PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Përkrenarja e Skënderbeut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nikolino



Numri i postimeve : 54
Pikët : 285
Reputation : 21
Join date : 26/02/2012

MesazhTitulli: Përkrenarja e Skënderbeut   Fri Nov 30, 2012 11:16 pm

KODI I FSHEHTË I PËRKRENARES SË SKENDERBEUT

Kastriotët, midis lindjes dhe perëndimit, mbanin stemën e shqipes me dy kokë por e veçanta është se Skënderbeu mbajti veç saj, si personale, përkrenaren e famshme të tij. Çfarë do të thotë ai me ato dy brirët e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe përse fisnikë të tjerë shqiptarë pas tij ose njëkohësisht me të nuk e mbanin atë simbol? Mos ndoshta duheshin merita të caktuara për të mbajtur një përkrenare me të tilla simbole? Përse kjo përkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt në muzeun e Vienës?

Përkrenarja e Skënderbeut është bërë tani pjesë e pandashme e heroit, aq organike sa nuk ka figurë historike që mund të krahasohet. Ajo merr vlera studimore edhe për shkak të varfërisë së relikeve që e shoqërojnë figurën e Gjergj Kastriotit. Sot ne kemi mundësi të reflektijmë ndryshe për të gjithë kulturën zyrtare shqipëtare ku historizimi i vlerave esenciale të personaliteteve dhe të gjuhës sonë është shpesh një arritje antikombëtare e bërë nga mjerimi ideollogjik i profesorëve rrogtarë. Rakitizmi kultural i historianëve zyrtarë sot në të gjithë botën është pengesë për zgjidhjen e shumë enigmave të së kaluarës. Antikja dhe e vjetra po bëhen më enigmatike se kurrë nga kultura alternative që po trondit dogmat e katedrave universitare me materiale të mbajtur sekret më parë.

Të mos mjaftohemi kurrë me aq sa dimë për të shkuarën e për më tepër për figurat mitike si Skënderbeu. Madhështia e tyre, përfshin plane të dukshme e të padukshme, nganjëherë misterioze sepse pemët madhështore i largojnë rrënjët dhe i fshehin aq larg sa mendësia e një lulelakre nuk mund t’i imagjinojë. Nuk është meritë e jona asnjë zbulim i ri mbi Skënderbeun, por e dritës që ai ka rrezatuar e vazhdon të rrezatojë për të plotësuar madhështinë e tij të pa kuptuar plotësisht edhe shpesh të përfolur nga plebejt e historisë. Historianët që kanë kontribuar deri tani në njohjen dhe modelimin e figurës së Skënderbeut vijnë nga fusha të ndryshme por me bazë të njëjtë, që është rikrijimi nëpërmjet fakteve i një realiteti sa më konkret informativ mbi të. Pra, ata mund ta rikrijojnë realitetin mbi Skënderbeut për aq sa kuptojnë për reale, për aq sa ne dimë për këtë botë ku jetojmë. Historiani profesionist kërkon të hetojë të shkuarën me mendjen e tij të përshpejtuar moderne, pa kuptuar se historinë e kanë krijuar njerëz mbi nivelin mendor të tij. Historinë nuk e kanë bërë studiuesit e historisë, por ato që zotëronin mistere dhe të vërteta që nuk mund ti përballojë dot historiani. Këtu do të përmendim faktin që pikërisht për historinë ato nuk preokupoheshin fare duke e konsideruar si fushë ku nuk mund të transmetohen mesazhe të dobishme. Misteri ishte dija e tyre e përcjellur në kode pikërisht që kureshtarë si profesorët e sotëm të mos e profanizonin e ta deformonin. Sekreti ishte mënyra e tyre për komunikim sepse për të kuptuar të vërtetën kozmike duhet një përgatitje gati mbi njerëzore. Mjafton të mendojmë se sot në erën e informacionit, opinioni publik di shumë pak për mekanizmat e vërtetë që lëvizin botën e sotme për mos thënë që ka mekanizma të krijuar me qëllim që ta devijojnë e ta gënjejnë atë. Sa zhgënjyese është ideja se ajo që manifestohet, është e vërtetë aq më tepër kur flitet për të vërteta historike. Historisë i mbetet vetëm pluhuri i ngjarjeve, hiri i asaj që ishte dhe t’i besosh ose të mjaftohesh me historinë zyrtare, pozitiviste, do të thotë ta marrësh hirin për dru të padjegur. Sa e mjeruar duket arroganca e historianit materialist shqiptar që transformon misterin e jetës në fakt historik të përshtatshëm për teoritë e tij ideologjike.

Sot ekziston një okultizëm teknologjik, okultizëm bankar dhe monopolizëm shkencor, ky është misteri i kohës sonë moderne. Në Mesjetë dhe në Rilindjen Europiane ekzistonte një mister tjetër, ai i mistikëve, tempullarëve, alkimistëve dhe i ndërtuesve të katedraleve. Kjo botë u rrezikua nga dyndjet osmane dhe Gjergj Kastrioti, si fisnik i asaj kohe, rrjedhimisht i ndërgjegjshëm për vlerat e saj, e mbrojti me vetëdije këtë kulturë. Po të përdorim një llogjikë tjetër ultra historike ai ishte nga të fundit tempullarë, ishte pjesë e atij organizimi gjigand evropian i mjeshtrave që nuk njohin kohën, i dijes mistike të alkimistëve ku edhe fisnikët shqiptarë të mesjetës mund të kenë pasur përvojat e tyre jo më pak inferiore se ato evropiane. Familjet e princave të mesjetës njiheshin si të tillë për nivelin e kuptimit dhe ruajtjes së dijeve arkane. Princat shqiptarë të atyre kohërave bënin pjesë në zinxhirin e madh evropian. Ruajtja e sekreteve ishte një nga cilësitë e tyre prandaj gjenden pak materiale lehtësisht të kuptueshme për të gjithë.
Kjo fushë është një pjesë e historisë së Evropës mjaft e fshehtë me një llogjikë të veçantë kërkimi me vlera shumë specifike por edhe e denigruar shumë nga pozitivizmi dhe materializmi i shekujve të fundit, viktimë e të cilës janë edhe një pjesë e historianëve. Në këtë fushë mund të hyet nëpërmjet simboleve dhe gjuhës së tyre, aq e dashur për mendimtarët e asaj kohe. Ata flisnin me gjuhën e analogjisë së kodeve, stemave, që i vendosnin në veshjet e tyre, në përkrenaret e tyre, që tregonin gradën e caktuar të evoluimit në dijen, artin e madh të asaj shkence mistike mbarëevropiane, që ishte edhe faktori i vërtetë i bashkimit të asaj Evrope. Kudo që shkonte një kalorës, mbret, në rastin tonë Skënderbeu, paraqiste simbolet e tij të fisnikërisë që kishin një gjuhë universale, gjuhë e njohur nga fisnikët por jo nga masat e popullsisë. Përkrenarja ishte një objekt me funksion të tillë se praktikisht nuk mund të mbahet në kokë.
Njohësit, gnostikët ishin mjeshtra të dijes së asaj kohe, të dijes arkane (dije sekrete të antikitetit) të shkallëzuar sipas nivelit të njohjes në fusha si ajo e astronomisë, astrollogjisë, matematikës, alkimisë. Për kulturën e shumë studiuesve tanë pro fesionistë, alkimia është karikatura e kimisë. Por le ta gëzojnë ata injorancën e tyre, alkimia e asaj kohe ishte shkenca e evoluimit total të njeriut nëpërmjet një disipline të caktuar, sekrete, privilegj i kastave fisnike. Metalet që ata kthenin në ar dhe guri filozofik i tyre ishte realizimi i vetëdijes totale, rezatuese dhe hyjnore. Njohja e këtyre sekreteve atje është shumë e vështirë edhe për faktin se kjo dije përdor me qëllim një gjuhë të kodifikuar për të devijuar kuriozët e sipërfaqshëm. Atje ku mundi por edhe dëshira e ndryshimit të vetvehtes, transformimit të unit, është premisë e parë që ato sekrete të dorëzohen shkallëshkallë.
Kastriotët, midis lindjes dhe perëndimit, mbanin stemën e shqipes me dy kokë por e veçanta është se Skënderbeu mbajti veç saj, si personale, përkrenaren e famshme të tij. Çfarë do të thotë ai me ato dy brirët e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe përse fisnikë të tjerë shqiptarë pas tij ose njëkohësisht me të nuk e mbanin atë simbol? Mos ndoshta duheshin merita të caktuara për të mbajtur një përkrenare me të tilla simbole? Përse kjo përkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt në muzeun e Vjenës? Në një moment të historisë sonë të diturit mund të kenë munguar në këto troje, por nëpër Europë kanë ditur të fshihen dhe të mbijetojnë. Po t’i hedhim një sy Mesjetës me respekt për dijet dhe kulturat e saj, pa arrogancën e të diturit modern dhe po ta pranojmë si të mirëqenë filozofinë e asaj kohe do të zbulohen koiçidenca interesante. Duke përdorur edhe ne analogjinë si metode studimi (ndërkohë që antikët e përdornin si metodë njohëse) do të vëmë re se nga astrologët e asaj kohe shenjat astrologjike kishin të bënin me një domethënie të caktuar që lidhej me nivelin e dijes dhe llojit të planetit që e dominon atë. Për ta, pra për mjeshtra në nivele të larta të alkimisë dhe astrologjisë, dihej se ai që dominonte shenjën e vështirë të Saturnit ishte kalorës i dijes në nivel shumë të lartë dhe për rrjedhojë mbante simbole në funksion të gradës, në rastin tonë bricjapin. Dijetarë dhe alkimistë të asaj kohe e dinin midis tyre se kapuçi i tejzgjatur dhe i përkulur që ata mbanin, simbolizonte bricjapin dhe i lejohej ta mbanin vetëm ata që në rrugën e njohjes Arkane dhe Ermetiste të kohës e njihnin misterin e rimishërimit. Kjo dije shpesh e luftuar nga Kisha zyrtare, por edhe nga islamizmi zyrtar që kanë deformuar vlerat e Mesjetës dhe për qëllime dogme kanë errësuar vlerat e atyre që dija i grinte mbi lindjen dhe perëndimin, njohësit e të vërtetave kozmike.
Rëndësia e veçantë dhe njëkohësisht sekrete e kësaj shenje zodiakale, pra e bricjapit vjen nga lidhja e saj me Saturnin. Nga ky planet sipas Ermetistëve evropianë edhe lindorë shpirti fillon rrugën e tij drejt rilindjes, rimishërimit dhe duke kaluar sferat planetare arrin Hënën ku ndalon për të parë kozmosin në pritje të momentit dhe horoskopit të përshtatshëm, nëse mund të shprehemi kështu, për të rilindur në botën e mishit e të kockës. Simboli i bricjapit ka qenë i përdorur me këtë kuptim edhe në Orient, por në Perëndim është reduktuar në figurën e cjapit. Në Mesjetë zakonisht ishte edhe një kombinim cjap-peshk (Saturni- Hëna). Në kristianizmin e hershëm Krishti u prezantonte në imazhe fetare simbolikisht si peshk. Ai superoi e sfidoi vdekjen. Në imazhet më antike babiloneze prezantohet një cjap me bishtin e një peshku. Ky kombinim i dyfishtë kishte një domethënie të thellë Arkane. Bricjapi mbretëron në të vërtetë si mbi njeriun e brendshëm ashtu edhe mbi atë të jashtëm, pra simbas mentalitetit të asaj kohe njeriu Bricjap simbolizon bashkimin e strukturës së brendshme me të jashtmen. Arritja e këtij uniteti ishte qëllimi i shkollave antike dhe mesjetare. Bricjapi udhëhiqet nga Saturni, zoti i kohës, prandaj në Antikitet kjo lidhet edhe me shpatën, që mbron jetën e dominon vdekjen. Një gravurë veneciane e paraqet Gjergjin me shpatë në dorë dhe me përkrenaren të mbështetur në tokë. Ekziston një lidhje midis ndërtuesve të katedraleve dhe Bricjapit, strukturave të mëdha arkitektonike e të numerologjisë indiane, misteret Arkane të Bricjapit ato i quanin “makara”. Kjo ishte zgjuarsia Arkane e Tempullarëve, mbrojtësve të Kristianizmit të vërtetë që nuk ka qenë as lindor as perëndimor ne esencën e tij. Mund të kujtojmë se Evropa e hershme dhe e sotme e njeh Gjergj Kastriotin si mbrojtës të Kristianizmit, i vetëdijshëm edhe për vlerat mistike-
ezoterike të tij.
Në sistemet Kabalistike, në simbolet e letrave të tarokut, gjejmë përsëri cjapin dhe e gjithë kjo do të mbetej një lojë koiçidencash absurde po të mos përdorim teknologjinë e të menduarit të asaj kohe, analogjinë që na fton t’i shikojmë me shumë kuriozitet e vëmendje simbolet e përkrenares së Skënderbeut. Ne nuk na intereson se dikush i beson ose jo këto teori mesjetare, por jemi të sigurt se me këto mendësi lindnin edhe vdisnin njerëzit e asaj kohe. Për përkrenaren e Skënderbeut ka shume fabula e histori përsa i takon dhisë së zgjedhur nga ai si simbol. Për na duken jo fort bindëse po të kemi parasysh përgjegjësinë e simboleve në atë kohë dhe kotësinë e tregimit të këtyre përrallëzave popullore në oborret fisnikërore të Evropës. Siç e dimë ishte një Evropë kristiane me themele të dijes mistike ku respekti dhe njohja që Skënderbeu gjente në ato oborre vinte nga këto vlera të dijes që ai pa tjetër duhet t’i zotëronte. Ai mbante simbolin e cjapit për ato motive të vlefshme okulte që përmendëm, në shenjë grade dhe respekti, ai përfaqësonte shkollën shqiptare okulte, njohëse dhe trasmetuese e traditës së mistereve po aq antike sa vetë shqiptarët. Pas tij kjo shkollë ezoterike shkrihet.
Që atëherë në nuk e gjejmë më të përdorur simbolin e cjapit ose dhisë dhe që atëhere u çorodit dhe humbi vula antike e shqiptarëve e kërkuar, dhe dëshiruar më vonë nga të gjithë patriotët.

(Nga revista "Milosao")
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përkrenarja e Skënderbeut
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Veçoritë e Skënderbeut, që nuk i keni njohur më parë
» Portreti i Skënderbeut në shkëmb‏
» Epoka e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
» Kadare: Pesë shekuj të sundimit osman u flijua vetëm gjuha shqipe! 500 vjet ndëshkim ndaj Skënderbeut, urrejtja vazhdon...
» Kastriot Myftaraj: Eliminimi i Skënderbeut- parakushti i teorisë së Natali Klejer

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE ::  K O N S P I R A C I O N-
Kërce tek: