PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 30 prilli, Nata e ''Valpurgës''- Djallit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: 30 prilli, Nata e ''Valpurgës''- Djallit   Thu Mar 01, 2012 10:00 pm

30 prilli, Nata e ''Valpurgës''- Djallit


Në natën e 30 prillit shtrigat dhe satanistët, këndojnë, kërcejnë dhe kryejnë rite sataniste. Ky është pikërisht momenti kur ''mjeshtri'' dhe i adhuruari i tyre, djalli, mbërrin për të festuar bashkë me ta në një festë sublime

Nata e Valpurgës (Walpurgisnacht në gjermanisht), e festuar natën midis 30 prillit dhe 1 majit, veçanërisht në Europën veriore, konsiderohet si nata e shtrigave. 30 prilli festohej në Gjermani (veçanërisht në Malet Harz) dhe konsiderohej si nata e luftës së djallit kundër të mirës.

Në atë natë mendohej se shtrigat mblidheshin në majë të maleve për të kryer ritet e tyre sataniste, shtrigëritë e magjitë malinje për të thirrur djajtë e demonët.

Valpurga është një fjalë gjermane (Walpurga) dhe e ka prejardhjen e saj të largët nga fjala antike Walburga e cila përbëhet nga "Wal" që do të thotë "mal me të vrarë" ose edhe "luftë" dhe nga fjala "Purag" që do të thotë "kështjellë" ose "qytet i fortifikuar". Nga shumica e njerëzve kjo fjalë dhe vetë simbolika e kësaj nate të tmerrshme sataniste ka marrë kuptimin e luftës ndaj të mirës dhe shpesh përkthehet "kështjella e të vdekurve".

Kjo është një festë që i kushtohet djallit dhe adhurimit të tij, madje është një natë e mallkuar nga kisha e cila e quan "nata që i dedikohet magjisë dhe kultit të djallit".

Sipas besimit të jo pak njerëzve, nata e Valpurgës ishte nata kur djalli ngjitej në tokë, kur varret ishin të hapura, kur gjithçka mund të ndodhte dhe kur e keqja do të mundte të mirën. Të gjithë njerëzit apo qeniet satanike në tokë, ajër dhe ujë mund të argëtoheshin në këtë natë sublime.

Data 30 prill njihet edhe si Halloween-i tjetër dhe çuditërisht është gjashtë muaj para tij. Data 30 prill është konsideruar prej shekujsh si një festë satanike pasi është pikërisht edhe nata kur Anton Lavey themeloi Kishën e Djallit. Ai e konsideronte natën e Valpurgës si "festën më të madhe demoniake të vitit", përveç Halloween-it.

Sipas Lavey, kjo është nata kur "shtrigat dhe djajtë bredhin nëpër botë duke festuar me orgji lulëzimin e lavdishëm të Ekuinoksit të Pranverës", pra natën e 30 prillit.

Satanistët Laveyanë e konsiderojnë këtë datë të shenjtë pikërisht për shkak të legjendës Walpurgisnacht pasi siç deklarohet edhe nga Anton LaVey, 3 festat "e shenjta" që festohen në mënyrë madhështore nga djalli janë: ditëlindja e tij, Nata e Halloween-it dhe Nata e Valpurgës. Laveyanët e emërtonin ndryshe këtë natë "duke pritur 1 majin", pasi ishte pikërisht dita kur djalli do të kishte konsoliduar pushtetin e tij me anë të ndihmës së tyre të çmuar.

Sipas traditës dhe udhëzimeve të djallit, Lavey rruajti kokën e tij gjatë ritualit të themelimit të Kishës me disa lëvizje teatrale për të pasquruar pamjen e xhelatit. Pas kësaj, kryhet një lloj magjie për të mohuar trinitetin e shenjtë dhe jetën shpirtërore në favor të një adhurimi të djallit, ferrit dhe të mirave materiale që i premtonte ai.

30 prilli, nata e Valpurgës, është edhe data e fillmit të verës në kalendarin ezoterik. Gjatë kësaj nate festohet dita e hakmarrjes ndaj Ligjit të së Mirës dhe zhvillohen rite të ndryshme satanike me anë të së cilave falënderohet djalli për fitimin e parave dhe për arritjen e suksesit.

Çdo vit në natën e 30 prillit dhe 1 majit, besohet se shtrigat dhe satanistët, këndojnë, kërcejnë, kryejnë rite sataniste dhe fluturojnë lart për të zbritur vetëm gjatë sabba-s së "shenjtë". Ky është pikërisht momenti kur "mjeshtri" dhe i adhuruari i tyre, djalli, mbërrin për të festuar bashkë me ta në një festë sublime.

Sabba e Natës së Valpurgës

Sipas traditës antikrishte të përhapur në Gjermani, në natën e Valpurgës festohej edhe sabba e parë e natës. Sabba është takimi mes shtrigave dhe djallit, e cila zhvillohet gjatë ditës së shtunë pas natës së Valpurgës. Gjatë kësaj nate thuhet se të gjitha shtrigat mblidheshin së bashku dhe fluturonin larg për t'u takuar me të adhuruarin e tyre, djallin.

Para se të merrnin fluturimin ato përjetonin një lloj metamorfoze, duke u transformuar me anë të magjisë së dhuruar nga djalli në krijesa monstruoze ose kafshë të përbindshme, në mënyrë që t'i shërbenin më së miri idealit të prijësit të tyre. Metamorfoza ishte një fazë shumë e rëndësishme për të gjitha shtrigat pasi shënonte zbatimin e vullnetit të djallit, të cilit i kishin faluar jetën dhe shpirtin.

Mblidheshin në vendin e paracaktuar (zakonisht në vende pyjore ose në afërsi të pemëve) duke fluturuar sipër një kafshe, fshese etj. Atje më pas gjejnë djallin duke i pritur (shpesh me pamjen e një dashi gjigant). I shumëadhuruari i tyre përshëndetej me të famshmen "osculum infame" që nga folklori përkthehet "Puthja e turpshme" ose "Puthja e turpit" pasi konsiston në puthjen e të prapmeve të djallit (të cilën ai e quan "gojën tjetër").

Legjenda thotë se ishte pikërisht kjo puthje ajo që e lejonte djallin të bënte për vete femrat që më pas ktheheshin në adhurueset e tij të çmendura dhe besniket më të devotshme, të afta për gjithçka për të kënaqur vullnetin e prijësit të tyre, madje edhe të falnin jetën dhe shpirtin.

Para se të fillonte festën, djalli përshëndeste adhurueset e reja dhe i detyron ato të kryejnë "apostasinë" (braktisjen e fesë). Procedura kërkon që mohimin total të çdo lloj besimi fetar duke kryer akte tejmase të ulëta si për shembull të këndojnë meshën si një parodi, të kryejnë blasfemi, të shkelin kryqe, apo simbole të tjera fetare të shenjta.

Më pas djalli jep miratimin e tij për fillimin e orgjisë dhe pjesëtarët e festës çiftëzohen me njëri-tjetrin pa dallim seksi. Në fakt, në Natën e Sabbës nuk marrin pjesë vetëm femra, por konsiderohet si nata e shtrigave pasi ato luajnë rolin vendimtar. Femra konsiderohet nga djalli si mbartësja e superfuqive më të mëdha dhe është pikërisht ajo e përzgjedhura për të kryer misionet e tij më të përbindshme.

Duke arritur të ndezë një adhurim të pangopur tek këto shtriga, djalli i stërvit për të qenë përjetësisht të devotshme ndaj vullnetit të tij dhe gjithashtu për të qenë të gatshme të bëjnë gjithçka për të kënaqur dëshirat e tij më të tmerrshme dhe për t'u kthyer kështu në ushtaret e tij në luftën kundër të mirës.

Orgjia është pikërisht aktiviteti kryesor i kësaj nate që i kthen shtrigat në "ushtare" të devotshme.
Një e dhënë e çuditshme është se sipas raporteve (gjithmonë duke iu referuar legjendës) gjatë kryerjes së këtyre marrëdhënieve të shthurura nuk ndihet asnjë lloj kënaqësie seksuale dhe akti seksual me djallin është veçanërisht tepër i dhunshëm, shkatërrues dhe i përgjakshëm.

Gjithmonë pas orgjisë fillonte banketi, i karakterizuar nga mishi i fëmijëve dhe ushqime të lëngshme të cilat nuk kanë asnjë lloj shije.

Për më tepër, ushqimi i ngrënë, rigjenerohet në mënyrë magjike menjëherë pas përfundimit të ngrënies. Ky është një simboll të cilin djalli e përdor për të theksuar bollëkun dhe për të premtuar se asnjëherë nuk mungon asgjë kur janë me të.

Banketi më pas ndiqet nga kërcimi dhe këngët të shoqëruara nga një muzikë e tmerrshme çjerrëse. Në përfundim të sabbës, djalli shpërndan ilaçe magjike dhe i jep të gjithëve fuqi të mbinatyrshme në mënyrë që t'i përdorin për të kryer të këqija dhe për të përmbushur vullnetin e tij pa iu dridhur syri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
30 prilli, Nata e ''Valpurgës''- Djallit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Drita Fejza:DITA MË ËSHTË PAK NATA SHUM E GJATË...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  E N T I T E T E-
Kërce tek: