PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Personalitetet e elefanteve sipas studiuesve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Personalitetet e elefanteve sipas studiuesve   Sun Nov 04, 2012 8:21 pm

Personalitetet e elefanteve sipas studiuesve


Me lekuren e tyre gri, syte shprehes dhe ecjen e tyre te ngadalte, do te faleshit nese kishit menduar deri tani qe elefantet jane krijesa melankolike.
Megjithate, shkencetaret nuk binden pa patur fakte keshtu qe ata kane zbuluar qe keto kafshe gjigande kane personalitete te medha aq sa madhesia e tyre.

Ne nje studim ne lidhje me elefantet Afrikane, kekruesit kane identifikuar kater karaktere te dallueshme ne grupin e tyre; liderat, gjigantet xhentile, mashtruesit lozonjare, dhe ngulmuesit e besuar.

Secili prej ketyre llojeve eshte zhvilluar per te ndihmuar gjitaret gjigande qe te mbijetojne ne ambjentin e ashper dhe jane pothuajse unike ne mbreterine e kafsheve, siapas shkencetareve.

"Cdo individ ne nje grup ka nje lloj personaliteti shume te ndryshem." - tha Profesori Phyllis Lee, nje psikolog i sjellje tek University of Stirling dhe drejtues i komitetit keshillimor shkencor per Amboseli Trust for Elephants.

"Ne zbuluam qe keto personalitete kane nje rol kryesor ne menyren se si eshte nje familje e suksesshme dhe menyren se si ata i berballojbe kercenimet dhe problemet e tjera si mungesa e ushqimit dhe thatesira."

"Eshte aftesia per te influencuar te tjeret dhe per te mbajtur miqesi me te rendesishme ne nje grup elefantesh, ndersa ne kafshet e tjera jane tipare agresioni apo dominanca."

Profesoresha Lee dhe kolegia e saj Cynthia Moss studiuan nje grup elefantesh ne Amboseli National Park ne Kenia. Duke perdorur te dhenat e mbledhura ne me shume se 38 vjet duke pare kete grup, kerkuesit i analizuan ata per 26 lloje sjelljes dhe zbuluan kater lloje personalitetesh qe ishin me te dallueshme.

Personaliteti me i forte qe shfaqej ishte ai i liderit. Kerkuesit, puna e te cileve eshte publikuar ne Journal of Comperative Psychology, kerkuan dhe vezhguan ato elefante qe kishin tendencen te influenconin levizjet dhe drejtimin e grupit.

Ndryshe nga si ndodh ne kafshet e tjera ku lidershipi fitohet nga individi me dominant dhe agresiv, elefantet respektonin inteligjencen dhe aftesine per te zgjidhur problemet tek lideri i tyre.

Lee tha: "Kjo eshte dicka qe eshte jo e zakonte tek kafshet. Zakonisht dominanca eshte elementi kryesor ne lidership tek qente, shimpazete, dhe shume kafshe te tjera. Kjotek elefantet eshte nje aftesi per te rene dakord."

"Lidershipi nuk eshte i barabarte me fuqine tek elefantet, por ilustron respektin sipas individeve si nje funksion i aftesise te tyre per te zgjidhur probleme."

Elefantet lozonjare pergjithesisht jane me te rinjte por ishin ata me kuriozet dhe aktivet. Eudora, nje femer 40 vjecare ne grupin e elefanteve te studiuar, dukej se ishte me lozonjarja duke e shprehur kete tipar pergjate jetes se saj, ndersa te qenit lozonjar ne shume prej elefanteve te tjere zvogelohej me kalimin e viteve.

Elefantet me te besueshem ishin ato me te zakonshmit ne marrjen e vendimeve te mira, kujdeseshin per te vegjelit dhe ishin te qete kur perballeshin me kercenime.

Sipas studimeve te bera eshte zbuluar edhe qe elefantet e paintegruar kishin tendencen te benin edhe me pak pasardhes, duke sugjeruar keshtu qe personaliteti mund te percaktoje suksesin riprodhues.

Lee shtoi: "Ne deri tani kemi pare vetem nje grup elefantesh, keshtu qe kemi qellim te shohim edhe grupe te tjera per te vezhguar nese ka personalitete te tejra ne to."


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Personalitetet e elefanteve sipas studiuesve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ora e dashurisë
» “Të vrarët” sipas KiE-së, jetojnë të gjallë në Pejë
» Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë
» Sipas serbëve, Flamuri ynë para Skenderbeut, paska pasur mbi shqiponjë një kryq
» Pashkët shqiptare sipas “Washington Times"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: