PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sekretet e siperfaqes se Marsit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Sekretet e siperfaqes se Marsit   Mon Nov 19, 2012 8:44 pm

Sekretet e siperfaqes se Marsit


Mars rover "Curiosity" filloi te studioje perberjen kimike te tokes se Marsit. Manipulatori (krahu) mekanik i tij mori mostren e pare nga zona e rrafshines ne kraterin gjigand Gale. Nje grusht dhé i kuq per dy dite eshte studiuar ne laboratorin e vendosur brenda bordit te makines robotike kozmike.
Sipas njoftimeve te anetareve te ekuipazhit tokesor te "Curiosity", jane marre tashme shume te dhena qe duhet t’i nenshtrohen perpunimit. Njoftimi tingelloi ne menyre disi intriguese: "per te kuptuar me mire se cfare kemi mesuar tani, ne planifikojme te marrim disa mostra suplementare". Detaje te tjera nuk ka.

Dheu i marre nga siperfaqja e Planetit te Kuq eshte studiuar nga dy aparate. I pari, dhe ndoshta me i rendesishmi ne Mars rover, eshte analizatori i mostrave (SAM). Ai realizon gjysmen e gjithe ngarkeses se punes shkencore. Detyre e analizatorit eshte zbulimi i pranise se komponimeve organike. Kurse i dyti - CheMin - eshte i drejtuar per evidentimin e perberjes kimike dhe mineralogjike.

Shkencetaret paralajmerojne: zbulimi i mundshem i komponimeve organike ne Mars nuk do te thote se kjo eshte deshmi e padiskutueshme e gjurmeve te jetes ne planet. Siç shprehet biologia e Universitetit Shteteror te Moskes (MGU) “Lomonosov” Elena Vorobjova, komponimet organike jane identifikuar me ane te metodes spektrale madje dhe ne planetin e Plutonit.

- Komponimet organike jane nga me te ndryshmet. Ekzistojne komponimet aromatike qe nuk jane te lidhura ne kurrfare menyre me jeten. Te tilla jane gjetur shume ne kozmos. Ka madje dhe komponime organike specifike, te lidhura ne njefare menyre me jeten. Perberja e elementeve nuk jep ende pergjigje per kete. Ne bordin e Mars rover "Curiosity" jane instaluar pajisje te afta per te ofruar analiza te sakta jo vetem te elementeve por dhe kombinimeve te tyre. Nese analizat do te evidentojne prezencen e komponimeve organike specifike te lidhura me jeten, atehere ky do te jete nje rezultat inkurajues, madje mjaft shpresedhenes.

"Curiosity" nuk po kerkon aspak shenja te jetes ne Mars, siç konfirmojne gabimisht agjencite e lajmeve. Detyre e tij eshte te percaktoje nese kane ekzistuar ndonjehere ne Mars kushtet e duhura per veprimtarine jetesore te mikroorganizmave. eshte e rendesishme te sqarohet gjithashtu se çfare roli ka luajtur uji ne kete gje dhe se nga ka ardhur ne Planetin e Kuq metani, i cili eshte i pranishem ne atmosferen marsiane ne sasi te vogla, vazhdon Elena Vorobjova.

- Ky eshte nje prej shenuesve (markerave) biologjike: metani, si rregull, formohet gjate procesit te jetes, por mund te krijohet edhe jashte kushteve te veprimtarise jetesore, ne menyra te tjera. Prandaj nuk mund te jepen garanci 100% edhe nese zbulohet prania e metanit. Megjithate, ky do te ishte rezultat qe do te mundesonte dergimin ne te ardhmen ne kete planet te nje misioni shume me konkret astro-biologjik.
Misioni thjesht astro-biologjik eshte derguar ne Mars qe ne mes te viteve 1970. Aparatet "Viking" kane kerkuar atehere atje gjurmet e jetes dhe perftuan rezultate te perziera, jo te njekuptimshme, duhet thene. Sipas fjaleve te Elena Vorobjova-s, rezultatet e nje te kaluareje 35-vjeçare kane marre kohet e fundit nje interpretim te ri shkencor, duke konfirmuar mundesine e jetes ne token marsian. Tani nevojitet vetem nje studim me i hollesishem i perberjes se saj, gje me te cilen dhe po merret tani Mars rover "Curiosity". Per zbulimin e te fshehtave te perberjes kimike te Marsit aparatit robotik i jane dhene 23 muaj kohe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Sekretet e siperfaqes se Marsit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I :: A S T R O N O M I-
Kërce tek: