PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Përse nuk duhet besuar parashikimeve astrologjike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Përse nuk duhet besuar parashikimeve astrologjike   Wed Jan 02, 2013 12:35 pm

Përse nuk duhet besuar parashikimeve astrologjike


Si çdo vit në këtë kohë, nuk ka revistë që nuk ofron llogaritjet dhe parashikimet e saj astrologjike nga harku i qiellit. Për kënaqësinë e lexuesit, me qindra parashikime të llojllojshme botohen në fillim të vitit. Një studim i fundit tregon se 90% e njerëzve njohin shenjën e tyre zodiake dhe një e treta e popullsisë zvicerane beson se "mund të ketë disa të vërteta në astrologji". Ndërsa në Google ofrohen gati 140 milionë shpjegime për "horoskopin" dhe gati 22 milionë për "astrologjinë", transmeton Albinfo.

Megjithatë, kjo mani ende lë shumë shkencëtarë skeptikë. Profesori i biofizikës, Henri Broch është drejtor i Laboratorit të Universitetit në Nices Sophia Antipolis. Si i tillë, ai mëson artin e dyshimit. Një dyshim, i cili për të është i nevojshëm, pasi për të astrologjia dhe horoskopët janë një fushë pa themele shkencore.

Sipas tij, astrologjia "punon" kryesisht nëpërmjet përdorimit të zgjuar që ata e quajnë "Efekti lavaman". Ai shpjegon: "Shumë i njohur në psikologji, ky parim ka qëllim të bëjë fjali boshe dhe të paqarta, që nuk kanë kuptim të veçantë. Megjithatë, kur një person i lexon këto fjali, ai shton pothuajse automatikisht rrethanat personale që i bëjnë këto deklarata të besueshme për të. "Më konkretisht", në qoftë se ju themi se ju keni nevojë që të tjerët t’ju duan dhe t’ju admirojnë, por që ju jeni në gjendje të kritikoni vetveten, është e qartë se ky përshkrim mund t’ju përputhet... sikur që mund t’iu përputhet pothuajse të gjithëve".

Me pak fjalë, sipas Brochit, ne jemi të prirë të pranojmë deklarata të diskutueshme apo të rreme, në qoftë se ato janë duke shkuar në një drejtim që na përshtaten dhe që janë mjaft pozitive. "Ne jetojmë në një shoqëri të vetpërqendruar dhe njerëzve u pëlqen të flasim për ta”. Kur u themi se yjet janë duke kërkuar fatin e tyre, është po ashtu pjesë e kësaj prirjeje.

Bazat e astrologjisë janë shumë të thjeshta: karakteri dhe fati i një personi përcaktohet nga pozicionet e diellit, hënës dhe planetëve në momentin e lindjes. Nga llogaritjet dhe interpretimet e bashkëveprimit në mes të këtyre pozicioneve të ndryshme, një astrolog mund të ndjekë dhe të shpjegojë personalitetin dhe çastet e rëndësishme të jetës së njeriut. Megjithatë, sipas Henri Broch, "fizika ka dëshmuar në mënyrë të qartë se planetët kanë më pak ndikim mbi njerëzit sesa objektet e jetës së përditshme. Pasi që boshti i Tokës, i cili sillet rreth vetes, sipas një mekanizmi të njohur (presioni i ekuinokseve) ka ndryshuar, të gjitha shenjat e zodiakut kanë ndryshuar gjatë shekujve. Kështu që, të gjithë ata që janë të shenjës Dashi, në të vërtetë janë të shenjës Peshku!

Për të shpjeguar se disa parashikime "lëvizin", Henri Broch kthehet në "ligjet e probabilitetit". Disa vjet më parë, laboratori i tij kishte arritur të dëshmojë se në një horoskop, i cili mbulonte 1096 ditë, parashikoheshin 169 tërmete. Në realitet, ndodhën vetëm 33 tërmete. Megjithatë, në qoftë se aplikohet formula matematikore, kjo shifër 33 korrespondon saktësisht me rezultatet që do të ishin arritur po të kishim bërë parashikime të rastësishme".

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përse nuk duhet besuar parashikimeve astrologjike
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SI TE HUMBNI PESHEN E TEPERT
» Nuk kemi besuar se ekziston një organizim kaq i mirë i FFSHGJ-së dhe i klubeve shqiptare në Gjermani
» Kush i tha Zahir Pajazitit ta vranë Dr. Rugoven?-Flet Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit: Duhet të zbardhet vrasja e Zahirit
» Kastriot Myftaraj: Një ditë, Perëndimi do t’ u thotë shqiptarëve se duhet të luftojnë fundamentalizmin islamik
» Femra, ja këshillat sekrete që duhet t’i dini?!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I-
Kërce tek: