PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mesazhi misterioz i Luftës së Dytë Botërore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Mesazhi misterioz i Luftës së Dytë Botërore   Sun Nov 25, 2012 11:23 am

Mesazhi misterioz i Luftës së Dytë Botërore



Ekspertët britanikë të dekodimit të kodeve sekrete të shërbimeve të inteligjencës janë vënë prej javësh në shërbim të zbardhjes së një kodi që i përket Luftës së Dytë Botërore.

Mesazhi u gjet i lidhur në mbetjet e këmbës së një zogu fluturues që mendohet se ka qenë pëllumb në qytezën e Surreyt në Britaninë e Madhe.

Me këmbën e zogut ishte e lidhur kutia që mbante në brendi një kod më 27 shkronja. E vetmja frazë e kuptueshme është “Shërbimi i pëllumbit”, ndërsa pjesë tjetër mbetet ende një mister.

Ekspertët britanikë të inteligjencës deklarojnë se do të duhet ende shumë kohë, për të mos thënë që do të jetë e pamundur zbardhja e kodit. Sipas tyre është e nevojshme bërja publik e kodit pasi të dhëna shtesë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e tij, mund të dihen nga publiku.

“Ne nuk kemi shumë shpresë në deshifrimin e kodit. Të tilla kode gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërtoheshin në mënyrë të atillë që vetëm dërguesi dhe marrësi mund t’i deshifronin dhe askush tjetër”, deklaroi për BBC një ekspert britanik i inteligjencës që preferoi të qëndrojë anonim.

Ekzistojnë dy hipoteza për përdorimin e kodit, e para që është një mesazh i rëndomtë i koduar, mes mijëra të tillëve që janë përdorur gjatë luftës dhe e dyta që mesazhi është ndërtuar nëpërmjet një kodifikimi special që më pas është shkatërruar për të humbur gjurmët e një operacioni luftarak.

Ekspertët britanikë deklarojnë se nëse bëhet fjalë për rastin e parë, kodi është i pathyeshëm, ndërsa nëse bëhet fjalë për rastin e dytë, grumbullimi i më tepër të dhënave nga publiku, persona që mund të kenë qenë anëtarë të inteligjencës në vitet e luftës apo që kanë pasur dijeni për të tilla letër-shkëmbime e që janë gjallë, mund të ndihmojë në zbardhjen e mesazhit.

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mesazhi misterioz i Luftës së Dytë Botërore
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hilmi Saraçi: Vrasja e luftëtarëve të Ballit Kombëtar
» Gjergj Dedaj akuzon Hashim Thacin per arrestim dhe tortur ne kohen e luftës(video)
» SMAIL GASHI SLLOVIA: DHUNA SËRBE NË TREVËN E LYPJANIT(I) dhe (II)
» Selim Hasanaj: Të ashtuquejturit ''titist'' dikur në Kosovë dhe ''Patriotët luftëtarë'' në pushtet
» AGIM GASHI:30 DHJETORI DITËLINDJA IME E DYTË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: