PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A ka patur kohe me pare uje ne Mars?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: A ka patur kohe me pare uje ne Mars?   Wed Nov 21, 2012 3:54 am

A ka patur kohe me pare uje ne Mars?



Shume kohe me pare ne Mars rridhte uje aq i ngrohte sa per te suportuar jeten. Ne kete perfundim kane arritur nje ekip shkencetaresh te cilet shqyrtuan meteoret Marsiane per te bere kete zbulim.

Ne vitet e fundit gjetja e ujit ne Mars eshte bere nje fiksim per shkencetaret, per aftesine e tij potenciale si siuportues i jetes. Sigurisht qe deshira per te zbuluar prova qe ne Mars ka patur jete behet gjithmone e me e madhe nderkohe qe Curiosity vazhdon rrugetimin drejt kraterit Gail dhe me larg.


Veret qe anija kozmike gjeti te dhena qe atje ka patur nje lume, por kur NASA shpalli me heret gjate ketij muaji qe dukej se nuk kishte metan ne Mars; pavaresisht se nje teleskop kishte dalluar shena te ketij kimikati ne vitn 2009, zemrat e shkencetareve u mbyten me kete lajm. Ne Toke, 90 deri 95% e metanit ne atmosfere vjen nga aktivitetet biologjike, keshtu qe ky eshte nje indikator i madh per jeten.

Zbulimi me i fundit, qe ne Mars ka patur uje, mund tu jape ende te gjitheve pak shprese. I publikuar ne Revisten Earth and Planetary Science Letters, studimi tregon qe temperaturat e ujit mund te kene qene ndermjet 50 dhe 150oC.

Zbulimi eshte bere nga John Bridges, lektor ne shkencen planetare ne Space Research Centre ne Universitetin e Leicester. Ai ka sugjeruar qe uji eshte nxehur fillimisht per shkak te nje impakti te siperfaqes: “ju duhet vetem te shikoni nje harte te Marsit per te pare se sa te shumta jane ato ne siperfaqen e Marsit.”

Nderkohe qe Curiozity vazhdon punen ne Mars, Bridge dhe ekipi I tij kane vezhguar meteoret e Marsit ketu ne Toke.

“Keto grupe meteoresh Marsiane permbajne vena te vogla, te cilat jane te mbushura me minerale te formuara nga veprimi i ujit prane siperfaqes se Marsit.” – shpjegoi Bridges.

Nje prej ketyre meteoreve, i quajtur Lafayette eshte i pasur me minerale te formuara ne kohet e fundit keshtu qe eshte studiuar me tej. Sipas te dhenave te mbledhura, karbonati i hekurit, qe formohet neper ujerat me shume dioksid karboni ne nje temperature reth 150oC, ishte prezent. Nje renie e temperaturave ne 50 oC ndihmoi ne zhvillimin e argjiles ne planet prej ujerave, nderkohe qe nivelet e dioksidit te karbonit u shperbene. Eshte ky ndryshim qe i ka intriguar pjesetaret e ekipit.

Sipas studimit eshte ky tranzit; kur temperaturat bien dhe fillojne te formohen minerale, qe ndihmon ne katalizimin e jetes mikrobiale – mikrobet perdorin energjine dhe elementet nga reaksionet per te jetuar

“Perpara se te kishim nje studim te detajuar te meteoreve nakhlite ne nuk e denim qe karbonatet formoheshin perpara, dhe me pas formohej argjila. Prandaj ne ishim shume te interesuar ne detajet e ketij studimi te ri mineralogjik.”

“Rezultatet tona tregojne mjediset e tilla ishin te banueshme, ndryshe nga ato te lidhura me lengje acido sulfurike. Ne keto kushte do te kishim temperature te banueshme si edhe shume perberes te tjere qe nevojiten per jeten.”

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A ka patur kohe me pare uje ne Mars?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rihapet shkolla shqipe në Stuttgart
» VDIQ NË LAS VEGAS POETI DHE DRAMATURGU I NJOHUR SHQIPTAR AVNI MULAJ
» Vera Koka:Eshte bukur kur puna e mesuesit ecen paralelisht me dy corsi; mesimdhenie dhe mesimnxenie…!
» Berisha: Mbreti Leka Zogu i Parë, mbështetës i lirisë së shqiptarëve
» Një 16 vjeçare bëhet nënë në minutat e para të 2015'ës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: