PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  SHËNDETI SIPAS HOROSKOPIT, JA SËMUNDJET SIPAS SHENJAVE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: SHËNDETI SIPAS HOROSKOPIT, JA SËMUNDJET SIPAS SHENJAVE   Sat Dec 22, 2012 12:54 pm

SHËNDETI SIPAS HOROSKOPIT, JA SËMUNDJET SIPAS SHENJAVE

SHËNDETI SIPAS HOROSKOPIT, JA SËMUNDJET SIPAS SHENJAVE

Shënjuesit të akrepit i përket zorra e trashë dhe zorra e zgurdhit. Gjithashtu edhe organet e sekretimit, pra edhe gjëndrat embrionale. Sistemi i akrepit ngjallë jetën e re dhe eliminon atë të vdekurën, atë të përfunduarën. Akrepat janë të pirur të vuajnë nga sëmundjet e organeve që prodhojnë sekret dhe atyre gjenitale.



Dashi

Personat që i përkasin shenjës së Dashit janë të ndjeshëm, kanë shumë marramendje, zjarrmi të lartë apo ndezje. Ndaj ata duhet të ruajnë fuqitë dhe shëndetin e mirë. Mjekësia astrologjike këshillon që ata të merren me aktivitete më të “nxehta”, respektivisht të ushtrojnë sporte të ashtuquajtura luftarake, në të cilat deshët mund ta tregojnë veten mirë. Gjimnastika, vallëzimi dhe e ashtuquajtura Terapi e Rajshit (thënë shkurt e shqip: seks). Mirëpo, tek njerëzit që i përkasin kësaj shenje, edhe skijimi dhe çiklizmi kanë efekte shumë të mira. “Deshët” edhe përpos nevojës së zbrazjes së energjisë së madhe, megjithatë duhet të pushojnë shpesh dhe relaksohen mirë gjatë ushtrimeve fizike. Në këto momente i rezervoni vetes kohë dhe çaste të mjaftueshme kur mund të merrni në dorë sërish ndonjë libër, po ashtu të dëgjoni edhe muzikë, ndërkaq mendimet që ju sillen çdo ditë në kokë t’i hiqni qafe, së paku për ca qaste. Këshilla: Sa më shpesh që keni mundësi bëni masazh të fytyrës.


Demi
Demi mund të ketë probleme me qafën dhe grykën së bashku me gurmazin, bajamet, veshët, hundët, gjuha, buzët dhe zverku (zverku i demit!) si dhe balli. Sistemi i demit është ndërrimi i oksigjenit, pra përpunimi i ushqimit, jo vetëm organet e tretjes, por edhe gjëndrat e regjionit të ballit janë pjesëmarrëse në veprim. Demat janë të pirur të vuajnë për kohë te gjatë nga sëmundje të ndryshme, Sëmundjet tek ta zakonisht shtrihen në rrugë joproporcionale (pra të mbitheksuar) veçmas në regjionin e organeve dhe të sistemit të frymëmarrjes. Demat janë gjithashtu të prirur që të kenë mbipeshë të theksuar dhe të tejkalojnë paksa me marrjen e ushqimit. Masat e preferuara për ta janë: agjërimi, masazh, puna në kopsht, muzika e mirë dhe qëndrimi në natyrë të pastër. Këshilla: filloni me një regjim të agjërimit (dietës) dhe do të vëreni se sa të ç’lirë do të ndjeheni në pjesë të ndryshme të trupit.


Binjakët
Sistemi i binjakëve është tërësisht sistemi qendror i nervave së bashku me mushkëritë, si dhe sistemi i imunitetit dhe gjëndrës së ashtuquajtur Thymus. Zakonisht binjakët janë të pirur të vuajnë nga mushkëritë (ngase në parim ata pinë duhan së tepërmi!), nga pengesat në sistemin nervor dhe nga ndezjet në brinjë e gjoks. Ndikojnë pozitivisht ushtrimet në të marruarit frymë, bisedat, terapitë për ç’lirim dhe terapitë për nxehje si p.sh. akupunktura. Me rëndësi të veçantë për ju edhe: i ashtuquajturi “tush në oksigjen”, ne formë të shëtisë në ajër të pastër.


Gaforrja
Gaforrja shënjon lukthin, tek gratë- gjinjtë si dhe mitrën, gjëndrat e pështymës, pastaj më tej të gjitha vrimat e lëkurës (mbështjellësit) të trurit, bebëzën e syrit, mbështjellësin (lëkurën) e zemrës dhe membranat e nervave. Gaforret janë të pirur të vuajnë nga sëmundjet e lukthit, nga depresionet, hypohondria. Ata duhet të jenë më optimist, gjërat t’ i marrin më shtruar. Terapitë e preferuara janë kurat në ujë dhe marrja në mënyrë të veçantë i çajit të malit/barishte (si tip lulelakre, por me stap të gjatë dhe fleta të gjera). Këshilla: nëse keni mundësi dhe hapësirë bëjeni një kopsht personal me lloj-lloj barishte duke filluar nga çaji i kamomilës, çaj nane etj.. Nëse nuk keni kopsht, atëherë mbusheni një bidon të bukur në terrasë ose diku në dritaren pranë tavolinës së kuzhinës. Angazhimi me këtë lloj aktiviteti do t’ju qetëson.. Ky lloj i “hobit” të ri , juve si tip social që jeni, do t’ua rivendos baraspeshën e humbur dhe do t’ju bëjë të kënaqur.


Luani
Zemra, shpretka, shtylla kurrizore si dhe arteriet shënjojnë shënjuesin e diellorit luan. Luanët kanë tendenca të vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut por edhe nga dhimbjet e shpinës. Ata, mu për këtë, do të duhej që më shpesh të pushojnë e ç’lirohen, të bëjnë shëtitje të gjata dhe të mos e mbivlerësojnë gjithnjë e më shumë vetveten. Për luanët terapitë tipike janë ato të ashtuquajturat terapitë e vallëzimit, banjat në diell dhe qëndrimi në lartësi. Këshilla: Gjithnjë kur të keni kohë të lirë, shtrijuni në bankë në një cep të kopshtit, dhe nënshtrojuni rrezeve jopërclluese të diellit. Për shënjuesit e zjarrtë si ju, drita është balsam i shpirtit. Për ju, po ashtu, edhe lëvizja është e nevojshme. Luanëve, deshve dhe shigjetarëve ushtrimet fizike të rregullta ju bëjnë shumë mirë. Do të ishte mirë që së bashku me partnerin tuaj të regjistroheni në një shkollë vallëzimit. Lëvizjet ritmike ju bëjnë shumë mirë në mbajtjen e trupit, dhe ju ndihmojnë që të ç’liroheni fizikisht dhe shpirtërisht.


Virgjëresha
Këtë shenjë e përcaktojnë zorra e trashë, gjëndrat e stomakut dhe organet tjera që dërgojnë elemente për tretje ( mëlçia e zezë, vreri). Sistemi i virgjëreshave është sistemi i vlerësimit të ushqimit. Virgjëreshat janë të pirur të vuajnë nga pengesat dhe vështirësitë në sistemin e tretjes në regjionin e zorrëve. Për këtë arsye ata/ato do të duhej t’i kushtojnë rëndësi ushqimit (mos të punojnë shumë, natyrisht jo edhe pak!) dhe para së gjithash: të qeshin shumë. Virgjëreshat e mbajnë shëndetin përmes dietave dhe ushqimeve me origjinë natyrore, me bimë shëruese dhe barishte të ndryshme, që ndikojnë në qetësimin e sistemit tretës, përmes kurave të agjërimit dhe meditimit. Familjet e tyre, miqtë etj. nuk mund ta marrin as me mend se sa vibrime të ndjeshme kanë nervat e kësaj shenje


Peshorja
Shënjuesit të peshojës i përket pjesa e veshkave si dhe korja e veshkave pranë, mëshikëza dhe regjioni i ijëve. Sistemi i peshores (apo funksionet) krijojnë baraspeshë dhe rregullojnë: p.sh. vlerat e PH-së së gjakut të veshkave, temperaturën përmes “termostatit” në tru. Të lindurit peshore priren të kenë ndezje në veshkë dhe mëshikëz, por edhe gurë në veshkë. Terapia tipike e peshoreve është ajo me muzikë dhe përmes vallëzimit. Ndihmojnë edhe terapitë përmes bisedave që ka mundësi të bëhen edhe me miq. Këshilla: përdoroni sa më shumë lëngje në formë të çajeve natyrale.


Akrepi
Shënjuesit të akrepit i përket zorra e trashë dhe zorra e zgurdhit. Gjithashtu edhe organet e sekretimit, pra edhe gjëndrat embrionale. Sistemi i akrepit ngjallë jetën e re dhe eliminon atë të vdekurën, atë të përfunduarën. Akrepat janë të pirur të vuajnë nga sëmundjet e organeve që prodhojnë sekret dhe atyre gjenitale. Por nganjëherë edhe nga pasojat e jetës së tyre të stilit herë ekscesive e herë tërësisht ekstreme. Akrepat do të duhej t’ i adaptohen stilit të jetës “së lehtë, por edhe të vështirë” dhe të mos kërkojnë që të jenë të fundit, duke prodhuar më shumë ndjesi mirëkuptimi për të tjerët – shumë e rëndësishme – sa më shpesh të çlodheni e çliroheni përmes muzikës së lehtë , përmes leximit të librave me tema të lehta ose duke qëndruar në rrethe miqsh të ngushtë. Këshilla: Mësohuni njëherë emirë të çliroheni. Sa më shpesh bëni marshe në natyrë, të lirë dhe pa kurrfarë qëllimi dhe trysnie.


Shigjetari
Shigjetarit si tip sportiv, vital i përgjigjen nyejt e këmbëve dhe kofsha e epërme, pastaj vijnë: frymëmarrja dhe nxjerrja e thellë e saj, përshtatja e syve me ambientin etj. Sistemi i shigjetarit është sistem i lëvizjeve të njeriut në nxitim. Shigjetarët vuajnë nga lëndimet e natyrës sportive por të lehta, që vijnë edhe si rezultat i neglizhencës, pastaj nga lëndimet e nyejve të legenit dhe jo rrallë edhe nga lëndimet në fytyrë. Shigjetarët herë pas herë kanë nevojë të ndërrojnë stilin e jetës. Gjithsesi kjo bëhet edhe në shenjë të ruajtjes së optimizmit, si diçka tepër me rëndësi për organizmin e njeriut. Terapitë tipike të shigjetarëve kanë të bëjnë me sport: të ushtruarit e çiklizmit, vrapimi i lehtë, kalërimi, lufta me skermë, noti, fluturimi dhe ngjitja në lartësi. Shigjetarët i lodhë ndeja, rutina dhe struktura e njëjtë e ditës, por edhe disa prej lojërave a aktiviteteve të njëtrajtshme në kohë të lirë. Shigjetarët kanë nevojë për ndryshime, që t’ i ofrojnë shpirtit të tyre ushqim përherë të freskët. udhëtimet janë balsam për shpirtin e tyre dhe ruajnë freskinë e trupit dhe mendjes.


Bricjapi
Bricjapit të ftohtë dhe konservativ, sipas pikëpamjeve të mjekësisë astronautike, i përkasin eshtrat dhe nyejt, para së gjithash gjuri, gjëndrat tiroide, gjëndrat dhjamore, dhëmbët, qimet e lëkurës dhe thonjtë. Bricjapët në pleqëri vuajnë nga reuma, tendosja e muskujve, të ajurit e nyejve, dëmtimet e gjunjëve etj. Pikërisht për këtë, bricjapët duhet të pinë shumë ujë, ta gëzojnë e shijojnë si të nxehtit ashtu edhe lagështirën e natyrës sa më shumë e sa më shpesh që munden dhe mos ta çajnë kokën edhe aq për rregullat e mirësjelljes të rrethit dhe shoqërisë. Të jesh fare i lirë – kjo është deviza e bricjapëve. Terapitë e bricjapit janë – dieta, që kanë për bazë para se gjithash ato prodhime me origjinë bimore, si rrënjë, zabardhoku i patates, pastaj hudhra, preshi, qepa, rrepa e kuqe etj. Përpos këtyre edhe veprimet lehtë të zbatueshme: agjërimi, ngjitja nëpër lartësi, marshimi etj. Këto veprimet e fundit mund t’ i bëni edhe më lehtë në shoqëri, duke iu bashkuar ndonjë grupi alpinistësh a marshuesish të rregullt. Këshilla: shkarkohuni sa më shumë nga obligimet e brendshme, me të cilat vazhdimisht e ngarkoni veten.


Ujori
Kësaj shenje të jashtëzakonshme dhe shumë mbresëlënëse i përkasin pjesët e shpatullave të poshtme dhe venat e saj, pastaj pulpat (e këmbëve), thembra dhe pjesa e shpinës. Funksionalitetin e kësaj shenje e karakterizojnë: bartja dhe ushqimi kapilareve me oksigjen, sistemi i përgjithshëm i venave dhe sistemi i pavetëdijshëm nervor – i ashtuquajturi ndryshe edhe sistemi vegjetativ. Ujorët janë të pirur të vuajnë prej shtangimit të pulpave të këmbëve, shtangimit të muskujve, të ftohurit e nyejve të këmbëve. Shpirtërisht ujorët reagojnë rrallë, por nuk do të duhej që të lëndohen në atë shkallë që ata pastaj ta kalojnë çdo kufi të reagimit. Terapitë tipike të suksesshme të shërimit për ujoret janë: terapia përmes fushës magnetike, akupunktura elektronike, dhe bioenergjia (e njohur edhe me emrin Reiki).


Peshku
Shënjuesi i fundit i rrethit të shtazëve- peshku, i përshkruhet sistemi i këmbëve, respektivisht lëngu përçues i tij (gjaku dhe limfa). Peshqit ëndërrues vuajnë nga shputat e këmbëve, sëmundjet që vijnë si rezultat i të ftohurit të gjatë e të thellë, por edhe mungesave të lëvizjeve dhe si rezultat i pasivitetit të theksuar. Ata do të duhej të lëvizin më shumë (sa shpirtërisht aq edhe fizikisht!), të kenë qëndrim të qartë për jetën dhe mos të rrëshqasin drejtë ujërave të pesimizmit dhe kotësisë. Terapitë me të mira të kësaj Kategorie (peshkut) janë: drenazha e limfave, meditimi, jeta në gjallëri, masazh e zonave refleksive të këmbëve, ushtrimet e sensibilitetit, qëndrimi në det, noti dhe nxitja për t’ u shkëputur nga të menduarit për gjëra të imta, të përditshmërisë. Këshilla: Hidhuni një çast në krahët e ëndrrave. Aty janë dhuratë e veçantë për ju! Që të jeni të kënaqur në brendi të shpirtit, sikur akrepat, edhe juve do t’ ju bënte mirë ndonjë aktivitet i natyrës sociale. Mendimet se po ju ndihmoni të tjerëve, ndikojnë pozitivisht në vet harmonizimin e mendjes dhe shpirtit.




_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Katilja



Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: SHËNDETI SIPAS HOROSKOPIT, JA SËMUNDJET SIPAS SHENJAVE   Sat Dec 20, 2014 1:27 am

Gaforrja
Gaforrja shënjon lukthin, tek gratë- gjinjtë si dhe mitrën, gjëndrat e pështymës, pastaj më tej të gjitha vrimat e lëkurës (mbështjellësit) të trurit, bebëzën e syrit, mbështjellësin (lëkurën) e zemrës dhe membranat e nervave. Gaforret janë të pirur të vuajnë nga sëmundjet e lukthit, nga depresionet, hypohondria. Ata duhet të jenë më optimist, gjërat t’ i marrin më shtruar. Terapitë e preferuara janë kurat në ujë dhe marrja në mënyrë të veçantë i çajit të malit/barishte (si tip lulelakre, por me stap të gjatë dhe fleta të gjera). Këshilla: nëse keni mundësi dhe hapësirë bëjeni një kopsht personal me lloj-lloj barishte duke filluar nga çaji i kamomilës, çaj nane etj.. Nëse nuk keni kopsht, atëherë mbusheni një bidon të bukur në terrasë ose diku në dritaren pranë tavolinës së kuzhinës. Angazhimi me këtë lloj aktiviteti do t’ju qetëson.. Ky lloj i “hobit” të ri , juve si tip social që jeni, do t’ua rivendos baraspeshën e humbur dhe do t’ju bëjë të kënaqur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHËNDETI SIPAS HOROSKOPIT, JA SËMUNDJET SIPAS SHENJAVE
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti që u këndoi shqiptarëve dhe Shqipërisë
» Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun
» Miradije Gashi:Ecuria e një ore mësimore në diasporë
» “Të vrarët” sipas KiE-së, jetojnë të gjallë në Pejë
» Ish truproja e Sali Berishës: Berisha thoshte se Ibrahim Rugova ka qenë maniak i seksit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I-
Kërce tek: