PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shtatë parimet Hermetike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
fakiri

avatar

Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Shtatë parimet Hermetike   Sun Dec 16, 2012 4:59 am

Shtatë parimet Hermetike

“Shtatë janë Parimet e së Vërtetës;ai i cili i njeh dhe i kupton,zotëron Çelsin Magjik që hap në çast të gjitha Dyert e Tempullit ende pa i prekur.”-Kybalioni

Shtatë janë parimet Hermetike mbi të cilat bazohet e gjithë Filozofia Hermetike janë:

1. Parimi i Mentalizmit
2. Parimi i Përkimit
3. Parimi i Lëkundjes
4. Parimi i Polaritetit
5. Parimi i Ritmit
6. Parimi i Shkakut dhe Pasojës
7. Parimi i Gjinisë


1. Parimi i Mentalizmit

“GIITHËSIA është MENDJE;Universi është Mendor.” – Kybalioni

Ky Parim trupëzon vërtetësinë që pohon se “Gjithçka është Mendje”.Ai sqaron se GIITHËSIA është SHPIRT,i cili në vetvete është I PANJOHSHËM dhe I PAPËRCAKTUESHËM, por që mund të konsiderohet dhe mendohet si një MENDJE E GJALLË,E PAFUNDME DHE UNIVERSALE.Ai gjithashtu shpjegon se e gjithë bota apo universi me dukuritë e tij,është thjeshtë Krijim Mendor i GIITHËSISË, i cili u nënshtrohet Ligjeve të Gjërave të Krijuara,dhe se ky Univers në tërësi apo në pjesët apo njesitë e tij,ekziston në Mendjen e GIITHËSISË, brenda së cilës ne “jetojmë,lëvizim, dhe ekzistojmë".

Ky parim,duke treguar Natyrën Mendore të Universsit,shpjegon lehtësisht të gjitha fenomenet e ndryshme mendore dhe psikike që zënë një pjesë kaq të madhe të vëmendjes publike,dhe të cilat,pa shpjegim të tillë,mbeten të pakuptueshme dhe sfidojnë çdo trajtimin shkencor.Kuptimi i drejtë i Parimit të madh hermetik të Mentalizmit,i mundëson individit të rrok menjëherë ligjet e Universit Mendor,dhe t’i zbatojë ato në funksion të mirëqenies dhe përparimit vetjak.

Nxënësi Hermetik është i aftë ti zbatojë Ligjet e mëdha mendore në mënyrë inteligjente, në vend që ti përdorë kutur.Me Çelsin Universal në duart e tij, nxënësi është i aftë të hapë dyert e shumta të tempullit mendor e psikik të diturisë,dhe të hyjë aty lirisht e me zgjuarsi.Ky parim shpjegon natyrën e vërtetë të “Energjisë”, ”Forcës” dhe të “Materies”; përse dhe në ç’mënyrë janë të varaura këto të fundit nga Mjeshtëria e Mendjes.Një nga Mjeshtrit e vjetër i Hermetikë shumë kohë më par shkroi: “Ai i cili shtie në dorë të vërtetën e Natyrës Mendore të Universit,ka përparuar larg në Udhën drejt mjeshtërisë.”

Dhe këto fjalë janë po aq të vërteta sot,sa në kohën kur u shkruan për herë të parë.Pa këtë Çelës Universal,Mjeshtëria është e pamundur dhe nxënësi troket më kot në dyert e shumta të Tempullit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

avatar

Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Shtatë parimet Hermetike   Sun Dec 16, 2012 5:00 am

2. Parimi i Përkimt

“Si lart,ashtu edhe posht;si posht ashtu edhe lart.” – Kybalioni


Ky Parim trupëzon vërtetësinë që pohon se ka gjithmonë një Përkim midis ligjeve dhe fenomeneve të rrafsheve të ndryshme të Ekzistencës dhe Jetës.Aksioma e vjetër Hermetike shfaqet më këto fjalë: “Si lart,ashtu edhe posht;si posht ashtu edhe lart.” Rrokja e këtij parimi,fal mjetet për zgjidhjen e shumë paradokseve të errëta dhe mistereve të fshehta të Natyrës.Ekzistojnë rrafshe përtej perceptimit tonë për të cilin jemi të aftë të mësojmë shumë,vetëm pasi u aplikojmë Parimin e Përkimit.Në të kundërt ato do të mbeteshin të panjohura për ne.

Ky Parim,gjen zbatim dhe manifestim universal në rrafshet e ndryshme të universit material,mendor e shpirtëror;ky Parim është një Ligj Universal.Hermetistët e lashtë e konsideroni këtë Parim si një nga instrumentet mendore më të rëndësishme, nepërmjet të cilit njeriu ishte i aftë të menjanonte pengesat që fshihnin e mbulonin të Panjohurën.

Falë këtij Parimi,u bë e mundur të ngrihej Velloja e Isisit aq sa për të hedhur një shikim të rrufeshëm mbi fytyrën e perëndeshës.Aahtu siç njohja e Principit të Gjeometrisë i mundëson njeriut të matë diej të largët dhe lëvizjet e tyre teksa rri ulur në observatorin e tij,ashtu edhde Parimi i Përkimit i mundëson njeriut të arsyetojë me mençuri nga e Njohura tek e Panjohura.Duke studiuar mondën,ai kupton Krye Engjëllin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

avatar

Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Shtatë parimet Hermetike   Sun Dec 16, 2012 5:02 am

3. Parimi i Lëkundjes

“Asgjë nuk prehet çdo gjë lëviz;gjithçka lëkundet.” - Kybalioni


Ky Parim trupëzon vërtetësinë që pohon se “gjithçka është në lëvizje”; “gjithçka lëkundet”, “asgjë nuk prehet”; faktet të vërtetuara nga shkenca bashkohore të cilat konfirmohen pas çdo zbulimi të ri shkencor.E megjithatë,ky Parim Hermetik është shpallur mijëra vite më parë nga Mjeshtrit e Egjiptit të Lashtë.

Ky parim shpjegon se dallimet midis manifestimeve të ndryshme të Materies, Energjisë, Mendjes e madje edhe Shpirtit,janë tërësisht pasojë e shpeshtësisë së ndryshme të Lëkundjes (Vibrimit).Duke nisur që nga GJITHËSIA që është Spirt i Pastër,e duke përfunuar te forma më bruto e Materies,gjithëçka lëkundet;sa më e lartë lëkundja,aq më i lartë pozicioni në shkallë.

Lëkundja e Shpirtit është aq pafundësisht e shpeshtë dhe e shpejtë,saqë është praktikisht në prehje; ashtusiç duket e palëvizshme një rrotë e cila vërtitet me shpejtësi. Ndërkohë në skajin tjetër të shkallës,ekzistojnë forma materie bruto me lëkundje aq të ulëta saqë duken edhe ato në prehje.

E midis këtyre dy poleve shtrihen miliona e miliona grada të ndryshme lëkundjeje.Që nga grimca e elektronit,atomit e molekula,deri te botët e universet,gjithçka lëviz duke u lëkundur.Kjo është njësoj e vërtetë edhe për rrafshet e energjisë dhe forcës (që nuk janë gjë tjetër veçse grada të ndryshme lëkundjeje),për rrafshet mendore (gjendjet e të cilëve varen nga lëkundjet),e madje edhe për rrafshet shpirtërore.

Përqafimi në mënyrë të drejtë i këtij Parimi së bashku me formulat e duhura,i mundëson nxënësit Hermetik të kontrollojë lëkundjet mendore si vetjake,ashtu edhe ato të të tjerëve. Mjeshtrit gjithashtu e aplikojnë këtë Parim për të mposhtur fenomene të Natyrlës në mënyra të ndryshme.

“Ai i cili kupton drejtë Parimin e Lëkundjes,ka shtënë në dorë akeptrin e Pushtetit, thotë një nga shkruesit e vjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

avatar

Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Shtatë parimet Hermetike   Sun Dec 16, 2012 5:03 am

4. Parimi i Polaritetit

“Gjithçka është e dyzuar;gjithçka ka pole;gjithçka ka çiftin e saj të së kundërtave; ngjashmëria dhe dallim janë e njëjta gjë;të kundërtat janë identike në natyrën e tyre, por të ndryshme në gradë;skajet takohen;të gjitha të vërtetat nuk janë veçse gjysmë të vërteta,të gjitha paradokset mund të pajtohen.” – Kybalioni


Ky Parim trupëzon vërtetësinë që pohon se “gjithçka është e dyzuar”, “gjithçka ka dy pole”, “gjithçka ka çiftin e saj të së kundërtave”; të gjitha këto,aksioma të vjetra Hermetike.Ai shpjegon paradokset e vjetra që kanë mundur njerëz të shumtë e që janë formuluar si vijon: “Teza e antiteza kanë natyrë identike,por ndryshojnë në gradë”; “ të kundërtat janë e njëjta gjë,të ndryshme vetëm në gradë”, “një çift kundërshtish mundt të pajtohet”; “skajet takohen”; “gjithçka është dhe s’është në të njëjtën kohë”; “të gjitha të vërtetat nuk janë veçse gjysmë të vërteta”; “çdo e vërtetë është gjysmë e rreme” ; “ka dy anë të gjithçkaje” etj.,etj.

Parimi sqaron se gjejmë dy pole apo aspekte të kundërta në gjithçka,dhe se këto “të kundërta”,në të vërtetë nuk janë veçsee dy skaje të së njëjtës gjë, me shumë gradë të ndryshme që qëndrojnë midis.

Për ilustrim: Nxehtësia dhe Ftohtësia,megjithëse “të kundërta”,në të vërtetë janë e njëjta gjë; dallimi ndërmjet tyre qëndron thjesht në diferencën e gradëve të së njëjtës gjë. Shikoni termometrin tuaj dhe kërkoni nëse mund të gjeni ku mbaron “nxehtësia” e ku fillon “ftohtësia”.

Nuk ekziston diçka e tipit “nxehtësi absolute” apo “ftohtësi absolute”.Dy termat “nxehtësi” e “ftohtësi” thjeshtë tregojnë diferencë gradash të së njëjtës gjë,dhe kjo “ gjë e njëjtë” e cila shfaqet si “nxehtësi” e “ftohtësi”,nuk është tjetër veçse një formë, lloj dhe frekuencë Lëkundjeje.

Kështu “nxehtësia” e “ftohtësia” janë thjeshtë “dy pole” të asaj që ne quajmë “ngrohtësi”, dhe fenomenet që e shoqërojnë janë shfaqje të Parimit të Polaritetit.I njëjti Parim manifestohet në rastin e “Dritës dhe Errësirës”,që janë e njëjta gjë,por me diferncën në gradë që qëndron midis dy poleve të fenomenit.

Ku përfundon “errësira” e ku nis “drita”? Ku qëndron dallimi midis “Madhësisë e Vogëlsisë”? Midis “Fortësisë e Butësisë”? Midis “së Bardhës e së Zezës”? Midis “Mprehtësisë e Topitjes”? Midis “Zhurmës e Qetësisë”? Midis “Lartësisë e Ultësisë”? Midis “Pozitives e Negatives”?

Parimi i Polaritet i sqaron më së miri këto paradokse,e asnjë Parim tjetër nuk mund ta zëvendësojë.I njëjti Parim vepron ne Rrafshin Mendor.Le të marrim një shembull radikal dhe të skajshëm si “Dashuria dhe Urrejtja”,dy gjendje mendore në dukje krejtësisht të ndryshme.e megjithatë,ekzistojnë gradë të Dashurisë e grad të Urretjes dhe diku në mes, një pikë në të cilën përdorim shprehje si “pëlqim” apo “mospëlqim”, hijet e të cilave shkrihen aq gradualisht sa ndonjëherë nuk e kuptojmë nëse ndjejmë “pëlqim”,”mospëlqim” apo “asnjërën”.

E nëse mendoheni një çast do të vini re se të gjitha nuk janë veçse shkallë apo gradë të së njëjtës gjë.Për më tepër (e konsideruar nga Hermetistët me rëndësi të madhe), është e mundur të ndryshohen lëkundjet e Urrejtjes në lëkunjde Dashurie,si në mendjet tona, ashtu edhe në mendjet e të tjerëve.

Shumë prej jush që po e lëxoni këto fjalë,keni pasur përvoja vetjake me kalimin e shpejtë e të pavullnetshëm nga Dashuria në Urrejtje dhe anasjelltas, qoftë personale apo të mësuara prej të tjerëve.Ju do të bëheni kështu të aftë të kuptoni se si mund të realizohet kjo duke përdorur Vullnetin nëpërmjet shfrytëzimit të formulave Hermetike.

“E Mira dhe e Keqja” nuk janë veçse pole të së njëjtës gjë,dhe Hermetistët e kuptojnë artin e shndërrimit të së Keqes në të Mirë,duke shfrytëzuar zbatimin e Parimit të Polaritetit. E thënë shkurt,”Arti i Polarizimit” bëhet një nga fazat e “Alkimisë Mendore”, e njohur dhe e praktikuar si nga Mjeshtrit e lashtl Hermetikë,ashtu dhe nga ata të sotëm. Njohja e këtij Parimi i mundëson dikujt të ndryshojë Polaritetin e tij dhe atë të të tjerëve, nëse i kushtohet koha dhe studimi i domosdoshëm i njohjes me themel të këtij arti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

avatar

Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Shtatë parimet Hermetike   Sun Dec 16, 2012 5:03 am

5. Parimi i Ritmit

“Gjithçka rrjedh në mënyrë qarkulluese; gjithçka ka baticën dhe zbaticën e saj;çdo gjë ngrihet e bie; luhatja e lavjerrësit shfaqet në gjithçka; luhatja në të majtë është e barabartë me lëkundjen në të djathtë; ritmi balancon.” – Kybalioni

Ky Parim trupëzon vërtetësinë që pohon se në gjithçka,shfaqet një lëvizje prej dhe drejt saj; një fluks në dalje e në hyrje; një lëkundje para e pas,një luhatje si ajo e lavjerrësit; një baticë ndërmjet dy poleve në përputhje me Parimin e Polaritetit të përshkruar pak më parë.

Ekziston gjithmonë një veprimi e një kundrveprim,një përparim e një tërheqje,një lartësim e një fundosje.Kjo vlen për të gjithë elementët e Universit,diej,botë, qenie njerëzore,kafshë,mendje,energji dhe materie.Ky ligj manifestohet në krijimin e shkatërrimin e botëve,në lulëzimin e rënien e kombeve,në ciklin jetësor të të gjitha gjërave,e në fund,edhe ne gjendjet mendore të Njeriut (ku sipas Hermetisëve qëndron edhe rëndësia kryesore e të kuptuarit të këtij Parimi).

Hermetistët e kanë kuptuar mirë Parimin dhe zbatimin e tij universal,duke zbuluar gjithashtu disa mënyra për t’iu shmangur efektit të tij mbi ta, nëpërmjet përdorimit të formulav e meteodave të duhura.Ata zbatojnë Ligjin Mendor të Asnjanësimit.Ata nuk mund të shfuqizojnë Parimin apo ta ndalin veprimin e tij,por kanë mësuar si t’i shmangen ndikimeve të tij në njëfarë mase,në vartësi të nivelit të njohjes së Parimit.

Ata kanë mësuar si ta PËRDORIN atë,në vend që të jenë të PËRDORUR prej tij. Pikërisht në këtë e në metoda të ngjashme konsiston Arti i Hermetistëve.Mjeshtri i Hermetikës polarizon vetveten në pikën ku dëshiron të prehet,e më pas asnjanëson luhatjen Ritmike të lavjerrësit i cili do të prirej ta zhvendoste drejt polit tjetër.

Të gjithë individët që kanë arritur të fitojnë njëfarë vetëkontrolli,e bëjnë këtë pak a shumë në mënyrë të pavetëdijshme,por Mjeshtri e bën në mënyrë të vetëdijshme duke përdorur Vullnetin e tij,e duke arritur një gradë të tillë Drejtpeshimi e Qëndrueshmërie Mendore,e cila është pothuajse e pabesueshme nga masat,të cilat luhaten para e pas si një lavjerrës.

Ky Parim se bashku me atë të Polaritetit,janë studiuar nga afër nga Hermetistët dhe metodat e kundërveprimit,asnjanësimit dhe PERDORIMIT të tyre,përbëjnë një pjesë të rëndësishme të Alkimisë Mendore Hermetike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

avatar

Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Shtatë parimet Hermetike   Sun Dec 16, 2012 5:05 am

6. Parimi i Shkakut dhe Pasojës

“Çdo Shkak ka Pasojën e tij;çdo Pasojë ka Shkakun e saj;gjithçka ndodhë në përputhje me ligjin;Rastësi nuk është veçse emri që i japim një Ligjësie të panjohur;ekzistojnë shumë rrafshe shkakësie,por asgjë nuk i shpëton Ligjit.” – Kybalioni

Ky Parim trupëzon vërtetësinë që pohon se ekziston një Shkak për çdo Pasojë,e një Pasojë për çdo Shkak.Ai sqaron se “gjithçka ndodhë në përputhje me Ligjin”; se asgjë nuk ndodhë “thjeshtë sepse ndodhë”;se nuk ekziston diçka si Rastësia,se megjithëse ka rrafshe të ndryshme Shkaku e Pasoje,ku rrafshet e epërme dominojnë të poshtmet, përsëri asgjë asnjëherë nuk i shpëton plotësisht Ligjit.

Hermetistët e kuptojnë artin e metodat e lartësimit mbi rrafshin e rëndomtë të Shkakut dhe Pasojës deri në një farë mase,e duke u ngritur mendërisht në një rrafsh më të lartë, ata kthehen në Shkaktarë në vend që të pësojnë Pasoja.Masat e gjera merren përpara nga rryma,të bindura ndaj ambientit rrethues,ku vullnetet dhe dëshirat e atyre më të fortë se ta,trashëgimia,sugjestioni e shkaqe të tjera të jashtme i lëvizin si ushtarë mbi fushën e shahut të Jetës.

Por Mjeshtrit duke u ngritur në rrafshin e sipërm,domonojnë gjendjet e tyre shpirtërore, karakterin,cilësitë e forcat,si edhe ambientin që i rrethon,duke u kthyer në Lojtarë në vend të jenë ushtarë.Ata ndihmojnë TË LUHET LOJA E JETËS,në vend që të jenë thjeshtë pjesë e lojës,të lëvizur nga mjedisi rrethues apo nga vullneti i të tjerëve.

Ata e PËRODRIN Parimin në vend që të jenë mjet i tij.Mjeshtrit i binden Shkaktësisë së rrafsheve më të larta,por ndihmojnë të Sundohet rrafshi i tyre.Në këtë pohim përmblidhet një thesar njohurie Hermetike.Le ta kuptojë ai që mundet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fakiri

avatar

Numri i postimeve : 1191
Pikët : 9675
Reputation : 4
Join date : 27/02/2012

MesazhTitulli: Re: Shtatë parimet Hermetike   Sun Dec 16, 2012 5:06 am

7. Parimi i Gjinisë

“Gjinia ekziston në çdo gjë;gjithçka ka Parimet e saj Mashkullore e Femërore,Gjinia manifestohet në të gjitha rrafshet.” – kybalioni

Ky Parim trupëzon vërtetësinë që pohon se GJINIA shfaqet në gjithçka;Parimet Mashkullore e Femërore veprojnë në mënyrë të vazhdueshme.Kjo vlen vetëm për Rrafshin Fizik,por edhe për rrafshet Mendore e Shpirtërore.Në Rafshin Fizik,Parimi manifestohet në formën e Seksit,ndërkohë që në rrafshe më të larta merr forma më të larta;në çdo rast gjithmonë i vlefshëm.Pa këtë Parim,krijimi qoftë fizik,qoftë mendor apo shpirtëror ëahtë i pamundur.

Përqafimi i ligjeve të tij,hedh dritë mbi shumë çështje që kanë trazuar mendjet e njerëzve. Parimi i Gjinisë vepron gjithmonë në drejtim të gjenerimit, rigjenerimit dhe krijimit.Gjithçka e çdokush,mbart mbrenda tij ose saj dy Elementet e Parimit,ose vetë Parimin.

Gjithçka Mashkullore ka Elementet Femërore dhe anasjelltas,gjithçka Femërore mbart në vevete Parim Mashkullor.Nëse dëshironi të kuptoni filozofinë e Krijimit, Gjenerimit apo Rigjenerimit Mendor e Shpirtëror,duhet të studioni dhe të kuptoni këtë Parim Hermetik.Ai përmban zgjidhjen e shumë mistereve të Jetës.

Ju paralajmërojmë se ky Parim nuk ka asnjë lidhje me mësimet,praktikat dhe teoritë e shumta të rëndomta,të dëmshme dhe degraduese epshore,të cilat përhapen nën tituj të trilluar,w që nuk janë gjë tjetër veçse një prostitucion i Parimit të madh natyral të Gjinisë. e tilla të rëndomta të formave të lashta famëkeqe të Falicizmit, priren të shkatërrojnë mendjen,trupin dhe shpirtin.

Filozofia Hermetike i ka rënë gjithmonë këmbanës së alarmit kundër këtyre mësimeve degraduese të cilat priren drejt epshit,shthurjes e zvetësimit të parimev të Natyrës.Nëse janë mësime të tilla ato mësime që kërkoni,duhet të drejtoheni tjetërkund. Hermeticizmi nuk përmban asgjë për ju në këtë drejtim.Për të pastrin, gjithçka është e dëlirë; për të ndyrin,gjithçka është e ndyer (fëlliqur).

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shtatë parimet Hermetike   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shtatë parimet Hermetike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Luljeta Leshanaku - E HËNA NË SHTATË DITË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: