PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Misteret e ROCK-ut!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Misteret e ROCK-ut!   Thu Mar 01, 2012 10:23 pm

Misteret e ROCK-ut!



Shume prej nesh e duan ROCK-un, por pak dijne per misteret qe fshihen pas tij.

ROCK-u eshte muzike e mbijetuar neper vite, kengetare apo grupe shume te famshme te cilet kane bere sic ju ka thene mendja.

Por a eshte e vertete qe pas nje talenti artistik qe permbajne kengetaret e ROCK-ut, eshte edhe nje synim i dyte.

Eshte folur se mesazhet e muzikes ROCK jane te koduara dhe te filtruara ne menyre te perkryer dhe qe tek nje individ paraqesin nje ndryshim te sjelljeve me nje ndergjegje pa vullnetin e tyre.

Disa njerez te cilet pretendojne qe jane dominuar nga kjo muzike ROCK ata thone se permbajn mesazhe qe kishin manipuluar vullnetin e tyre.

Ne Kolumbi nje tifoz i muzikes ROCK, kaloi tri dite mbyllur ne dhomen e tij per te degjuar muzike ROCK dhe u gjet i vdekur.

Ky eshte nje rast tipik i nje depresioni tek te rinjet ku muzika ROCK ta ndryshon ndergjegjen dhe te qon deri ne veterasje.

Eshte pohuar me vite te tera qe kjo muzike transmeton mesazhe te tilla tek te rinjet si:

- Te fton ne perdorimin e droges dhe te alkoolit.
- Te fton ne sjellje te dhunshme.
- Te fton ne abort (femrave zakonisht).
- Te fton ne sulme kunder miresjelljes.
- Te fton ne vetevrasje.
- Te fton ne mardhenie seksuale liberale dhe pakontroll.
- Ata kane mesazhe satanike.

Disa psikologe kane rishikuar kenget e ROCK-ut dhe kane ardhe ne perfundim se keto kenge permbajne mesazhe satanike qe duhet bere e kunderta e asaj qe thuhet dhe qe duhet.

Cudirat vazhdojne te ndodhin me ROCK-un te cilet zakonisht jane krejtesisht te shfrenuar dhe jane duke e infektuar edhe publikun me idene e te qenit te poseduar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: ORIGJINA E MUZIKËS OKULTE - ROCK   Thu Mar 01, 2012 10:36 pm

ORIGJINA E MUZIKËS OKULTE - ROCK


Me të vërtetë është për t'u habitur sa shumë e preokupon sot muzika brezin e ri, në mënyrë të veçantë ajo muzikë që në vete përmban mesazhe të zbehta e të errta, mesazhe të dhunës e të sekseit, mesazhe perverse të shoqëruara me videospote që i japin muzikës fuqi magjike.

A ka menduar ndonjëherë dikush mbi mesazhet e vargjeve të caktuara? A ka menduar ndonjëherë dikush mbi domethënien e videofilmave që në mënyrë të patjetërsueshme gjirohen për çdo këngë?

Mediat, sot, janë të pushtuara nga gjërat e tilla, kështu që edhe pushimi më i vogël madje edhe programet më serioze, ndërpriten me ndërvënien e videospoteve amorale, me dhunë dhe fund e krye perverse dhe persona të artificializuar që janë në lojë. Përse është kjo interesante për shumë njerëz që një orë program në RTV- nuk mund të mendohet pa muzikën rock dhe pa videofilmat.

Thonë se shenja e parë e shoqërisë primitive është kur ajo mendon për veten se është përparimtare. Kjo shoqëri gjithësesi kështu mendon. Mirëpo, të shikojmë nivelin e vetëdijës kolektive!?

Njerëzit e kanë braktisur vetëdijën mbi Zotin Një si Burim i jetës dhe i së mirës së përjetshme. Ata kanë përqafuar të Keqën (Djallin) në të gjitha dimensioned dhe hollësirat e saj. Të dorëzuarit së keqës i ka bërë ata të sëmurë. Sëmundja manifestohet përmes ndërrimit të vetëdijës, e ndërrimi i vetëdijës shpie deri te humbja e identitetit.

Dhe njeriu nuk është më ai që do të duhej të ishte, krijesa më e përkryer e Zotit, veç përkundrazi - një krijesë që i ngjanë shejtanit, djallit, demonit edhe në mendime edhe në vepra. Këtë gjendje, d.m.th. gjendjen e vetëdijës së ndryshuar e shkaktojnë drogat.

Gati çdo lloj droge, bimore apo sintetike, nëse futet në organizmin e një personi, mund të shkaktojë çrregullimin e vetëdijës në formë të deliriumit (sillet sikur të ketë hëngër madergonë), shenjat dominante të të cilit janë çorientimi, mendimi i marrë dhe shumë vegulli shqisore në formë të iluzioneve e halucinacioneve. Prandaj, nuk është aspak për t'u habitur për lidhjen e ngushtë të rock muzikës me drogën. Por, një herë tjetër do të merremi më shumë me këtë temë.

Një tekst shumë interesant mbi origjinën e rock-muzikës e lidhur me okultizmin e kemi gjetur në Internet. Shpresojmë se këto informacione do të ndriçojnë shumë dilemma dhe sidomos te rinia do t'i heqin iluzionet mbi rock-muzikën dhe të a.q. idhujt që kanë gjetur vend në zemrat e shumë të rinjve, vetëm për shkak se zemrat e tyre nuk qenë të frymëzuara me besimin në një Zot të Vetëm, të Gjithëmëshirshëm, Mëshirplot, krijues i të gjithë botërvae dhe të gjitha krijesave.

Zemra e zbrazët pranon atë që i ofron familja, bashkësia, shoqëria, mediat… Kjo botë, fatkeqësisht, ofron një repertor tmerrues të së keqës. Si të luftojmë kundër saj, do të shkruajmë, nëse do Zoti, në të ardhëm.

Në vitin 1969 - tre vjet pasi qe shpallur "koha e faljës satanait" me themelimin e Kishës së parë Satanike në San Francisko, okultizmi dhe kulti satanik fillojnë të paraqiten paturpësisht në publik edhe me anë të rock-skenës.

Fillimin e shënon përbërja angleze Black Sabbath (Sabati i zi). Emri jep atë që premton: me paraqitjen e re skenike, në të cilën rock-muzika shoqërohet me mesha të zeza, me të ftuarit e djajve dhe kultin e shtrigave, ky grup zhvillohet në prototip dhe personifikim të "rockut akultik" - të atij llojit të veçantë të rock-muzikës ku elementet okultike (magjia, spiritizmi, satanizmi) janë në plan të parë në tekstet e këngëve dhe shfaqjeve skenike.

Ai kombinim i hard-rockut me okultikën dhe satanikën duhej t'i hapte rrugë grupeve tjera. Black Sabbat u bë paraardhëse e atyre bendeve të brezit më të ri heavy-metal, të cilët vitet e fundit i futen frikën në asht publikut të tyre.

Leksikoni i muzikës-rock shpjegon: Në vitin 1969, Black Sabbat në Birmingham u zotua për rockun total dhe e zgjodhi për vete emrin e një filmi - horror me rolin kryesor të Boris Karloffit. Një vit më vonë ai kuartet me këngën e tij të çmendur "Paranoid" (të kompozuar për dhjetë minuta) u bë hit-bend në të dy anët e Atlantikut.

Eksperti i muzikës rock, Tibor Kneif, e komentoi albumin e parë të Black Sabbath me këto fjalë: "Në të nëjtin vit kur grupi Deep Purple bëri albumin e vet "In Rock", grupi Black Sabbath, poashtu nga Anglia, bëri albumin e vet të parë.

Që atëherë në hard - rock u krijua një drejtim i ri, i cili për shkak të inspirimit nga Hitchcocku mund të quhet "rocku i frikës dhe tmerrit" - aty dhuna sublimon si frikë para se tmerrshmës. Afërsia me magjinë e zezë shihet qart në anën e brendshme të mbështjellsës së albumit nga viti 1970 dhe atë në formë të kryqit misterioz të vendosur kryengulthi.

Ana e jashtme e mbeshtjellsës tregon një shtëpi shumë të vjetër, degët e thara dhe vajza e zbehtë e dhampirit që duke joreale!

Anton La Vey, adhurues i djallit dhe themelues i kishës së parë satanike në SHBA ("First church of Satan"), deklaroi: "Masa, e cila e pranon Dreqin e shtrembëron "Ati unë", fut në të paturpësitë dhe e shkel kryqin e Krishit me këmbë ose e var kryengulthi."

Në mbëshjellsën e pllakës LP "Reflection - Black Sabbath" me mburrje shkruan: "Menjëherë në pllakën LP të parë e ftuan Satanën (Dreqin), i cili më të vërtetë erdhi. U premtoi sukses në tërë botën. Prandaj duhet bërë muzikë për çdo vit në Sabatin e Madh (Shtunën e Madhe). Edhe njëra anë edhe tjetra deri më sot e mbajtën fjalën.

Gjashta pllaka LP të sukseshme, koncerte të mëdha para adhuruesëve nga e gjithë bota! Për adhuruesit madje ekzistojnë etiketa, në të cilat hapatazi shkruhet: "I'm possessed by Black Sabbath" (Jam i magjepsur nga Black Sabbath)!

Daullgjiu i të njëjtit grup Bill Ward në mënyrë të hapur e pranoi se e ndjen që "Satana do të mund të ishte zot, ndërsa kolegu i tij nga grupi Ozzy Osbourne pohon se ka qenë i detyruar të shikojë 26 herë filmin horror okultik "Egzorcist"!!!

Si është puna me grupet tjera të njohura?

Udhëheqësi i grupit Led Zeppelin Jimmy Page, njëri nga pasuesit më eminent të Aliestera Crowleya magjistarit të komprometuar, i cili konsiderohet Satanisti më i madh i shekullit njëzet. Në një rast deklaroi: "Satana (Dreqi) nuk është armik i njerëzve: Ai është… jeta … dashuria… drita!", dhe "Rruga për në parajsë kalon nëpër ferr!" Vepra e tij kryesore konsiderohet "The book of the law" (libri i ligjeve), të cilin ia diktoi prijesi-shpirt, dreqi Aiwas. Në të vërtetë, ai libër paraqet Antibiblën.

Pasuesi i tij është edhe Knneth Anger producent, i cili në atë botë shpirtërash, e futi edhe grupin Rolling Stones.

Grupi Rolling Stones, një kohë u fut në avanturë me kultin Satanik. Në vitin 1967 nxorren albumin "Their Satanic Majesties Request", për të cilin vetë Mick Jagger e pranoi se gjatë përpunimit të albumit grupi ka qenë i inspiruar nga Anton La Vey , kryeprifti i Kishës Satanike në Sanfrancisko.

Më pastaj, jo shumë vonë, lindi kënga "Sympathy for the Devil" (Simpatia për Dreqin), e cila u bë himn i adhuruesëve amerikan të Satanait.

Në filmin e Kenneth Anger-it "Lucifer rising", i cili paraqet verzionin filmik të përfytyrimeve të Crowleyet mbi Satanain, Kenneth ia caktoi rolin kryesor këngëtarit Stones Mick Jagger. Me 6 dhjetor 1969 në "Altamout Speedway" stonesët mbajtën një koncert që mbaroi me dhunë e vrasje.

Atëherë u vranë katër persona, një zezak dhe tre të tjerë dhe pati shumë të plagosur. Nënmbëdhjetë mjekë dhe 6 psikiatër, deri në rraskapitje, trajtuan narkomanet, lindjet e parakohshme dhe të lenduarit nga rrahjet.

Grupet AC/DC, CAN, EAGLES, DEEP PURPLE , KISS, IRON MAIDEN, NAZARETH, VENOM, BEATLES, janë vetëm disa nga grupet që me punën e tyre kanë dëshmuar se për suksesin e tyre mund t'i falenderohen vetëm një personi - Satanit.

Tony Sheridan, i cili me 1962 bashkë me Beatlesët bënte muzikë në "Star club", tha se John Lennon në atë kohë ishte shumë i interesuar për okultizmin dhe se ai vetë kishte qenë me të në një takim spiritist në Hamburg.

Atëherë Lennon i kishte thënë: "E dij se Beatlesët do të kenë sukses si asnjë grup tjetër. Këtë e di me siguri, sepse për atë sukses ia kam shitur Dreqit shpirtin tim". Është me vlerë të përmendet se satanisti i telendisur Charles Manson, që u bë i njohur me shtatë vrasjet e tmerrshme në Tate- La Bianci, u frymëzua nga Beatlesët ashtu që besonte se ksihte zbuluar mesazhe të fshehta në disa nga këngët e tyre.

Sipas deklaratës së Manson-it, filozofinë e tij të çoroditur dhe vrasëse e kanë përcaktuar këngët e Beatlesëve "Helter Skelter" dhe Blackbird." Në shtëpinë e Sharon Tate në murin pranë trupave të vrarë ishte shkruar me gjak "Pigs" (nga kënga "Piggies").

Në këngën "Bring on the Lucie" John Lennon në mënyrë të qartë shpreh adhurimin e Dreqit: "Këtu ka diçka që duhet ta bësh menjherë: çliroju tani nga njerëzit. Bëjë këtë, bëjë këtë, bëjë këtë tani! …………..Do ta shprehim këtë si lutje: çliroju nga njerëzit … emri yt është 666."

Me 8 dhjetor 1980, në rrethana misterioze vritet John Lennon nga adhuruesi i tij Mark Champan, i cili motivin e aktit të tillë ia përshkruan "zërave të djallit." A ishte ky çmimi, të cilin e kërkoi djalli nga ish-Beatlesi? Dreqi vjen gjithmonë për ta marr atë që është e tij!

Besimi në demonë, të cilët në të vërtetë janë të padukshëm, por me të cilët njeriu mund të hyjë në kontakt dhe të cilët influencojnë në jetën e tij, është i përhapur në gjithë botën. Të dhënat nga Amerika flasin që numri i Amerikanve që merren me magji, me kultet satanike dhe magjinë e zezë vlerësohet të jetë minimumi DHJETË MILIONË.

Nga ky edhe më i madh është numri i atyre që merren me spiritizëm, për të cilët vlerësohet të jenë shtatëdhjetë deri në njëqind milionë njerëz në botë. Një qendër e madhe është Brazili ku madje botohen 150 gazeta spiritiste.

Kur njeriu merret me praktikat okultike, atëherë ua hap dyert të gjitha forcave të këqija, të cilat ndikojnë tek ai - pavarësisht nëse ai shtë i vetëdijshëm për to apo jo. Këshu që te njeriu mund të paraqiten çrregullime serioze:

1. çrregullime në komunkim me Zotin, të cilat më së shpeshti paraqiten te besimtarët ose tek ata, të cilët dëshirojnë të jenë të tilë; paraqiten vështirësi në lutje dhe në leximin e Librit Shenjt, ndërsa pasojat e kësaj janë ngecja në ngritjen shpirtërore, besimi dhe gëzimi i pakësuar, indiferentizmi gjithnjë e më i madh;

2. Pengesa në fushën morale dhe psikike: depresioni, agresiviteti, devijimet seksuale, skllavqëria, në mënyrë të veçantë prirja nga vetëvrasja.

Parapsikologu W.F. Bonin ka thënë: Muzika, në mënyrë të qartë ka ndikim stimulues, e cila mund t'i shpejtojë shfaqjet paarapsikike. Muzika mund ta ndërrojë gjendjen e vetëdijës, të shkaktojë për shembull transin, ose thjesht të shpejtojë pranimin e informacioneve të "perceptimeve joshqisore".

Shkrimtari Dave Hunt deklaron: "Në gjendjen normale individualiteti im është ai "shpirt", të cilin e bën truri im, por kur futem në gjendjen e ndryshuar të vetëdijës, të cilën spiritistët apo mësuesit e meditacionit e quajnë energji kosmike, apo shpirt medial, atëherë atë "shpirtin e ri, asgjë nuk e pengon në atë që të qeveris me trurin tim dhe shkakton tek ai ndodhi, të cilat, në të vërtetë, më duken shumë reale, por në realitet fare nuk kanë ndodhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Avokatet e djallit   Thu Mar 01, 2012 10:37 pm

Avokatet e djallit


Zëri i Muzikës ndikon në shpejtimin e pulsit, nxehtësinë e lëkurës, rrit tensionin e gjakut dhe ndikon në aktivitetet e valëve te trurit. Ajo ndikon në 69-70% të tingujve që mund të gjinden në brendësi të trupit. Tingulli përhapet ne ujë, prej se cilit trupi i njeriut përbehet 70% ujë.

Gjithashtu kockat në mënyrë të shpejtuar i dërgojnë informacionet ne sistemin nervor. Muzika shumë e rëndë është e dëmshme, studimet e vitit 1990 vërtetuan se muzika e rëndë e dëmton trupin e njeriut.


Ku qendron muzika Rock në gjithë këtë?

Eksperimentet me bimë kanë treguar ngjashmëri... Bimët të cilat ishin eksperimentuar me muzikën Jimmija Hendtixa të grupit Led Zeppelin bimët u vyshkën në periudhën 10-të ditore.

Në veprimin e rok muzikës së çoroditur dhe përmbajtjes dhe mesazheve të saj, te rinjtë i thithin programet e së keqes. Këto programe kanë për të ndikuar në to që të jenë te ashpër dhe ideator te terrorit. Shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm për mashtrimet që u bëhen! Shumë adhurues thonë që gjatë dëgjimit të kësaj muzike (Rok apo Heavy Metal) ndjehen shumë mirë dhe ndjehen plot me energji. Por ato nuk e dinë se ekziston edhe energjia negative e cila është e dëmshme.


KOKAINA , MARIUHANA , LSD ...

Në SHBA rinia kërkonte mënyrë të jetës tjetër, dhe ata ranë në kontakt me mariuhanen dhe droga të përpunuara si LSD. Disa droga, në përgjithësi nuk u kuptuan; besohej se ato mund ta zmadhojnë mendjen e njeriut dhe me marrjen e tyre të sigurohej dije mistike e cila mund ta zgjeronte vetëdijen e tyre.

Shumë nga eksperimentuesit e lashtë të drogës LSD (më i shquari Timothy Leary ) e konsideronin këtë drogë, si dhuratë për njerëzimin, pa u marr parasysh prej dhe nga kush!

Për shembull prodhuesi më i madh i LSD-së me emrin Oësley sponsorizonte grupin The Grateful Dead në tubimet promovuse të saj për idenë se LDS-ja të jep jetë... Duke i pasur para sysh këto të dhëna të LSD-së, konkludojmë se kjo ishte shtytëse për zhvillimin e Rokut. Muzika dhe teksti janë të ngarkuara me mistere dhe halucinacione te njerëzve.


KURTHET SATANIKE

Njëri ndër anëtarët e kryesisë së rrethit te iluministëve (dritpruesit e djallit) John Tod dëshmoi për lidhjet dhe shërbimet ndaj satanes...

“Unë isha udhëheqës artistik i produksionit Zodiak, e cila ishte njëra ndër shoqatat më të mëdha. Ajo u mirrte me xhirimin dhe shumëfishimin e cd-ve dhe organizimin e koncerteve në SHBA...

...Më në fund informatat e xhirimeve të fshehta, të zërave të padëgjueshme të lutjeve të djallit, dolën në publik dhe sollën panik tek producentët dhe prapavija e tyre. Ndërsa dëgjuesit të krishterë punuan për prishjen e popullaritetit të prodhuesve. Për këtë arsye u hap edhe një shtëpi e re diskografike dhe u nënshkrua marrëveshja me disa grupe rok dhe pastaj u formuan disa grupe të reja me emra të kristianëve. Një ndër thëniet e tyre ishte:

“Po në qoftë se dëshironi të dini se sa djalla keni në shtëpi atëherë numërojini Rok disqet “

MESAZHET E FSHEHTA

Kënga Stairëay To Heaven e grupit Led Zeppelin është kënga më e famshme në historinë e rok-ut. Një rresht i këngës thotë “A e di, nga një herë fjalët kanë dy kuptime”. Duhet kuptuar se kënga ka prapavi satanike “Back Masking”...

Një pjesë e dëgjuesve e dëgjojnë zërin normal, “por ekzistojnë dy rrugë që mund të shkosh, por në garim ende ka kohë për të ndërruar rrugën në të cilën je.”

Po, por nëqoftëse lëshohet prapa, shumë qartë mund të dëgjohet :

“ Ky është Satana im i dashur...

ohhhh, do të këndoj sepse jetoj me Satanen”

Kjo është kënga “number one” në histori të rok-ut. Vetëm një koincidencë nuk mund të thuhet, Jimmy Page është besimtar i dorëzuar pas ardhjes së Satanistit Alistera croëleja. Një ndër mësimet satanistike te Croëlyjerit është mësimi i të dëgjuarit tek njerëzit duke ju folur përsëprapshti. Në këngën “Houses Of Holy” ato këndojnë:

“ Le të jetë kënga zoti yt

A do të jesh i kujdesshëm ndaj thirrjes së Zotit tënd

oh, Satana....”

Shumë rok-star të grupeve si: The Beatls, The Eagles, Pink Flojd, Alan Parsons Project, T. Rex, Rolling Stones Tull, Elton John, Madonna e të tjerë, përveç muzikës shkatërruese dëgjuesve u japin nëpërmjet një deshifrimi teknik të një regjistrimi, edhe mesazhin e fshehtë për veshin, të pa dëgjueshëm (por në të vërtet të dëgjueshëm); këto mesazhe kishin për qëllim destabilizimin fetar...

Kur të analizojmë thelbin e domethënies në tru shikohen qartë mesazhet e fshehta dhe do i kemi të qarta qëllimet Satanike për regrutimin e masës së re, e cila për atë nuk ka vetëdije, që po rekrutohet në legjionet e Sataned!...


ROCK PËR SË PRAPSHTI

Disa shembuj të mesazheve të fshehta:

“Eja tek ne, eja tek ne, eja tek ne...

Kënga (“Hell Aëaits”, grupi Slayer)

“Vet satana është Zoti im” (kënga “God of Thunder” grupi Kiss)

“Unë të dua thotë satanen” (kënga “Tops” grupi Rolling Stones)

“Ti je i pa fuqishëm kundër armiqve, kundër këndimit për punë të këqija”( kënga “She bop” grupi Cindy Lauper)

“Hail satana, haaaaail Satana” (kënga “Ëhen you Call my name” këngëtarja Madonna)


FSHEHTAS DHE HAPTAS

Ndërsa metoda backëard masking ( back masking). Menjëherë më të mirëve rok bende iu solli popullaritet të madh, për arsye se mesazhet e fshehta të satanës “i ndihmonin në përparim”, porse heavy metal ose death metal, grupet haptas i përdornin fjalët kundër besimit në Zotin: “Dëgjo o njeri me çfarë po ta ledhatojnë bëju *** deri në fund” Rock ylli , homoseksual David Boëie ne gazetën Rolling Stone (12.02.1976) e befasoi botën e muzikës me fjalët që tha: “Rocku gjithmonë ishte muzika e satanes...besoj se Rock&rolli është i rrezikshëm... kam ndjenja që po na lajmëron për diçka më të errët se sa ne.”

Në këngën “The Conjuring” (grupi Megadeth), mund të dëgjohet haptas misioni i rok-ut:

“ Unë jam avokati i satanës

Shitës nëse do...

Eja mu bashkëngjit.

Në ambiciet e mia për ferrin

Unë jam pronari i shpirtit tënd”

Grupi Metallica në këngën e tyre “Yump in the Fire”, e urdhërojnë rininë që të hidhen drejt e në ferr:

“ më ndiq tani fëmija im...

Vepro ashtu si po të them...

Hidhu me dëshirën tënde ...”

Në këngën e tyre “ The Prince”, grupi Metallica haptas këndon:

“Engjëll prej thellësive jam.....

Dua të shes shpirtin tim...

Merre shpirtin tim satano...

Bashkë me diamantet me të cilët je i rrethuar,

Nuk ma ndien për parajsën

Për atë mos më kërko.

Le të digjem në ferr

Prej ditës që do të vdes...”

Ylli i Rokut Mrrilyn Manson mburret me atë se ai është personi i cili do të mbetet në kujtesë, si personi i cili e pruri fundin e krishterizmit (Spin august 1996) shpresat e Mansonit janë:

“Mendoj që njerëzit sa herë që ta dëgjojnë këtë album, besimi në zotin do të zhduket nga kokat e tyre” (HUH oktober 1996). Mansoni me vetëmburrje pohon se ka më tepër njerëz të tillë se sa shikohet sesa: “Unë nuk e di, a është kush që a e ka kuptuar qartë atë se çfarë ne po përpiqemi të bëjmë. Ajo nuk përfaqëson veten shokë... Ajo është marrëzi. Një herë kur ti kapim, ne mund tu japim mesazhet tona (hit parade , tetor 1996 )

Bon Jovi këndon në Homebound Train

“Qysh kur isha fëmijë.

Djalli me mori për dore

Me çoi deri te shtëpia ime

Më bëri njeri...

Unë shkoj poshtë, poshtë, poshtë, poshtë.

Në tren i cili shkon për në shtëpi “

Në revistën “Smash hits” Bon Jovi thotë:

“Do ta kisha vrarë edhe nënën time për rok&roll-in. Do të shes edhe shpirtin tim për të!”

Një ndër këngët më të njohura të viteve 70 është “Hotel Kalifornia” i grupit the Eagles. Shumë njerëz nuk mund ta paramendojnë as në ëndrrat e tyre se ajo këngë i kushtohet “kishës satanike” e cila është e vendosur në hotel, në rrugicën Kalifornia. Në faqosjen e albumit, në pjesën e jashtme në ballë, është vendosur fotoja e Antona Laveya, themeluesit të “kishës satanike” dhe autorit të biblës satanike. Ato do të thonë: The Eagles nuk janë serioz, ata vetëm shesin cd.”

Larry Salter, menaxheri i këtij grupi, në gazetën Ëaco Tribune Herald (28.11.1982) e pranoi, se The Eagels ishin te implikuar ne fushën satanike. Nuk është çuditëse, sepse duke marrë parasysh se njëra nga këngët u emërtua “Dit e mbarë në ferr.” Në këngën “Hotel Kalifornia” ata këndojnë: “Egërsia nuk mund të vritet...” duke menduar në djallin.

Grupi KISS, në një koncert rrëfimi i tyre ishte “Ne jemi prijësit e vëllezërve satanik të Amerikës. Prodhuesit e cd-ve nuk donin të botonin emrin e vërtet, sepse ai emër ishte “Kings in satan service” ( mbretërit ne shërbim te djallit )

Grupi Black Sabbath gjatë koncerteve të tyre u bënin risi dhe thirrje që ta pranonin satanen. Një ndër albumet e tyre e ka emrin “I shitem shpirtat tanë për rok&roll-in.”

Kënga e tyre N: ( lindja e Krishtit në të zezë ), është kënga më e hapur e djallit. Kjo është kënga më e dashur e Luciferit në të cilën ai i thërret dëgjuesit që ta kapin për dore.

Ne ndarjen e çmimit MTV të vitit 1992, presidenti i grupit Red Hot Chili Peppers pas falënderimit tha: “Në radhë të parë falënderojmë satanen...”

Çfarë mendon se bën kjo muzikë?

Përmendëm vetëm disa grupe të njohur në botë që i shërbejnë satanit.

Sipas librit “Satanizmi në Amerikë”, kjo dukuri përfaqëson ngritjen e një kulture më të lart të adoleshentëve të ri të SHBA-së. Studimet që i bëri georgia (police acadamy) tregojnë se 90% e satanisteve janë adoleshentët.

Dr. Paul King drejtori i programit për adoleshentët në spitalin Charter Lakeside Tennesseeju, thotë qe 80 % e pacienteve të tyre janë për arsye të rok muzikës. Ato thonë: “Kjo, bëhet filozofia e tyre e jetës , feja e tyre...”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Metalaret - Metalistet   Thu Mar 01, 2012 10:38 pm

Metalaret - Metalistet


Metalaret njihen per mesazhet subliminale, qe inkurajojne te tjeret te adhurojne (shpesh here ti ofrojne jeten) Zotit te Zi (Djalli, vecse me dhembe qeni me te zhvilluar se Djalli i zakonshem).

Shumica e tyre jane praktikante te riteve Satanike, shperndares entuziaste te AIDS, VK, dhe mbipeshe.

Shumicen e kohes e kalojne duke sakrifikuar kafshe (pervec gjarperinjve!), duke fantazuar per te pire gjakun tuaj (shpesh here kjo e fundit njihet per ti cuar metalaret ne zmadhim kyci), duke pire cigare e ne raste shume te rralla duke sakrifikuar jete njerezore.

Gjithashtu, pothuajse te gjithe Metalaret kane nga nje profil ne Myspace dhe VampireFreaks.com

Shumica e tyre qe arrijne moshen 13 vjecare marrin vesh per mrekulline qe quhet Slipknot dhe qe nga ai moment vendosin ti japin fund jetes se tyre sociale ne te ardhmen. Nese ben gabim ti pyesesh pse, do te pergjigjen me perbuzje duke te thene me fjale ekstravagante se ata jane shume here me te pjekur se ti.

Ata qe duan te behen Metalare (ose Goth) jane zakonisht adoleshente, te rritur qe mendojne se jane adoleshente, 16 vjecare qe kerkojne sadopak ekspozure ose vemendje nga te tjeret dhe tipikisht homoseksuale te padale nga skuta qe jane akoma ne shkolle e skane punuar nje ore ne jete te tyre. Ata jane te obesuar sic thame me muzike 'te zeze', poezi 'te zeze' dhe vijne ne dy masa: hipopogoth dhe pabuks.

Lloje Metalaresh dhe subkultures se saj Goth:

Ndryshe nga ckeni menduar deri tani, Gothet kane nje sere ndryshimesh dhe kategorishe ndermjet tyre.

- Anime Nerd Goth: Te padurueshem, mjaft te bezdisshem dhe qe kane rene ne dashuri me Anime. Speciet femerore jane tejet te shemtuara, veshin doreza anime poaq te shemtuara dhe nuk pertojne ta marrin ne goje.

- Betty Page Goths: Njihen per dashurine e tyre per modelet burleske te viteve 40. Jane te pallueshme lehte, mjafton tu thuash sa shume i ngjan Betty Page dhe se sa shume e ke idhull Betty Page (kush eshte Betty Page? Serizosht.)

- Black Metal Goth: Te njohur per sjelljen e tyre mizantropike, qe veshin bluza me logot e bandave depresive qe asnjeriu nuk i rruhet per to. Keto lloj Gothesh jane ekuivalentet e elitistave metalare - alpha goths - vecse me me teper makiazh te vdekurish dhe maskara shysh (qe ne mendojme se ja vjedhin mamit, meqenese nuk pelqejne te punojne vete). Gjithashtu keto lloj tipash vdesin per Cradle of Filth dhe fantazojne mbrapathenie te pambrojtur me vokalistin Dani Filth.

- Club Goth: Te dehur ne makiazh qe bejne sikur kercejne duke pire cigare neper klube nate ku vihet muzike industriale (plerale ne shqip)

- Cyber Goth: Te njohur per frekuentimin e Internetit 24/7 duke shkruar poezi virtuale dhe keshtu duke u vetepublikuar si Edgare Allan Po. Femrat deri diku jane disi te pallueshme.

- Emo Goth: Njerez tejet emocionale qe vishen si Goth, por ne te vertete duan te quhen me parashtesen EMO. Akoma nuk e dime mire pse-ne. Dime vetem qe duken si nje kryqezim mes lakuriqeve te nates dhe brisqeve te ndryshkur.

- Hot Topic Goth: Tjeter VK-izem qe njihet ndryshe si MainStream Goth ose Kush ben poza me te bukura Goth. Shqip: Goth Supermarketi.

- Metal Goth: Metalaret e 'vertete' qe urrejne My Chemical Romance e qurravitjet e tjera qe bejne muzike per ato 16 vjecaret qe permendem me lart.

- "Old School"/Original Goth: Njerez qe lexojne akoma H.P. Lovecraft dhe qe kujtojne se akoma eshte viti 1985, qe degjojne grupe si The Cure, Switchblade Symphony, Siousxie e te tjera te tilla.

- Raver Goth: Te njohur per pantallonat 'baggy' (shume te gjera - shpesh tu i ra prej b...) por qe gjthmone jane te zeza.

- Hot Goth: 0.000001% e gjithe popullsise Goth qe cuditerisht vendosin te ekspozojne lekuren e tyre 'au naturale', me shume pak makiazh, maksimumi vetem 1 ose dy piercings ne fytyre dhe qe jane zakonisht te dobet menderisht dhe fizikisht (cka do te thote gati per dashurine tuaj te sinqerte) PROTIP: Te gjitha femrat HOTGOTH jane kurva nga natyra - qe do thote se edhe ti e ke nje shanc me to.

- The Alpha Goth: Bosi.. lol. i GOTHeve te nje qyteti. E zejme se shkove ne Elbasan, Elbasani ka rreth 40 GOTH gjithsej, I pari i grupit, quhet Elba Goth.

Rregullat e te qenit nje Metalar i vertete:

- Mos u bej objekt vemendjeje (megithse e veshitre kjo) dhe mos flit se sa here ne dite i pret damaret. Pse? Sepse ne fund te fundit do ju bej te qaje nje Metalar i vertete duke ju thene 'te verteten' e jetes suaj se jeni EMO.

- ASNJEHERE mos e quaj veten tende GOTH - Nese kapesh duke i thene vetesh se je GOTH prap nje Metalar do te dali perpara dhe do te thote te verteten e dyte te jetes tende: Qe je nje pozues.

- Veji emrat te gjithe kalamajve Damien, Drakula, Bella Lugosi, Lestat, etj.

- Mbaj dy kafshe (te cdo lloji) dhe quaji Angel dhe Buffy.

- Kalo kohen 'e lire' neper varreza me shoket sklleverit e tu te bindur duke pire cigare dhe vere te lire duke imagjinuar te ishte gjak.

Cfare thuhet per metalaret neper net:

Qenia me e lumtur ne kete ftoht doli qe eshte metalar, arsyet: floke te gjata te palara me yndyr te tepert dhe zhuli i mbledhur prej vitesh i krijuar si nje shtres mbrojtese ndaj te ftohtit te madh
- me mire qen se metalar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Misteret e ROCK-ut!   Today at 2:13 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Misteret e ROCK-ut!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  E N T I T E T E-
Kërce tek: