PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nje komete e re e zbuluar mund te ndricoje me shume se Hena

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Nje komete e re e zbuluar mund te ndricoje me shume se Hena   Thu Jan 10, 2013 2:08 am

Nje komete e re e zbuluar mund te ndricoje me shume se Hena


Nje eveniment shume i vecante qiellor mund te ndodhe ne vitin 2013. Dhe personat qe u pelqejne te merren me vezhgimin e qiellit si edhe padyshim astronomet do te jene shume te kenaqur nga ky lajm.

Nje komete e zbuluar rishtzi, pritet qe te kaloje shume afer Diellit, duke vene ne 'skene' ate qe mund te jete 'shfaqja' qiellore e njeqindvjecarit.


Dy astronome amatore ne Rusi kane meriten e zbulimit te objektit, i njohur me emrin Kometa ISON, nje emer i vene ne nder te International Scientifiv Optical Network, atje nga eshte bere zbulimi i kometes.


"Objekti ishte i ngadalte dhe kishte nje levizje unike. Por ne nuk mund te ishim te sigurte qe ishte nje komete, pasi shkalla e imazheve tona ishte shume e vogel dhe objekti ishte shume kompakt." - ka thene Artyom Novichonok, nje prej zbuluesve te kometes.

Me pas, vezhgime te metejshme si edhe kerkime te tera neper imazhet e arkivave te asak zone e konfirmuan zbulimin e kometes, zbulim i bere nga Novichonok dhe Vitali Nevski. Objekti u gjet matane orbites se Jupiterit.

International Astronomical Union's Minor Planet Center parashikon qe Kometa ISON mund te jete e dallueshme p teleskope, e madje edhe pa dylbi per banoret e Tokes qe nga fillimi i nentorit i vitit 2013 e deri ne javet e para te janarit te vitit 2014.


Edhe Curiosity i NASA_s qe ndodhet ne Mars mund te regjistroje dicka nga kometa kur ajo te kaloje prane planetet te kuq ne fillim te tetorit.

Me shume mundesi udhetimi i kometes do te kete filluar nga Oort Cloud, nje grumbull shkembinjsh akullnajore qe rrethojne diellin ne rreth 50,000 here me larg se sa orbita e Tokes. Kometa ISON pritet te kaloje me nje afersi prej 700,000 miljes ose 1.1 milion kilometra larg diellit ne daten 28 nentor.


Nese i mbijeton ketij udhetimi, kometa mund te jete me e shndritshmja qe shfaqet ne qiejt e Tokes qe ne vitin 1965 dhe mund te jete e dalleshme edhe me sy te lire e madje edhe gjate dites.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Nje komete e re e zbuluar mund te ndricoje me shume se Hena
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kriteret për të përfituar bursë
» Gruaja që bën çudira
» Sadik Bejko: Mbi mitet dhe çmitizuesit
» Receta popullore për të kuruar tiroidet
» Vladimir Bruçaj: Shqiptarët në Europë duhet të shkojnë të bashkuar, por si europian

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I :: A S T R O N O M I-
Kërce tek: