PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Te dhena te reja sugjerojne qe Permbytja Biblike, Arka e Noas kane ndodhur vertet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Te dhena te reja sugjerojne qe Permbytja Biblike, Arka e Noas kane ndodhur vertet   Thu Dec 13, 2012 8:20 am

Te dhena te reja sugjerojne qe Permbytja Biblike, Arka e Noas kane ndodhur vertet

Historia e Arkes se Noas dhe Permbytja e madhe eshte nje prej me te famshmeve te Bibles, dhe tani nje askeolog nenujor mendon qe ka gjetur prova qe perbytja biblika eshte bazuar ne fakt ne ngjarje te verteta.

Ne nje interviste me Christiane Amanpour, te ABC News, Robert Ballard, nje prej arkeologeve nenujore me te njohur, ka folur per zbulimet e tij. Ekipi i tij po kerkon ne thellesite e Detit te Zi prane brigjeve te Turqise ne kerkim te gjurmeve te nje civilizimi antik te fshehur nen uje qe ne khen e Noas.

Ballard eshte arkeolog nenujor i famshem. Ne vitin 1985, duke perdorur nje nendetese robotike te telekomanduar e me kamera, Ballard dhe ekipi i tij zbuluan anijen me te famshme ne bote, Titanikun.

Tani, ballard eshte duke perdorur teknologji robotike edhe me te zhvilluar per te udhetuar edhe me larg prapa ne kohe. Ai eshte ne nje mision arkeologjik qe mund te mbeshtese historine e Noas. Ai tha qe rreth 12.000 vjet me pare, pjesa me e madhe e botes ishte e mbuluar me akull.

"Aty ku jetoj une, ne Konetikat, kishte akull nje milje mbi shtepine time. Por me pas akulli neper bote filloi te shkrinte. Po flaim per permbytjet me pas."

"Uji nga akujt qe po shkriheshin filloi te derdhej neper oqeanet e botes, duke shkaktuar keshtu permbytje ne te gjithe boten. Pyetja e madhe eshte: 'a kishte ndonje permbytje, 'mama' e te gjitha permbytjeve? A kishte ndonje permbytje gjigande?'" - tha Ballard.

Sipas nje teorie te propzuar nga dy shkencetare te Universitetit te Kolumbias, ka ndodhur vertet nje e tille ne rajonin e Detit te Zi. Ata mendojne qe Deti i Zi i tanishem me uje te kripur, ka qene nje here e nje kohe nje liqen me uje te embel i rrethuar nga toke bujqesore, deri ne moemntin qe u permbyt nga nje mur gjigand uji. Forca e ujit ishte sa dyqind here ajo e Ujevares Niagara, duke zhdukur gjithhka ne rrugen e tij.

Te joshur nga kjo ide, Ballard dhe ekipi i tij vendosen te hetonin.

Katerqind kembe nen siperfaqen e detit, ata zbuluan nje breg antik, qe sipas Ballard provon faktin qe nje ngjarje katastrofike ka ndodhur ne Detin e Zi. Duke datuar me karbon guaskat e gjetura pergjate bregut, Ballard mendon qe mund te kete percaktuar se kur ka ndodhur ngjarja katastrofike; rreth vitit 5.000 Pr.E.S. Disa eksperte besojne qe kjo ishte dhe koha rreth te ciles mund te kete ndodhur permbytja e Noas. Teoria sugjeron qe historia e kesaj ngjarje traumatike ka kaluar nga gjenerata ne gjenerate dhe ka frymezuar historine biblike te Noas.

Disa prej detajeve te historise se Noas duken mitike, keshtu qe shume studiues besojne qe historia e Arkes se Noas ishte frymezuar nga historite legjendare te permbytjeve te Mesopotamit prane, ne vecanti "Epiku i Gilgameshit". Keto histori antike kaloheshin nga gjenerata ne tjetren, qindra vjet perpara se Noa te shfaqej ne Bibel.

"Historite me te hershme ne Mesopotam jane shume te ngjashme, me Zotat qe dergojne permbytje per te fshire njerezit nga faqja e tokes." - tha arkeologu biblik Eric Cline. "Ka vetem nje burre qe ata zgjedhin qe te mbijetoje. Ai nderton nje varke dhe merr me vete kafshe dhe arrin ne nje mal dhe jeton i lumtur? Une do te thoja qe eshte e njejta histori."

Ngjarjet katastrofike jane te shumta ne histori. Eshte tsunami i vitit 2004 dhe gjithashtu edhe Uragani Katrina, dhe jo vetem keto.

Studiuesit nuk jane te sigurte nese permbytja biblike ishte me e madhe apo me e vogel se se shkaterrimet natyrore te koheve moderne, por ato mendojne qe eksperiencat e njerezve ne kohet antike ishin te ngjashme me ato qe perjetojme edhe ne.

Ballard pranon qe e di qe jo te gjithe jane dakord me konkluzionet e tij ne lidhje me kohen dhe madhesine e permbytjes, por ai ka besim qe eshte ne rrugen e duhur te gjetjes dicka nga periudha biblike.

"Ne filluam te gjenim struktura qe dukeshin si te ndertuara nga dora e njeriut." - tha Ballard. "Aty e kemi vemendjen tone tani."

Fillimisht ekipi i ballard gjeti artikuj qeramike, por me pas ata bene nje zbulim edhe me te rendesishem. Vitin e kaluar, Ballard zbuloi nje anije.

"Kjo eshte nje anije druri e mbytur e ruajtur ne menyre perfekte."

Cuditerisht anija ishte ne gjendje shume te mire, e ruajtur pasi Deti i Zi nuk ka pothuajse fare oksigjen ne te, gje qe e ngadaleson procesin e shkaterrimit, por megjithate kjo anije nuk eshte aq e vjeter sa historia e Noas.

"Anija me e vjeter qe kemi zbuluar ne kete zone deri tani eshte e periudhes rreth 500 Pr.E.S. Po rne do te vazhdojme te kerkojme."

Ballard thote qe zbulimi i jep atij shprese qe do te gjejne dicka me te vjeter, pasi 'ne fakt, thellesia e detit eshte muzeu me i madh ne Toke.'

Ballard nuk mendon qe ai do te gjeje te dhena ne lidhje me Arken e Noas, por ai mendon qe mund te gjeje te dhena ne lidhje me jetet e njerezve bota e te cileve u shkaterrua 7.000 vjet me pare.

"Eshte cmenduri te mendohet qe do te gjendet nje anije," - tha Ballard duke iu referuar Arkes se Noas.

"Por a mund te gjenden njerezit qe kane jetuar atehere? Mund te gjenden fshatrat e tyre nen uje tani? Dhe une them qe pergjigja per keto pyetje eshte 'po'."

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Te dhena te reja sugjerojne qe Permbytja Biblike, Arka e Noas kane ndodhur vertet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kristaq Shabani:INKURAJIM TALENTESH TE REJA TE LPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj
» Tetë teori të reja konspirative
» Personaliteti dhe çrregullimet që na bëjnë të ndryshëm
» Gjon Neçaj: Zbulohet pasaporta e Bajram Currit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: