PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 EKSPERIENCA JASHTË-TRUPIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 30
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: EKSPERIENCA JASHTË-TRUPIT   Wed Nov 21, 2012 10:20 am

EKSPERIENCA JASHTË-TRUPIT

Por a provojnë me të vërtetë këto eksperimente dhe kujtimet personale të njerëzve se burrat dhe gratë mund të udhëtojnë duke u larguar nga trupi i tyre dhe shpirtrat e tyre të projektohen në vende të tjera mbi tokë dhe në dimensione të ndryshme? Qysh nga botimi i kërkimeve të Dr. Khubler-Ros, mijëra njerëz përshkruajnë eksperienca të ngjashme. A mos janë të gjitha këto deluzione, iluzione dhe vegime prej një gjumi të shqetësuar?

.

Është fakt i pranuar shkencor se dy trupa nuk mund të zenë të njëjtin vend në të njëjtën kohë. Por një pyetje misterioze ka shqetësuar për shekuj e shekuj me radhë filozofët dhe kërkuesit: A mundet që një trup të jetë në dy vende të ndryshme në të njëjtën kohë?

Shumë studime të kohëve të fundit të eksperiencave jashtë-trupit pretendojnë se është shumë e mundur që 'vetja' (psiqika) e një njeriu të dalë nga trupi i tij dhe të shkojë në një vend tjetër ndërkohë që trupi i tij qëndron në pozicionin e parë. Disa prej dëshmive personale lidhur me eksperienca të tilla ose me "projeksionin yjor”, siç quhet sot nga mistikët, mund të jenë thjesht rezultat i deluzioneve dhe imagjinatës. Dëshmitë kryesore kanë ardhur nga persona që i janë nënshtruar operacioneve kirurgjikale. Zakonisht, eksperiencat e tyre shpjegohen me efektin e narkozës që dihet se prodhon luhatje të vrullshme në sjelljen e trurit tek pacientët. Por janë përpiluar edhe raporte të tjera mjaft të besueshme mbi pacientë të deklaruar klinikisht të vdekur dhe të ngjallur pas disa minutash. Pasi kanë ardhur në vete, ata kanë treguar se janë shkëputur nga trupi i tyre dhe kanë udhëtuar në një dimension të panjohur.

Në shumë kultura primitive ekziston besimi se shpirti mund të dal nga trupi dhe të shkoj në vende të tjera. Mësime fetare indiane të lashta këshillojnë se si mund të arrihen fuqi mbinatyrore nëpërmjet meditimit, duke përfshirë aftësinë për të lënë trupin fizik dhe për të fluturuar në qiell. Madje besime të kohës thonë se në asnjë mënyrë nuk duhet zgjuar një somnabul (njeri që ecën duke qënë në gjumë) sepse kjo mund të pengojë shpirtin e tij që të rihyjë në trupin e tij.

Dëshmi të drejtpërdrejta, parë me sy, se si një person ndodhet fizikisht ose shpirtërisht në dy vende në të njëjtën kohë nuk ka. Sidoqoftë është i mirënjohur rasti i priftit katolik Sh. Antoni Padua. Shën Antoni jetoi nga 1195 deri 1231 dhe udhëtoi si predikues në Italinë veriore dhe Francën jugore dhe qëndrore. Ai ishte një vizitor i nderuar për shumë kisha dhe mjaft i kërkuar për predikimet e tij. Sipas të dhënave kishtare mesjetare, ai bënte dy predikime në dy vende të ndryshme njëkohësisht. Kështu, ndërsa po predikonte në kishën e Limoges në Francë në 1226, dhe ndërsa njerëzit po e ndiqnin predikimin e tij me shumë vëmendje, Shën Antoni, papritur, ndërpreu predikimin e tij, hodhi robën e tij mbi kokë dhe u gjunjëzua për disa minuta në heshtje. Njerëzit në kishë prisnin në heshtje derisa më në fund predikuesi u ngrit në këmbë dhe vazhdoi predikimin. Më vonë atë ditë njerëzit mësuan se çfarë kishte ndodhur. Për habinë dhe kënaqësinë e tyre ata mësuan se, ndërsa figura e priftit rrinte në gjunjë përballë tyre, ai ishte shfaqur në atë kohë përpara njerëzve të një kishe tjetër disa kilometra më larg nga kisha e tyre dhe kishte predikuar. Pastaj ishte zhdukur nga ajo kishë po aq misteriozisht sa edhe ishte shfaqur.

Megjithëse Shën Antoni nuk la asnjë dëshmi me shkrim mbi projeksionin e tij yjor, e njëjta dukuri është përshkruar shumë herë edhe nga njerëz të tjerë duke filluar me shkencëtarë të dëgjuar dhe duke mbaruar me të burgosur të torturuar. Doktor Aukland Geddes, më vonë Lord Geddes, ka përshkruar eksperiencat e tij me hollësi klinike në një artikull paraqitur Shoqërisë Mbretërore Mjekësore të Edinburgut në 1937. Ja çfarë u tregoi kolegëve të tij. "Isha i shtrirë në shtrat i sëmurë nga ushqimi dhe papritur u ndjeva tmerrësisht keq. Doja t'i bija telefonit për ndihmë, por nuk mundja kështuqë hoqa dorë. E kuptoja që isha shumë sëmurë, por në asnjë çast nuk m'u errësua ndërgjegja, por pastaj papritur kuptova se ndërgjegja ime po ndahej nga një ndërgjegje tjetër që ishte gjithashtu 'unë'. Dora dorës, unë kuptova se mund të shikoja jo vetëm trupin tim dhe shtratin ku isha, por gjithshka në shtëpi dhe në kopësht dhe pastaj unë kuptova se po shihja jo vetëm gjërat në shtëpi, por edhe mbi Londër, në fakt, unë po shihja gjithshka ku drejtoja vëmendjen time. Isha i lirë në një dimension kohe të hapësirës."

Geddes mban mend se si shpirti i tij rihyri në trupin e tij pothuaj krejt njëlloj si edhe në rastet e shumë njerëzve të tjerë që kanë qënë midis jetës dhe vdekjes. Geddes vazhdon: "Unë pashë shërbëtoren që hyri në dhomën time, pashë që ajo u shokua dhe vrapoi te telefoni. Pashë doktorin tim që la pacientët e tij në kirurgji dhe nxitoi për në shtëpinë time dhe e dëgjova të thotë "Pothuaj ka mbaruar". E dëgjova shumë qartë të më fliste në krevat, por unë nuk isha në trupin tim dhe nuk mund t'i përgjigjesha. U mërzita kur pashë që ai mori një shiringë dhe menjëherë më bëri një inxheksion në trup. Ndërsa zemra filloi të rrahë me forcë, unë u tërhoqa poshtë, por shumë i mërzitur sepse isha kaq i interesuar dhe sapo kisha filluar të kuptoj ku isha dhe çfarë po shihja. Unë hyra në trupin tim me të vërtetë i zemëruar që më kthyen dhe sapo u ktheva, qartësia e vizioneve u zhduk dhe u kthyen dhimbjet. Nga e gjithë kjo kuptova se unë isha i vdekur në një botë tre dimensionale

Ed Morrell, një i burgosur në burgun e Shtetit Arizona në 1910, përshkruan eksperienca të ngjashme me endje në hapësirë dhe kohë. Morrelit i vishnin shpesh në burg këmishën e forcës sepse ishte shumë i dhunshëm. Ai tregonte se kjo këmishë e shtrëngonte kaq shumë sa shpesh ai humbte ndjenjat. Gjatë këtyre çasteve të agonisë, ai ndjente që shpirti i tij dilte nga trupi i tij dhe se ai ishte në gjëndje të shkonte ku të donte. Morrel tregonte se ai udhëtonte nëpër SHBA dhe se në një nga këto udhëtime ai njohu një grua të cilën e kërkoi më vonë kur doli nga burgu dhe e mori për grua. Morrel ja tregoi këtë ngjarje edhe Xhek Londonit i cili shkroi një roman duke u bazuar në të (Yje-bredhësi).

Shumë kërkime në këtë drejtim ka bërë psikiatria amerikane Dr. Elizabet Khubler-Ross, e cila harxhoi 20 vjet pranë të sëmurëve rëndë, të rinj dhe të moshuar. Eksperiencat e pacientëve të saj, që kishin qënë në buzë të vdekjes, ishin pothuaj identike me eksperiencat e Lord Geddes 40 vjet më parë. Pacientët i treguan asaj se kur ndodheshin jashtë trupit ndjeheshin në paqë dhe të fuqishëm dhe se kur thirreshin të ktheheshin në trupin e tyre të shkatërruar nga dhimbjet e bënin këtë pa dëshirë. Psiqiatria i dokumentoi këto dëshmi në librin e saj "Mbi vdekjen dhe të vdekurit", botuar në 1970, ku më vonë shtoi këto fjalë: "Më parë unë nuk besoja në jetën pas vdekjes, tani nuk kam pikë dyshimi në të."

Doktoresha Khubler-Ross raportoi se shumë nga pacientët e saj, të cilët kishin arritur të pranonin rezultatin e paevitueshëm të sëmundjeve të tyre, ishin të bindur se shpirtrat e tyre largoheshin nga trupat e tyre për periudha të gjata kohe, gjatë të cilës kohë, ata ishin të rrethuar nga një forcë e fuqishme dhe e paqtë, dhe se ata shpesh ndeshnin shokë dhe kushurinj të vdekur që kishin ardhur për t'i përgatitur ata për një ekzistencë të re pas vdekjes. Pacientët ndjenin gëzim dhe lumturi të madhe, dhe vetëm pak prej tyre kishin dëshirë të ktheheshin mbrapsht për në trupin e tyre fizik. Shumë prej tyre, që kishin vuajtur periudha të shkurtra vdekjesh klinike, pa rrahje ose puls të zemrës, ishin kthyer mbrapsht për në trupin e tyre fizik nxitur nga një ndjenjë përgjegjësie ndaj atyre që mund të linin prapa ose nga ndonjë vizion i ndonjë pranie qiellore që u shpjegonte se nuk kishte ardhur koha për ta për të vdekur. Doktoresha ishte e bindur se shumë prej pacientëve të saj, që kishin dalë nga trupi i tyre fizik, përpara se të ngjalleshin me medikamente, nuk kishin frikë të vdisnin.

Shkrimtari Ernest Heminguei kishte patur vizione të vdekjes kur u plagos nga një shrapnel gjatë Luftës së I-rë Botërore në Itali ku kishte vajtur vullnetar. Ai kishte ndenjur i plagosur keq dhe pothuaj pa ndjenja i shtrirë duke pritur ndihmën e shpejtë, e cila i shpëtoi dhe jetën. Heminguei tregon: "... shpirti im, ose diçka, që dilte drejt e nga trupi im, ashtu siç do të tërhiqnit një shami nga xhepi, fluturoi rreth e qark, pastaj u kthye dhe hyri përsëri në trup, dhe unë nuk isha më i vdekur." Heminguei, i cili më 1961, për shkak të një depresioni, vrau veten, nuk shpjegoi kurrë në se eksperienca që pati i dha atij një farë sigurie ose dyshime mbi perspektivën e jetës pas vdekjes.

Projeksioni yjor nuk kufizohet vetëm me të sëmurët rëndë ose me ata pranë vdekjes. Doktori amerikan Çarls Tart i Universitetit të Kalifornisë, ndërmori një seri eksperimentesh me vullnetarë në gjëndje të mirë shëndetësore të cilët pretendonin se kishin eksperienca jasht-trupore për të parë në se ata mund të jepnin ndonjë dëshmi nën kushte të kontrolluara laboratorike. Ai i vinte vullnetarët në një shtrat në një dhomë të errët me kontakte elektrike në kokë për të regjistruar modelet e valëve të trurit. Gjithashtu, në dhomë, fshehur në një raft, ishte vënë një copë letër me një numër në të. Në qoftë se vullnetari do të përpiqej të ngrihej, për të gjetur copën e letrës dhe, pra, për të mashtruar, do të mirrej vesh për shkak të prishjes së kontakteve elektrike. Si masë se mos vullnetari bënte ndonjë marrëveshje me ndonjë person tjetër aty, doktori e shkruante vet shifrën në copën e letrës.

Vullnetari më bindës ishte një grua e re që pretendonte se kishte patur projeksione yjore qysh nga fëmijëria dhe se mund t'i nxiste kur të donte. Natën e parë në dhomën e provës nuk ndodhi asgjë e veçantë dhe kjo u konfirmua edhe nga modelet elektrike të valëve të trurit. Natën e dytë ajo pretendoi se kishte dalë nga trupi dhe se kishte parë një orë mbi mur megjithëse ora nuk dukej nga pozicioni i saj shtrirë mbi shtrat. Ajo pretendonte se kur pa orën ajo tregonte 3.15 të natës. Modelet elektrike të valëve të trurit të saj u kontrolluan dhe u pa se truri i saj, ekzaktësisht në kohën që thoshte ajo, kishte qënë në aktivitet. Natën e tretë, vullnetarja pa orën nga mëngjezi dhe kjo u dëshmua nga modelet elektrike. Natën e katërt, përpara se ta zinte gjumi, ajo u përqëndrua thellë dhe në mëngjes u ngrit dhe tha me saktësi të plotë shifrën e fshehur. Ajo tha se kur kishte parë shifrën kishte parë dhe orën, 6.00 e mëngjezit. Modelet e valëve të saj të trurit kishin patur një aktivitet çmendurak pikërisht në atë orë.

Por a provojnë me të vërtetë këto eksperimente dhe kujtimet personale të njerëzve se burrat dhe gratë mund të udhëtojnë duke u larguar nga trupi i tyre dhe shpirtrat e tyre të projektohen në vende të tjera mbi tokë dhe në dimensione të ndryshme? Qysh nga botimi i kërkimeve të Dr. Khubler-Ros, mijëra njerëz përshkruajnë eksperienca të ngjashme. A mos janë të gjitha këto deluzione, iluzione dhe vegime prej një gjumi të shqetësuar?

Shkencëtari i respektuar pragmatik Dr. Karl Sagan i NASA-s, ka teorinë e tij sipas të cilës gjithkush është i aftë për një eksperiencë të tillë dhe do ta konsideronte atë si një kujtesë të gjallë të një ngjarje vërtetë shpirtërore. Ai shpjegon: "Çdo qënie njerëzore e ka patur një eksperiencë të ngjashme si të një udhëtari që kthehet nga toka e vdekjes; ndjenjën e fluturimit dhe daljes nga errësira në dritë; eksperiencë në të cilën figura heroike rezaton. Ka vetëm një eksperiencë të përbashkët që mund të përputhet me këtë përshkrim. Ajo quhet lindje."



Nga libri "Bota drejt barbarizmit dhe Profetët"


_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
EKSPERIENCA JASHTË-TRUPIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Istogu në gjendje të jashtëzakonshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: