PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjuha e Kodeve dhe Simbolet mistike në kartëmonedhat me të famshme botërore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Gjuha e Kodeve dhe Simbolet mistike në kartëmonedhat me të famshme botërore    Thu Nov 01, 2012 11:25 am

Gjuha e Kodeve dhe Simbolet mistike në kartëmonedhat me të famshme botërore



Këtu e shumë shekuj me radhë, të gjitha këmbimet ndërmjet njerëzve, sorollateshin dhe akoma sot e kësaj dite sillen rreth një shumëllojshmërie letrash dhe sendesh metalike të përcaktuara me vlerë, siç edhe i quajmë ne sot Kartëmonedha, Monedha, Lek, Valutë etj.
Por, veç vlerës së tyre reale të pa shpërberë në kohë, këto k
artëmonedha mbartin në vetvete (vazhdojnë dhe sot e gjithë ditën të fshehin brenda tyre) kode dhe simbole sekret, të cilat nuk mund të vihen re nga syri i zakonshëm.
Atëherë, çfarë janë këta kodikë dhe simbole të çuditshme?
Kush i ka skalitura ato nëpër kartëmonedha dhe cili është qëllimi i tyre?


Përpara se t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve dhe të japim një shpjegim të mirëfilltë, le të shohim më parë se cili ishte arsyeja dhe qëllimi i krijimit të një kartëmonedhe apo monedhe të re, veç rëndësisë së këmbimeve me interes ekonomik?

Në çdo rast të krijimit të një kartëmonedhe të re, qëllimi kryesor ishte përcaktimi i kufirit të një fuqie apo super fuqie të re, si dhe të një Prijësi, Mbreti, apo Monarku, apo të një shteti të ri, i cili ndryshonte Status Quo të territorit të tij gjeografik.
Nëpërmjet monedhës, çdo Prijës, Mbret, apo Parësia e një shteti, përcillte kështu mesazhin e saj/tij të fuqishëm për ekzistencën e tyre, si dhe pretendonin pranimin e tyre nga çdo qytetarë, nga Aleancat, si dhe nga çdo armik. Një rast konkret kemi Dukatën Veneciane, e cila arriti që monedha e saj më 1700-ën të bëhet e pranueshme nga mbarë bota, falë këmbimeve tregtare dhe sundimit të saj me anë të fesë.

Çfarë roli luan në harkun kohorë një simbol i skalitur në monedhë?
Simbolet e skalitura në monedhë, kanë një rëndësi të veçantë dhe në shumë raste vlera e tyre ja kalon dhe të vetë vlerës reale të monedhës. Rasti më i mirë është ai i monedhës Bizantine. Në monedhën Bizantine, kurrë nuk ishte përcaktuar vlera e tyre e vërtet, pra nuk kishte shifra konkrete të vlerës së monedhës, por ato dalloheshin gjithmonë nga diferenca e figurave që mbarte monedha në të dy anët e saj, në njërën anë ishte Krishti, ndërsa në tjetrën ishte imazhi i perandorit. E gjithë kjo kishte si qëllim që, qytetarët e perandorisë Bizantine të njihnin gjithmonë të parin e tyre, pra Perandorin, si dhe imazhi i Krishtit përcillte mesazhin e ekzistencës dhe jetëgjatësisë së perandorisë Bizantine.

Por, a ka pasur raste kur valuta është përdoru për arsye propagandistike?
Historikisht, valuta (paraja), është përdorur për të kaluar qoftë në mënyrë dirkete apo indirekte mesazhe propagandistike. Rasti më i mirë është ai i Kubës në vitin 1967, edhe pse legjendari Che Guevara, kishte vdekur, monedhat që mbanin firmën e tij si Guvernator i Bankës shtypeshin dhe qarkulluan për të paktën 5 vjet rresht pas vdekjes së tij.

Çfarë kuptimi kanë simbolet e dollarit Amerikan?
Atëherë, në anën e majtë të kartëmonedhës një dollarësh, kemi një piramidë, në maj të saj kemi Syrin Vëzhgues (Syri që sheh gjithçka), i cili është një simbol origjinal Masonikë. Kujdes, Syri Vëzhgues nuk duhet të ngatërrohet me Syrin tjetër Vëzhgues që e ndeshim nëpër kishat të besimit ortodoksë.

Nga poshtë piramida është e përbërë nga 13 rreshta tullash dhe tullat janë 73 në numër, pra saç janë dhe emrat e zotit Kambala (Misticizëm Hebre). Në rreshtin fundit të piramidës, shkruhet në latinisht data 1776 (MDCCLXXVI), që do të thote dita e Pavarsisë së Amerikës, si dhe të krijimit të sektit (vëllazërisë) mistike të Illuminati. Data e më sipërme, farë mirë mund të kthehet dhe në numrin 666 =mDCcLXxVI. Poshtë piramidës kemi frazën latine: NOVUS ORDO SECLORUM, që do të thotë Rendi i Ri Botëror.
Nga ana tjetër e monedhës, kemi vilën me shqiponjën amerikane. Por këtu kemi “hilen” nëse mund ta quajmë kështu: Kemi një vazhdimësi të shfaqjes së numrit 13. Vëmë re dhe një frazë tjetër në latinisht: E PLURIBUS UNUM, që do të thotë: Një nga të shumtit, që dhe kjo përbehet nga 13 gërma. Fiks poshtë saj, shohim 13 yjet të 13 kolonive dhe nga poshtë kemi shqiponjën që mbanë 13 shigjeta, një pemë me 13 gjethe dhe 13 qershi. Pra numri 13 është shumë i rëndësishëm për Illuminiati.
Por, le të shohim më hollësisht dhe më me vëmendje simbolin më të rëndësishëm.
Shqiponja në dollarin amerikanë, nuk është shqiponja e vërtet, por kemi të bëjmë me shpendin mitik të Finikut, që përbën simbolin më mistik dhe zë një nga vendet më të larta në Masonizëm dhe sektet, vëllazëritë e tjera mistike.
Gjithashtu mbi monedhë ekzistojnë dhe shumë skalitje të tjera mikroskopike, (shtypje të një shkalle shumë të vogël, me të dhëna të cilat dallohen shumë me vështirësi) të cilat janë simbole Msonike, siç janë tre piramidat e vogla, ekzistenca e Kukuvajkës në dy vende të ndryshme etj, por për një monedhë që momentalisht është më e famshmja dhe më dominuesja në gjithë botën, gjithë këto që përmendëm më sipër kurrsesi nuk mund të ishin të pafajshme apo rastësi…

A ndodh e njëjta gjë dhe me monedha të tjera në botë dhe a ka në to simbole dhe kodikë të ngjashëm?
Një nga monedhat me mbresëlënëse që vërtet të habit me simbolin e saj, është ajo e Izraelit e cila ka të skalitur në të numrin 666. Gjithashtu edhe qarkullimi për shumë vite me radhë i monedhave Kanadeze, në të cilat gjendet i skalitur imazhi i Djallit i fshehur mirë nën flokët e mbretëreshës Elisabet.
Një shembull tjetër është ai i ekzistencës së atomit në monedhën Iraniane, e skalitur me dimensione mikroskopike, atomi është përfshirë në kartëmonedhën 50.000 RIALS, që propagandon në të ardhmen Iranin si një superfuqi që përfshin në potencialin e tij armë bërthamore.

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjuha e Kodeve dhe Simbolet mistike në kartëmonedhat me të famshme botërore
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane‏
» Agron Duro: Fjalët e huaja dhe gjuha shqipe
» Hajdin Abazi:Do t’i votoja simbolet shtetërore të presidentit Rugova
» Tri ese gjuhësore nga Ejup Ceraja
» Niko Stylos: Gjuha e ilirëve – gjuhë e shqiptarëve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE ::  K O N S P I R A C I O N-
Kërce tek: