PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ateistët janë më të ndjeshëm dhe më humanë!?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nikolino



Numri i postimeve : 54
Pikët : 285
Reputation : 21
Join date : 26/02/2012

MesazhTitulli: Ateistët janë më të ndjeshëm dhe më humanë!?   Mon Nov 12, 2012 9:59 am

Sipas hulumtimit të botuar në revistën profesionale amerikane ”Social Psychological and Personality Science”, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se ateistët, agnostikët dhe njerëzit më pak fetarë, janë më të mëshirshëm se besimtarët.
Shkencëtarja Laura Saslow – nga Universiteti i Kalifornisë – idenë për këtë hulumtim e gjeti pasi shoku i saj ateist i ishte rrëfyer se si ka vendosur të dhurojë të holla për Haitin, pasi ka parë një video emocionale të shpëtimit të një gruaje.

"Gjatë hulumtimit kemi gjetur edhe ndërlidhjen se si njerëzit më pak fetarë krijojnë raporte emocionale dhe shoqërore në bazë të asaj se a mund të ndihmojnë ose jo. Njerëzit religjiozë, në anën tjetër, ndjeshmërinë e tyre e shohin më pak përmes zemërgjerësisë, e më shumë përmes faktorëve tjerë si doktrina, faktorët shoqërorë apo shqetësimet për reputacionin”, thotë shkencëtarja.

Një studim i ngjashëm në SHBA është bërë në vitin 2004, me 1.300 të anketuar, ndërsa rezultatet kanë treguar se jobesimtarët më shpesh ndihmojnë shoqërinë, japin para për të pastrehët, marrin pjesë në aktivitete humanitare dhe bëjnë akte të bamirësisë.

"Mbi të gjitha, ky hulumtim tregon se edhe pse në Shtetet e Bashkuara njerëzit më pak fetarë konsiderohen si më pak të besueshëm kur është fjala te dhembshuria, ata ndihmojnë më shumë se besimtarët", thotë Saslow. /Telegrafi/

Ateistet kur bejne diqka te mire,e bejne sepse jane human,jo sepse duan ta fitojne "Parajsen",Bill Gates eshte Ateist dhe ka dhuruar 28 miliard dollare d.m.th me shume se 75% te pasurise se tij per bamiresi,dhe ka shpetuar 6 Milion jete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ateistët janë më të ndjeshëm dhe më humanë!?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I :: J U D A I Z M I :: A T E I Z M I-
Kërce tek: