PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pse fundi i botes nuk ndodhi dje?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Pse fundi i botes nuk ndodhi dje?   Sat Dec 22, 2012 5:04 am

Pse fundi i botes nuk ndodhi dje?


Agjencia amerikane per hulumtime hapesinore, NASA, per diten e “apokalipsit”, 21 dhjetorin, ka pergatitur videon me titullin: "Pse dje nuk ndodhi fundi e botes". Videoja thyen te gjitha mitet qe nderlidhen me Kalendarin Maya dhe “per fundin e botes qe ne e njohim”.

NASA pike per pike zbulon gjithcka nga mitet qe nderlidhen me Kalendarin e famshem Maya. Astronomet dhe ekspertet hedhin poshte pretendimet se Dielli do ta rrezatoje atmosferen e Tokes, apo se do te goditemi nga ndonje planetin i “arratisur”.

Ne rast se NASA nuk ka te drejte, atehere nuk do te mbetet kush te perqeshe dijetaret! Por, shkencetaret jane shume te sigurt se bota do te vazhdoje te ekzistoje edhe pas kesaj date.

Teoria per fundin e botes eshte bazuar ne interpretimin e Kalendarit Mayan, qe gjoja thoshte se bota do te pushonte se ekzistuari me 21 dhjetor 2012.
Teksa afrohej kjo date, jane shfaqur edhe teori te shumta qe marrin ne konsiderate menyrat e ndryshme me te cilat bota do te ballafaqohet me shkaterrimin. Por, NASA i mohoi te gjitha keto.
Nje prej pohimeve nderlidhej me planetin e arratisur “Nibiru” te cilin e kane zbuluar Sumeret e lashte, sipas te cileve ai do te perplasej me Token me 21 Dhjetor.

Shkencetaret, ne anen tjeter, thone se planeti i tille ekziston, dhe se te gjitha teorite apokaliptike ne fakt jane rezultat i lajthitjeve.
Dr. John Carlson, drejtor i Qendres per arkeo-astronomi thote se Kalendari Maya nuk perfundon me 21 dhjetor 2012.
"Nuk ka asnje profeci mayane qe parashikon fundin e botes. Koncepti i tyre i llogaritjes se kohes eshte shume i perparuar ne krahasim me te sotmen”, ka thene Carlson. "Gjykuar nga shkenca e sotme, Big Bengu ka ndodhur 13.7 miliarde vjet me pare, por Kalendari Mayan ka data qe shkojne me tej se kaq. Kalendari i tyre eshte projektuar per te ndjekur intervale te gjata dhe eshte nje nga sistemet me komplekse te zhvilluara ndonjehere".

Carlson shpjegon ne video se ky kalendar i ngjane rrugematesit, keshtu qe ai thjesht kthehet dhe nise llogaritjen serish kur arrin ne fund. Telegrafi ka raportuar me heret se Kalendari Maya perbehet edhe nga 13 periudha me nga rreth 394 vite. Keto periudha njihen si baktune. Ekspertet vleresojne se numerimi i viteve, sipas baktuneve, ka filluar me 3114 p.e.s. E, baktuni 13, pra 5125 vite, duhet te perfundojne me 21 dhjetor te ketij viti. Ata po ashtu vleresojne se numri 13 ne kulturen maya kishte kuptim te vecante, gje qe edhe ne kete rast ajo paraqet nje moment historik, por jo dicka perfundimtare.

Vetem disa referenca per daten e diskutueshme te ketij viti gjenden te gdhendura ne monumentet ku mayat sundonin, por asnjera nuk nderlidhet me apokalipsin. Keto vizione ne te vertete paraqiten ne njemije vitet e fundit ne Perendim dhe jane te lidhura me menyren e krishtere te te menduarit, e jo si pjese e kultures mayane.

Kalendarin Maya dhe sistemin e tij rrethor, edhe shkencetari amerikan Geoffrey Braswell e krahason me matesit analoge te kilometrave.
"Sistemi i gjate i kalendarit mayan ne fakt eshte nje numerues i kilometrave ne veture. Makina ime e pare nuk ishte ne gjendje te numeroje me shume se 160 mije kilometra, por kjo nuk do te thote se po t’i kaloja ato makina ime do te shperthente”, thote ai.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Pse fundi i botes nuk ndodhi dje?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: