PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 METAFIZIKË E ARSYES

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 30
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: METAFIZIKË E ARSYES   Wed Nov 07, 2012 5:13 am


METAFIZIKË E ARSYES




Shopenhauer : “Njeriu është një kafshë metafizike“.

Jo rastësisht, përgjatë dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit të shkuar, Kisha katolike i është rikthyer debatit thuaj të përjetshëm mes Arsyes dhe Besimit. Në çdo epokë, që nga Shën Agustini deri tek Kierkegaardi, mendimtarët e Perëndimit të krishterë janë munduar të dimensionojnë dhe ridimensionojnë Zotin.

Sipas prizmit të secilit, ata kanë përshkruar herë herë një burim ekstaze mistike, një arkitekt të Natyrës ose dhe një shtyllë të Moralit njerëzor. Konceptet e krijuara në këtë mënyrë qëndojnë në themel të pyetjeve dhe të vetë-pyetjeve që ngrenë besimtarët – por edhe të tjerët. Pasi jo gjithmonë Besimi mund të pajtohet me Arsyen dhe kjo, kryesisht për « faj » të të parit.
Fillimisht, Besimi mund të kqyret si një ndjenjë personale (ose kolektive) – e qënësishme, e patransmetueshme dhe e patjetërsueshme – që krijon bindjen e egzistencës dhe të prezencës së Zotit si një « fuqi supreme », e cila urdhëron sendet dhe qënien. Në këtë mënyrë, kjo ndjenjë mbetet subjektive dhe s’ka nevojë për arsyen për t’u ushtruar, sikundër dhe vetë pyetja « kush është Zoti? » nuk mund të marrë asnjëherë përgjigje. Si mund të paraqitet e « paparaqitshmja »? si mund të lidhet fjala apo shprehja me një « qënie », e cila mund të shprehet veçse me anë të një ndjenje?

Ja pra, i bie që të jetë arsyeja e cila duhet të shprehet lidhur me besimin – dhe mbi vetvehten, duke krijuar që në origjinë një diferencim mes këtyre dy koncepteve.

Intuitivisht, mund të imagjinohet se besimi qëndron diçka më poshtë se sa arsyeja, për të mos thënë se është inferiore ndaj të parës. Inferiore në kuptimin se të besuarit mbështetet dhe krijon tek besimtari një siguri subjektive, themeli i të cilës nuk mund të verifikohet : besimi është me përcaktim si iracional, një fushë e përveçme dhe personale që s’ka nevojë për asnjë ligj dhe në të cilën gjithçka është e mundshme.

Pra, një botë më vehte ku naiviteti i fëmijës bashkëjeton me ngultësinë e të çmendurit – e parë nga bota tjetër e arsyes, e drejtuar nga njerëz të rritur, të karakterizuar nga mendja e ndritur.

Sot, arsyeja kqyret si një veti e shpirtit njerëzor, aplikimi i të cilës na lejon të përcaktohen kriteret e së vërtetës dhe të te rremes, të dallohet e mira nga e keqja, të ndërtohet një sjellje e tërë që lidh vetvehten me mjedisin shoqëror.. Në këtë mënyrë, kjo veti e shpirtit mund të konsiderohet në disa plane njëherësh : shkencor, filozofik ose etik.

Megjithatë, përballë besimit, arsyeja gjendet në vështirësi pasi ajo nuk mund t’a trajtojë atë vetëm nëpërmjet filtrit të përçmimit. Në përputhje me kërkesat e saj të brendshme, arsyeja duhet të gjejë arsyen e egzistencës së besimit dhe me këtë rast, të propozojë një shpjegim « racional ». Përse njerëzimi që prej lindjes së tij është i lidhur me besimin dhe për më tepër, përse ai e ruan atë si një diçka fort të çmuar?
Përgjigja më e zakonshme dhe ndoshta klasike është ajo që e klasifikon besimin në rregjistrat e psikologjisë, të subjektivitetit ndjenjësor : njerëzit kanë patur nevojë të besojnë në « diçka » për t’u siguruar, për të shpjeguar të pakuptueshmen, ose fundja për të krijuar mjetet e mbizotërimit.. Pra me fjalë të tjera, besimi shërben për të mbushur në mënyrë imagjinare « defiçitin » e reales : mungesën e njohjes, mungesën e forcës, mungesën e kurajos.. A është kjo, përgjigja e vetme e mundshme? A mund të kënaqë të gjitha çfaqjet dhe aspektet e besimit? Ja ç’mendon pala « racionale » :

Diku në veprën e tij, antikleriku Volter shprehej :

« .. Ç’është besimi (feja)? A është të besuarit në atë çka duket si vetë evidenca? Jo, më duket evidente që egziston diku një Qënie e domosdoshme, e përjetshme, inteligjente; ky nuk është besim, është arsye. Nuk kam asnjë meritë të mendoj se kjo Qenie e përjetshme dhe e pakufishme, të cilën e njoh sikur të ishte virtuti, mirësia vetë, bën që të jem i mirë dhe i virtutshëm. Besimi qëndron në të besuarit, jo në atë çka duket e vërtetë, por në atë çka duket e rreme lidhur me gjykimin tonë. Aziatikët mund të besojnë vetëm nëpërmjet këtij besimi lidhur me udhëtimin e Muhametit në ato shtatë planetet, në mishërimin e zotit Fo, të Vishnusë, të Brahmës.. etj.. Ata nënshtrojnë gjykimin e tyre, ata dridhe përpara mundësisë të shqyrtimit , ata nuk duan të përfundojnë mbi hu, as edhe të digjen; prandaj ata thonë : unë besoj ».

Filozofi Niçe (Nietzsche), i përmendur për konceptin e tij të « vdekjes filozofike dhe teologjike të Zotit », shprehet :

« .. Shkenca dhe Feja jetojnë mbi dy planete krejt të ndryshme. E para i përket arsyes, dhe e dyta mbështetet mbi ndjenjën.. Kur ke besimin, nuk ke nevojë për të vërtetën.. ».

Marksi, gjykimet e të cilit lidhur me fenë tashmë njihen, diku shkruan :

« .. është njeriu që ka krijuar fenë, dhe nuk është feja që ka krijuar njeriun. Ajo është një realizim fantastik i qenies njerëzore, pasi qenia njerëzore nuk zotëron realitet të vërtetë. Të luftosh kundër fesë, është të luftosh në mënyrë të tërthortë kundër kësaj bote, për të cilën, feja është aroma shpirtërore. Fatkeqësia fetare është shprehje e fatkeqësisë reale dhe për të parën, një protestë kundër fatkeqësisë reale. Feja është shpirti i një bote pa shpirt, sikundër ajo është opiumi i popullit.. »

së fundi, Ajnshtajni, edhe ai, i shkruante dikujt në vitin 1954 :

« .. ajo çka keni lexuar lidhur mbi bindjet e mia fetare është veç gënjeshtër, natyrisht, një gënjeshtër që vazhdon dhe përsëritet. Nuk besoj në një Zot personal dhe asnjëherë nuk kam thënë të kundërtën, gjithmonë jam shprehur kjartë. Në qoftë se egziston në brendësinë time diçka që mund të quhet « fetare », do të ishte admirimi pa fund përpara strukturave të universit, për aq sa shkenca jonë mund të çfaqë ».

Megjithatë – edhe duke lënë mënjanë përvojën filozofike të Kierkegaardit, i cili predikon se besimi e tejkalon arsyen nga pikpamja e esencës, problemi mbetet fort i ndërlikuar. Mjafton të thuhet se Perëndimi identifikon të besuarit me pjesëmarrjen në një Credo, në atë që zakonisht quhet të vërtetat e Besimit. Nga ana e saj, kisha nënvizon faktin që kjo pjesëmarrje duhet kuptuar si një akt besimtarie të domosdoshme dhe të nevojshme për shëndetin shpirtëror të vetë njeriut.

Përfundimisht, a ekzistojnë sende ose ide, përkundrejt të cilave, besimi mund të pranohet si i vetmi raport logjik? Sende të tilla, për të cilat në të kundërt, do të ishte irracionale të imagjinohej dhe të pretendohej se mund të kuptohen ose të zotërohen vetëm me anë të arsyes?

Po sikur fusha e këtyre « sendeve » të ishte ajo e marrëdhënieve mes njerëzve, që ngrenë këto pyetje? Ja pra, edhe sikur këto marrëdhënie të presupozojnë një dialog – qoftë edhe të mbështetur mbi arsyen – ky i fundit, i zhvilluar mes njerëzve të lirë, mbështetet mbi fjalën jo vetëm si një « send » i cili duhet kuptuar me anë të arsyes por para së gjithash, si një « send » i cili duhet besuar.

Ja se si shprehet diku, pastori Martin Luther King :

« .. mund të egzistojë konflikti mes njeriut të fesë me shpirt të brishtë dhe atij të shkencës me shpirt të përmbledhur, por asnjëherë mes vetë shkencës dhe fesë. Botët e tyre respektive janë të veçanta dhe metodat e tyre të ndryshme. Shkenca kërkon ndërkohë që feja interpreton. Shkenca pajis njeriun me një njohje e cila është forcë, feja i jep njeriut një urtësi që shërben si kontroll. Shkenca merret me faktet, feja merret me vlerat. Ato nuk janë rivale të njera tjetrës. Ato janë bashkëplotësuese. Shkenca pengon fenë të fundoset në iracionalizmin e pafuqishëm dhe në obskurantizmin paralizues. Feja e përmban shkencën nga të zhyturit në materializmin e pakufi dhe në nihilizmin moral ».

Shkruar nga,Georges Xexo

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
METAFIZIKË E ARSYES
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T-
Kërce tek: