PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 21.12.2012: Njerzit pergatiten per te pritur Apokalipsin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: 21.12.2012: Njerzit pergatiten per te pritur Apokalipsin   Fri Dec 21, 2012 1:07 am

21.12.2012: Njerzit pergatiten per te pritur Apokalipsin


Sipas sondazheve te fundit te opinionit publik, rreth 12% e ruseve besojne seriozisht ne fundin e botes, i cili gjoja do te vije kete te premte. Ne disa rajone te vendit, sidomos ne Siberi dhe ne Lindjen e Larget, njerezit filluan te pergatiten me zell te madh, duke blere mallrat thelbesore, sendet e nevojes se pare.
Per shembull, ne Tomsk jane hedhur ne shitje te quajturat "komplete antiapokaliptike", te cilat perfshijne nje pako me hikerr, dy kuti konservash mishi dhe peshku, sipas shijes se perdoruesit, qirinj, shkrepese, nje stilolaps dhe nje bllok shenimesh, nje shishe jod, aspirina, nje kallep sapun, dhe, natyrisht, dhe nje shishe vodka. Meqe ra fjala, "kompleti antiapokaliptik" gezon nje popullaritet te cmendur.

Per te kuptuar shkaqet e histerise masive Radiokompanine "Zeri i Rusise" e ndihmoi terapistja gjestalte, psikologia e praktikuar Irina Llukjanova:
- Vemendja e perqendruar e shoqerise ndaj dates 21.12.2012 i shtyn njerezit me ankth te zhyten ne perceptimin e fundit te ekzistences se tyre, ne te kuptuarit e faktit se ne nuk jemi te pavdekshem. Ne mbetemi vetem per vetem me friken tone dhe perballemi me ceshtjet e rendesishme ekzistenciale: Cfare ndodh pas vdekjes? Cfare do te leme pas vetes? Dhe cfare mund te leme ne qofte se te gjithe gjallesat do te vdesin? Perse duhet te vazhdojme te merremi me punet tona te zakonshme, te shkojme ne pune, t’i provojme ndokujt dicka ne qofte se, si perfundim bota, ne perceptimin e saj te zakonshem, nuk do te ekzistoje me?

Pikerisht ne kete dhe konsiston gurthemeli i gjithe histerise qe ka shperthyer rreth Apokalipsit: kriza e kuptimit te jetes, e cila gjate perceptimit te gabuar, jo adekuat, mund te shnderrohet ne histeri masive dhe te coje ne nje panik te pergjithshem, kurse ne rastin e ndonje individumi te vecante madje ne gjendje ankthi, depresioni, ne humbje reale te deshires per te jetuar.

Tek njerez te ndryshem ndjesia e afrimit te Apokalipsit mund te shkaktoje reagime diametralisht te kunderta. Disa nxitojne per te shlyer kredite e veta bankare, per te kthyer ato gjera qe kane harruar per nje kohe te gjate t’ia japin dhenesit, per t’i kerkuar falje njerezve te afert per te gjitha mekatet e kryera, ndersa ne disa raste dhe per te shkuar ne kishe per rrefim.

Te tjere, ne te kunderten, nxitojne per te marre nga jeta gjithcka qe mund te arrijne deri ne fundin e botes. Ne shume banka ruse eshte evidentuar nje rritje e konsiderueshme e dhenies se kredive per nevoja te konsumit ne muajin dhjetor. Njerezit jane duke u perpjekur, si i thone fjales, te pushtojne te papushtueshmen: blejne paketa te shtrenjta turistike ne resorte luksoze, te paperballueshme normalisht per xhepin e tyre, hidhen me parashute, filloje te bejne gjera qe me pare nuk kane guxuar as t’i cojne neper mend. Irina Llukjanova thote si me poshte vijon:

- Ekziston gjithashtu dhe nje grup i trete njerezish. Shumica derrmuese e qytetareve tane i perket pikerisht ketij grupi. Keta jane njerez me karakter te forte, luftetare, te gatshem per t’i bere rezistence "apokalipsit" dhe per te provuar me kete se ata jane te gatshem per te luftuar me "fundin e botes" deri ne fund.
Duket te jete e vertete, sidomos po te merret ne konsiderate fakti se keto muajt e fundit jane aktivizuar mjaft kompani te shumta, te gatshme per te ndihmuar "luftetaret e paepur” per te mbijetuar ne ngjarjet e pritshme te fundit te botes.

Nese do te vije vertete fundi i botes apo jo - e premtja do ta tregoje. Deri atehere, te dashur miq, le te ndjekim me vemendje te perqendruar zhvillimet ne bote dhe te pergatisim dhuratat e festave te mrekullueshme te fundvitit - Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
21.12.2012: Njerzit pergatiten per te pritur Apokalipsin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Drita Krasniqi:Njerzit me dy Fytyra vdesin gjithmon te Pafytyr...!!!!
» Dashuri te njerzit e shtazët
» Historia e lashtë
» SAGA IME - DANKE ALLE! JU FALEMINDERIT TË GJITHËVE!Dosjer nga AGIM GASHI
» Intervistë:Në vitin 2012 Shyhretja vjen me një album të përbashkët me Shkëlzen Jetishin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: