PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 8 prej zbulimeve më të mëdha të 2012

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: 8 prej zbulimeve më të mëdha të 2012   Thu Dec 20, 2012 4:12 am

8 prej zbulimeve më të mëdha të 2012


2012 mund të cilësohet si një ndër vitet më të suksesshme për shkencën. Brenda 12 muajve të fundit, njerëzimi ka përparuar nga zbulimet hapësinore e deri tek ato gjenetike, nga fizika e deri tek arkeologjia.

Por cilët janë 10 zbulimet më të rëndësishme për këtë vit, kur kanë mbetur edhe dy javë nga mbyllja e tij? Më poshtë rënditja e këtyre zbulimeve.

1) Zbërthimi i genomit të grurit, një hap tejet i rëndësishëm që pritet të ndihmojë në krijimin e hibridëve që do të përshtaten me temperaturat gjithnjë e në rritje të planetit tonë për shkak të ngrohjes globale, por edhe një instrument që do t’i sigurojë njerëzimit më shumë ushqim për të përballuar rritjen popullsisë.

2) Zbulimi i mekanizmit të injektimit dhe fabrikimit të proteinave në brendi të qelizave, i konsideruar si “gurëthemeli” i kurimit të sëmundjeve, sidomos të tumoreve.

3) Zbulohen “intro-tokësorët” apo organizmat që jetojnë në ambiente dhe kushte ekstreme në Tokë, që nga thellësitë më të mëdha të oqeaneve e deri tek skajet më të ftohta të planetit tonë. Zbulimi do të ndihmojë për të kuptuar më mirë origjinën e vetë jetës në Tokë, por shërben edhe si orientim për kërkimet e jetës në Mars.

4) Zbulohet “hormoni i zemrës”, ndryshe hormoni që djeg kaloritë dhe përshpejton procesin e shndërrimit të tyre në energji. Studiuesit dhe mjekësia e konsiderojnë si një hap gjigant në përparimin e luftës kundër obezitetit.

5) Fizika kuantike i jep përgjigje pyetjes që e mundon prej vitesh; fotonet janë valë apo grimcë? Një eksperiment i kryer këtë vit, provoi se fotonet janë njëkohësisht edhe valë edhe grimcë.

6) Qentë nisën të zbuten nga njeriu rreth 33 mijë vite më parë në Azinë Qendrore dhe Jugore. Më pas, epoka e akullnajave “zhduku” rracën e zbutur të qenve, e më pas zbutja dhe miqësimi me këto kafshë rinisi sërish, por këtë herë në shumë zona të planetit.

7) Zbulohet planeti ekstra-solar më i afërt me Tokën. Ndodhet rreth 4.3 vite dritë larg në sistemin diellor Alpha Centaur. Sipërfaqja e tij është e populluar nga shkëmbinj, por problemi është se temperaturat shkojnë deri në 2 mijë gradë celcius.

Cool Zbulohet proteina që kuron tumorin në kokë, sëmundje e njohur si glioblastoma multiformë (GBM). Objektivi: të përdoret aty ku kimio dhe radio-terapia

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
8 prej zbulimeve më të mëdha të 2012
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si në përralla, qeni zbulon qypin me ar me vlerë prej 10 mln dollarë (FOTO)
» SAGA IME - DANKE ALLE! JU FALEMINDERIT TË GJITHËVE!Dosjer nga AGIM GASHI
» Tekste këngësh të vjetra
» Intervistë:Në vitin 2012 Shyhretja vjen me një album të përbashkët me Shkëlzen Jetishin
» NJË URIM-LUTJEJE NGA MIKU IM MARJAN DODAJ BËRË MË 10.mars 2012 PËR SHRIMIN TIM PAS TRANSPLANTIMIT TË MËLQISË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: