjeve dhe fëmijëve.

Besimi tek Striges-at penetroi lehtësisht edhe në vendet sllave, në Daki e në Greqi, në vijim të ekspansionit romak në këto territore. Për shembull, pranë popullit rumun Strigoica është një shpirt i keq që me formën e zogut - vampir pi gjak njerëzor.

Për sa të ngjashëm dhe me lidhje fisnore me vampirët, Striges-at duhet të konsiderohen si të ndryshme. Në fakt, vampiri është trupi i ringjallur i një personi të vdekur, ndërsa Striges-at janë qënie të gjalla që mund të marrin formën e zogut të egër.

Edhe pse miti i vampirit njihet në të gjithë Europën, qenë sidomos vendet e Lindjes, në pjesën më të madhe sllavë, që i dhanë kredit më të madh këtyre supersticioneve. Midis këtyre popujve ishte shumë i përhapur koncepti i trupit të pavarur nga shpirti.

Edhe gjatë jetës, shpirti përkohësisht mund të shkëputej nga njeriu (për shembull gjatë gjumit) dhe të penetrojë në objekte të pashpirt, bimë, kafshë apo persona të tjerë. Veç të tjerash, ishte zakon i përhapur që të vendoseshin në varre ushqime apo pije, për të lehtësuar kështu situatën e trishtuar e të vdekurit dhe për ta shpëtuar të gjallin nga kërcënimi që ky i fundit mund të përbëjë.

Kështu, nëqoftëse miti i vampirit gjeti terren pjellor në frikën e një rikthimi të pazakonshëm të vdekjes, megjithatë ekzistojnë arsye të tjera që shpjegojnë sesi vallë ky mit është kaq i rrënjosur tek popujt sllavë: nga njëra anë, shfaqja e papritur e ciganëve në Europën Lindore; nga ana tjetër impakti me doktrinat e bogomilëve. Së fundi, shtohen epidemitë dhe zitë e bukës të stërzgjatura që shpesh i masakruan këto zona.

Tashmë është sqaruar se vendlindja e ciganëve është India veriore. Në fakt, ata janë për t'u lidhur me një degë të kastës së ulët të hierarkisë indiane (pari jashtë kaste), që për arsye akoma jo shumë të qarta (ndoshta zi buke të rënda apo revolucione të brendshme) e braktisi truallin e vet për t'u shtyrë drejt Perëndimit. Ekspansioni i parë masiv në Europë i ciganëve datohet në fillimet e shekullit XV. Qendër e tij duket të ketë qenë fillimish Vllahia dhe Moravia, më pas rajonet danubiano - karpatase dhe nga këtu, me shumë seri, e gjithë Europa.

Për atë që ka të bëjë me mitin e vampirit, është për t'u përjashtuar që ai pësoi një ringjallje për faj të drejtpërdrejtë të ciganëve, por më shumë prej përgjegjësisë së popullsive rezidente mikpritëse. Në fakt, nga njëra anë ciganët kërkonin që të mos i trazonin shumë ata që i mirëprisnin, duke u deklaruar kristianë dhe duke atribuar origjina mitike, nga ana tjetër preokupoheshin edhe që të tregoheshin bartës fuqish të mbinatyrshme, duke u rrethuar me një farë aureole prestigji dhe misteri. Logjikisht, një qëndrim i tillë mund të rezultonte i rrezikshëm.

Në fakt, menjëherë sapo ndodhnin episode, shkaqet e të cilëve qenë të panjohur (epidemi apo zi buke të rënda të shoqëruara me fenomene kanibalizmi), koka e turkut ishte një hap larg. Cigani, origjina e panjohur dhe praktikat misterioze të të cilit e bënin outsider par excellance, ngjallte frikë, siç gjithçka që është ndryshe.

Duke mos ua njohur besimet fetare, mitet dhe supersticionet, popullsitë rezidenciale nuk mund të bënin gjë tjetër veçse t'ia shpiknin, duke ia errësuar aspekte të caktuara tragjike të pasurisë së tyre kulturore dhe t'ia ngjisnin ciganit. Ja kështu që ky i fundit bëhej një shtrigan i rrezikshëm, i përkushtuar ndaj praktikash të turpshme (kanibalizëm, vampirizëm, likantropi).

Sekti kristian i bogomilëve refuzonte gjithçka që ishte materiale, për sa vepër e Djallit, ndërsa Zotit i ishte atribuar krijimi i gjithçkaje që ishte shpirtërore. Ama nuk bëhej fjalë për dy forca antietike dhe autonome, përsa Djalli konsiderohej djali i madh i Zotit, që duke u rebeluar ndaj vullnetit të të jatit, përzihet nga ky i fundit.

Bogomilët refuzonin Dhiatën e Vjetër dhe ortodoksinë kristiane, të kapur sipas tyre pas praktikash dhe ceremonish të lidhura me materien dhe, për pasojë, krijesa të këqia të Djallit. Akoma më shumë, ata qenë krejtësisht indiferentë ndaj pushtetit laik. Refuzimi i aurotitetit tokësor i bëri shumë aderues që të praktikojnë një asketizëm të ngurtë dhe të dënojnë çdo formë bashkimi fizik, sidomos nëqoftëse kanalizohej në martesë dhe drejtohej nga shtimi. Bogomilët qenë me prejardhje nga Sira dhe Armenia.

Në pragun e shekullit IX u shtynë drejt Bullgarisë nga ku, të mbrojtur nga Perandori Pjetër, mundën ta shtrinin predikimin e tyre në të gjithë territorin. Duke qenë se Kostandinopoja e kish nënshtruar Bullgarinë në vitin 1019, bogomilët morrën një pozicion armiqësor ndaj klerit zyrtar bullgar, i cili sipas tyre imitonte në mënyrë të keqe salltanetin bizantin.

Është e ligjshme të mendohet që midis popullit bullgar të mos mungonin ndjekësit, që me entuziazëm punuan që ta ndihmonin sektin, deri sa ta bënin të merrte një karakter kombëtar, i rrezikshëm për pushtetin laik dhe klerin e atëhershëm.

Nga këtu persekutimet sistematike të tyre, të zgjatura deri në fillimet e shekullit XV, domethënë deri kur Bullgaria rifitoi autonominë e saj. Megjithatë, patën kohë që të përhapeshin, përveçse në vende të tjera sllave (Serbi, Bosnje, Dalmaci), edhe në Itali, Francë, Gjermani dhe Angli.

Qysh gjatë persekutimeve filluan që të krijohen në kuadër të sektit pozicione gjithnjë e më antiklerikale. Kush nuk bindej tentonte që ta orientonte kultin e tij drejt Djallit, i shtyrë nga urrejtja ndaj persekutuesve të tij.

Por këta shkelës nuk qenë sigurisht pranuesit fillestarë të doktrinave: përkundrazi, bëhej fjalë për skllavin e trishtuar që ishte bërë pjesë e sektit me shpresën që të dilte nga një situatë poshtrimi e vuajtjeje dhe që tani ndodhej i persekutuar dhe i ndaluar. Këta njerëz, me qëllim që të thithnin favoret e entitetit malinj, arritën në një rivlerësim të natyrshëm të trupit, duke theksuar se, ashtu si shpirti garantonte mundësinë e mbijetesës, një e drejtë e tillë mund t'i takonte edhe trupit.

Natyrisht, parimi i pavdekshmërisë së trupit individualizohet tek gjaku. Shpjegohet kështu shfaqja e sekteve kuriozë që pranonin se kishin zbuluar misterin e ringjalljes së Krishtit. Kjo dëshirë pavdekshmërie ishte më shumë se çdo gjë tjetër një dëshirë naive pushteti, e kuptueshme nëqoftëse mendohet se ata që aderuan qenë mbi të gjitha njerëz që në ekzistencën e tyre të mjerë nuk kishin pësuar gjë tjetër veçse fyerje dhe angari.

Dëshirat e tyre për hakmarrje bëheshin tani reale. Ashtu si Lamie dhe Striges pinin gjakun e foshnjave, njëlloj duhet të bënin këta njerëz, tashmë të kaluar në rangun e magjistarëve apo të shtrigave.

Pamja e vampirit

Por kush ishte i destinuar të bëhej vampir? Në përgjithësi bëhej fjalë për njeri që për disa kërkesa të pazakonshme ngjallnin një ndjenjë mosbesimi apo frike. Lista është kështu shumë e gjatë dhe përfshin: keqbërësit, kriminelët, kush kishte kryer incest, homoseksualët, kush kish bërë dëshmi fallse apo kish gënjyer nën betim, vetëvrasësit.

Për sa u përket të çkishëruarve, rastet e vampirizmit prej çkishërimi lindnin nga fakti që kristianët ortodoksë mendonin se kufoma e një të çkishëruari nuk mund të dekompozohej deri kur të mos nxirrej nga varri dhe prifti të mos mbante lutjet e duhura.

Nëqoftëse kjo nuk mjaftonte, iniciativa merrej nga populli, i cili adoptonte metoda më mizore, sidomos kur kufoma shfaqej e padëmtuar pas 3, 7 apo 9 vjetësh: menjëherë i shkulej zemra me një shkop ose digjej. Mund të jetë interesante të vërehet se katolikët, në ndryshim nga ortodoksët, e mendonin mosdëmtimin e një trupi si shenjë shenjtërie.

Shumë kategori të tjera njerëzish konsideroheshin vampirë potencialë: fëmijët ilegjitimë, djali i shtatë i një djali të shtatë, fëmijët e lindur të vdekur apo me dhëmbë, ata jo të pagëzuar pas 7 vjetësh, kush vdiste nga sulmi i një vampiri, njerëzit me "buzë lepuri" dhe ata me flokë të kuqe. Kjo si pse besohej që Kaini dhe Juda kishin flokë me këtë ngjyrë, ashtu dhe pse flokët e kuq qenë shumë të rrallë në Europën Lindore dhe kështu që ngjallnin mosbesim.

Disa sëmundje të rralla konsideroheshin si të lidhura me vampirizmin, si albinizmi apo porfiria: të prekurit nga kjo sëmundje kanë thonjtë, dhëmbët dhe flokët si fluoreshentë dhe, pasi që trupi i tyre nuk e metabolizon hekurin, duhet ta marrin në formë më të përtypshme, si për shembull likuide. Nuk mund të hanë hudhër, përderisa ajo shkatërron qelizat e gjakut dhe hekurin për të cilin trupi ka nevojë. Në disa raste shumë të rënda anemike, trupi mund të dobësohet dhe të prodhojë një dëshirë të fortë për gjak.

Edhe të sëmurët me tuberkuloz paraqesin simptoma të ngjashme me ato të një sulmi vampirik, si humbja e peshës apo sfilitja. Përsa i përket pamjes, vampirët përgjithësisht përshkruhen në folklor si të dobët, kockë e lëkurë, me sytë e kuqe dhe zgavrorë, lëkurën e thatë, të bardhë shumë të ftohtë, flokët e pakrehur, buzët e kuqe e të lagështa (por shpesh kanë "buzë lepuri"), dhëmbët e fortë e të mprehtë, thonjtë e ngjashme dhe të gjata. Në raste të caktuara kanë vetëm një vrimë hunde.

Siç shikohet, është një pamje shumë e ndryshme nga ajo që ofrohet nga letërsia dhe kinemaja. Pavarësisht kushteve të tyre fizike, vampirët posedojnë forcë të madhe, mund të vrapojnë shpejt si era dhe të transformohen në mjegull, pluhur fosforeshent apo në ujk.

Kurse përsa i përket identifikimit me lakuriqin e natës, ai duket i kufizuar vetëm midis fshatarëve rumunë. Në përrallat e këtij populli lakuriqi i natës shpesh është simbol fatkeqësie, duke pasur parasysh pamjen e tij djallëzore dhe jetën e natës dhe midis fshatarëve konsiderohet i rrezikshëm.

Në fakt, këta të fundit u referojnë histori të çuditshme lakuriqëve të natës, që sulmojnë si bagëtinë nëpër stalla që t'u pijnë gjakun, ashtu dhe njerëzit, duke i bërë të çmendur apo duke i frikësuar deri në atë pikë sa të vdesin brenda pak javësh. Lidhja në këtë pikë rezulton e qartë. Nga ana tjetër, tashmë Djalli në folklorin rumun mund të marrë dukjet e një lakuriqi të natës.

Teoria që do ta shpjegojë këtë lidhje duke marrë për bazë lakuriqët e natës vampirë të Amerikës së Jugut duket në të vërtetë e pabazuar. Këta gjitarë u bënë të njohur në Europë vetëm nëpërmjet relacioneve të udhëtimeve të shekullit XVIII dhe gjithsesi qenë të njohura vetëm në mjedisin kulturor të atëhershëm, sigurisht që jo në nivel popullor. Qe lakuriqi i natës që merr emrin e vampirit, jo e anasjellta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Lindja e mitit të vampirit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» AGIM GASHI:30 DHJETORI DITËLINDJA IME E DYTË
» BEQIR SINA:NEW YORK-Kremtohet me një aktivitet ndërfetar Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s.
» Milaim Zeka: Në Kumanovë veç 3 shqiptarë të vrarë, 7 të masakruarit janë emigrantë nga Lindja e Mesme
» Historia e jetës dhe e vdekjes së Fatime Sokolit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  E N T I T E T E-
Kërce tek: