PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Piramida serbe do te shpetoje njerezit nga fundi i botes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Piramida serbe do te shpetoje njerezit nga fundi i botes   Sat Dec 15, 2012 5:58 am

Piramida serbe do te shpetoje njerezit nga fundi i botes


Nese doni te mbijetoni gjate fundit te botes me 21 dhjetor - ngjituni ne malin serb Rtanj. Kohet e fundit po flitet gjithnje e me shpesh se pikerisht atje mund te shpetohet jeta duke rrefitur caj me bime kurative ose duke u perpjekur per te gjetur thesarin, te cilin e pat fshehur ne majen e malit njehere e nje kohe nje magjistar.



Kohet e fundit numri i "rezervimeve" ne hotelet vendore eshte rritur me 50%. Drejtori i kompleksit turistik "Rtanj", Nebojsha Gajic, thote se shume vete e perceptojne me te vertete vendin lokal piktoresk si nje strehe te sigurt: "Kjo eshte paranoje, une personalisht nuk besoj ne fundin e botes, por shume njerez besojne megjithate". Por sido qe te jete, mali Rtanj me lartesi 1500 metra eshte nje vend misterioz - ve ne dukje Nebojsha Gajic:

- Gjate motit te keq me shi e furtune mua vazhdimisht me digjet gjithcka, deri kompjuteret. Kurrfare mbrojtesish e rrufepritesesh nuk bejne derman. Ndoshta keto mund t’i bejne edhe jashtetokesoret (alienet), por une nuk i kam pare ndonjehere ata.

Kurse banori me i famshem vendas Dragan Shou i ka pare jashtetokesoret:

- Ata jane me shtat 2 deri ne 2.5 metra te larte, jashtezakonisht te bukur dhe miqesore ndaj nesh, sepse ata na kane krijuar ne. Keto krijesa mund t’i shohin shpesh personat, te cileve u eshte lejuar kjo gje.

Dragan Shou ka nocionin e vet te te konceptuarit te malit Rtanj:

- Mali Rtanj eshte qendra e Tokes. Kjo eshte nje piramide e ndertuar per te ndjekur, per te vezhguar zhvillimin e botes. Sepse Perendite dikur kane jetuar mes nesh. E kush mund t’i ndertonte piramidat e Egjiptit pervec Eterve tane? Kush mund t’i ngrinte blloqet prej guri me peshe 20.000 ton, ne qofte se as teknologjite moderne nuk mund ta bejne dot nje gje te tille?

Fizikanti i famshem berthamor serb Ljubo Ristovski merret qe prej shume kohesh me studimin e fenomenit te malit Rtanj. Ne korrespondencen me Radiokompanine "Zeri i Rusise" ai terhoqi vemendjen ndaj nje fenomeni te tille: ne majen e ketij mali serb, ne piramidat ne Bosnje dhe disa piramida ne Iran, eshte fiksuar, regjistruar rrezatimi elektromagnetik me te njejten frekuence prej 28 kHz.

Sasha Nazhfej, Drejtor ekzekutiv i organizates " Shpirti i Rtanj-it", e cila nga 21-23 dhjetor do te zhvilloje nje konference shkencore ne vendngjarje, thote se pas studimit te fushes energjetike te malit Rtanj shkencetaret kane ardhur ne nje perfundim mjaft interesant:

- Mali Rtanj thethin energjine kozmike dhe ate negative, qe krijohet rreth tij, dhe e transformon ate ne energji pozitive.

Banoret lokale shpesh shohin objekte sferike me ngjyra te ndezura - ato shfaqen ne qiell, nuk dihet se nga cila ane, "fluturojne" drej piramides dhe zhduken ne te.

Pra, kush apo cfare e krijoi kete mal te cuditshem? Shkencetaret jane te prirur te parashtrojne hipoteza diverse, - thote Sasha Nazhfej:

- Eshte krejtesisht evidente se formen e malit nuk mund ta kene latuar, percaktuar fenomenet atmosferike, te tilla si era dhe shiu. Gjeometria e tij rezulton e perkryer, ne te eshte respektuar parimi i "seksionimit, prerjes se arte". Mali Rtanj eshte gelqeror, kurse formen piramidale atij ia ka dhene nje lloj force e arsyeshme, energjia.

Te besoje apo te mos besoje ne apokalipsin e pritshem - kjo eshte ceshtje private, personale e secilit. Por megjithate ia vlen te vihet ne malin Rtanj sikur edhe per nje pushim romantik te vetmuar: bima e quajtur "caji i Rtanjit”, e cila rritet vetem ketu ekskluzivisht ne anen jugore te malit, eshte nje afrodiziak shume i fuqishem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Piramida serbe do te shpetoje njerezit nga fundi i botes
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cikël shkrimesh rreth punës me nxënës me aftësi të kufizuara mendore!
» SMAIL GASHI SLLOVIA: DHUNA SËRBE NË TREVËN E LYPJANIT(I) dhe (II)
» Historia e lashtë
» Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Studime të Poshtme (Martiraj) 1998-1999
» Sylejman Aliu:Përse Dik Marti nuk përmend krimet serbe mbi shqiptarët?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: