PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zhdukja e dinosaurve. Cfare e ka shkaktuar vertet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Zhdukja e dinosaurve. Cfare e ka shkaktuar vertet   Wed Dec 12, 2012 12:27 pm

Zhdukja e dinosaurve. Cfare e ka shkaktuar vertet



Sipas nje studimi te ri, nuk ka qene nje asteroid qe coi ne zhdukjen e dinosaureve, por ka qene veprimtaria vullkanike atje ku ndodhet India e sotme.

Mijera vite rrjedhje e llaves nga Deccan Traps, nje rajon vullkanik prane Mumbai , mund te kete nxjerre nivele helmuese sulfuri dhe dioksidi karboni ne atmosfere dhe kane shkaktuar nje zhdukje ne mase nepermjet ngrohjes globale dhe acidifikimit te oqeanit.



Ku zbulim eshte me i fundit i atyre qe kane krijuar debate te vazhdueshme ne lidhje me faktin nese 65 milion vjet me pare dinosauret u vrane nga asteroidet apo vullkanismi ne nje vdekje ne mase te njohur si zhdukja K-T.

"Informacionet tona te reja ndihmojne te kuptohet me mmire se cfare e ka shkaktuar zhdukjen ne mase K-T," - tha Gerta Keller, drejtuesja e kerkimeve, gjeologe ne Priceton University.

Megjithate mbeshtetesit e teorise se perplasjes se meteorit, pretendojne qe perplasja e nje meteori gjigand ne Chculub, ne Meksike, rreth 65 milion vjet me pare, ka leshuar sasi toksike pluhuri dhe gazi ne atmosfere, duke bllokuar diellin, mbytur dinosauret dhe duke helmuar detin. Perplasja e meteorit mund te kete shtyre edhe aktivitetin vullkanik, termetet dhe tsunami.

Kerkimi i ri "tregon vertet qe pas zhdukjes ne mase, ndodhen Deccan Traps, dhe ato mund te kene kontribuar pjeserisht apo totalisht ne zhdukjen ne mase." - tha Eric Font, nje gjeolog tek universiteti i Lisbones, Portugali, i cili nuk ishte i perfshire ne kerkim.

Ne vitin 2009 germimet e bera ne bregun Lindor te Indise zbuluan sedimente te mbushura me llave mijeravjecare, te varrosura rreth 2 milje nen siperfaqen e oqeanit. Keller dhe ekipi i saj moren leje per te analizuar sedimentet, dhe zbuluan qe ato permbanin shume fosile qe nga periudha kur jane zhdukur dinosauret.

"Sedimentet kishin shtresa llave qe kishin udhetuar pothuajse 1,000 milje nga Deccan traps. Sot, zona vullkanike ze nje siperfaqe te madhe sa Franca, por ishte pothuajse sa siperfaqja e gjithe Europes kur ishte aktive."- tha Adatte Thierry, gjeolog nga Universiteti i Lausanne ne France, qe ka bashkepunuar me Keller ne kerkim.

Keller ka vite qe merret me studime ne menyre qe te mbeshtese teorine e saj dhe te hedhe poshte teorine e meteorit.

Edhe ne punet e kaluara, ekipi ka gjetur gjithashtu te dhena tek Chiculub, te cilat hedhin dyshime ne nocionin e nje meteori qe shkakton zhdukjen ne mase.

"Sedimente qe permbajne iridium, kimikatin kryesor ne nje asteroid, shfaqen pasi ka ndodhur zhdukja, duke kundershtuar keshtu nocionin e shume besuar qe mund te kete shkaktuar nje vdekje te papritur ne mase." - tha Keller.

"Nje perplasje meteori gjithashtu nuk do te mund te shkaktonte mjaftueshem sulfur toksik dhe dioksid karboni per te arritur nivelet qe jane neper gure, keshtu qe kjo mund te kete perkeqesuar zhdukjen ne mase, por nuk mund ta kete shkaktuar ate." - tha ajo.

"Meteri eshte shume i vogel per te shkaktuar nje zhdukje te tille ne mase."

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zhdukja e dinosaurve. Cfare e ka shkaktuar vertet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Foto nga Floresita Bossi:PARAJA NUK ESHTE GJITHCKA,,,,POR CFARE ESHTE MIQTE E MI???
» Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun
» Burbuqe Thaçi: Sherri i mikut të mirë në ditët e vështira!
» Enver Bytyçi:Nihilizmi dhe teoria e argumentit
» Agim Gashi:KRIMINALITETI NE INTERNET

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: