PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bota e xhinëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Bota e xhinëve   Thu Mar 01, 2012 9:40 pm

Bota e xhinëve

Pikepamja myslimane per qeniet dhe dukurite mbinatyrore

Disa njerëz janë përpjekur të mohojnë realitetin e xhinëve të cilëve Kur’ani i ka kushtuar një sure të tërë, suren El-Xhin (n.72). Duke u mbështetur në aspektin gjuhësor të fjalës xhin e cila vjen nga folja xhanne (??????, jexhunnu: “të mbulosh, fsheh”, ata thonë se fjala xhin i referohet (i drejtohet) “të huajve të zgjuar”. Të tjerë bile thonë se një xhin është një njeri që s’ka mendje të vërtetë në kokën e tij, por ai ka natyrë zjarri.

E vërteta është se xhinët paraqesin një tjetër krijesë të Allahut e cila bashkekziston me njeriun në tokë. Zoti i krijoi xhinët para se Ai të krijonte njerëzimin dhe i krijoi këto dy krijesa (xhinët dhe njerëzit) nga elemente jo të njëjta. Zoti thotë:

“Ne e krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)”.

"E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.” (15:26-27)

Ata u quajtën xhin sepse ata nuk mund të shikohen nga syri i njeriut.

(...)

Çdo njeri ka një xhin që e shoqëron atë dhe ky xhin quhet ***** (shok, bashkudhëtar) dhe është pjesë e testimit të njeriut në këtë jetë. Xhini inkurajon dëshirat më të ulta të njeriut dhe përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për ta mënjanuar atë nga rruga e drejtë. Resuli s.a.u.s. duke komentuar këtë gjë ka thënë: “Secilit prej jush i është shoqëruar një shok prej xhinëve.” Sahabët pyetën: “Edhe ty o i dërguari i Allahut?” Dhe resuli s.a.u.s. u përgjigj: “Edhe mua, veçse Zoti më ka ndihmuar mua kundër tij dhe ai është nënshtruar. Tani ai vetëm më nxit të bëj të mira.”

(...)

Kontakti dhe kontrata me xhinët bëhet nga fallxhorët të cilëve xhinët mund t’u japin informacion për të ardhmen. Resuli s.a.u.s. ka përshkruar se si xhinët marrin informacion për të ardhmen. Ai ka treguar se xhinët ishin të aftë të udhëtonin në drejtim të kufinjve më të ulët të qiellit dhe dëgjonin ca informacione për të ardhmen që melekët i trasmetonin midis tyre. Pastaj ktheheshin në tokë dhe ushqenin me informacione njerëzit me të cilët kishin lidhje.[93] Kjo ndodhte shpesh para profecisë së Muhammedit s.a.u.s. dhe fallxhorët në atë kohë ishin shumë të saktë në informacionin e tyre. Kështu që ata ishin të aftë të fitonin pozitë në oborret mbretërore dhe gëzonin shumë popullaritet, bile edhe adhuroheshin në disa vende.

(...)

Xhinët janë në gjendje të informojnë njerëzit me të cilët lidhen, për të ardhmen relative. P.sh. kur dikush shkon te një fallxhor, xhini i fallxhorit merr të dhëna nga xhini i personit (sqaruam më parë se çdo person ka një xhin) për planet që ky njeri ka bërë para se të shkojë atje. Kështu që fallxhori është i aftë t’i thotë personit se ai do këtë ose atë, apo shko këtu ose atje. Me anën e kësaj metode fallxhori i vërtetë është në gjendje të mësojë për të kaluarën e të huajit në detaje të hollësishme. Ai është në gjendje t’i tregojë një personi krejtësisht të huaj për të, emrat e prindërve të tij (të personit), ku ka lindur ai, çfarë ka bërë në fëmijëri (ky person) etj. Aftësia për të përshkruar shumë saktë (sikur është e gjallë) të kaluarën është një prej shenjave të fallxhorit të vërtetë që ka kontakt me xhin. Kjo për shkak se xhinët janë në gjendje të përshkojnë distanca të mëdha menjëherë, të mbledhin sasi gjigande informacioni rreth gjërave të fshehta, sendeve të humbura dhe ngjarjeve të pa vëzhguara. Provë për këtë aftësi është historia e përmendur në Kur’an për profetin Sulejman dhe Belkizën (mbretëresha e Shebës). “Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifrit) tha: “Unë do t’a sjell atë ty, para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!”” (27:39)

Ashtu siç u përmend në kapitullin e mëparshëm xhinët janë kryesisht të padukshëm përveç atyre në formën e gjarpërit ose qenit. Megjithatë disa prej tyre janë të aftë të marrin forma të ndryshme duke përfshirë dhe formën e njeriut.

(...)

N.q.s. këto fakte mbahen parasysh, të gjitha incidentet supernatyrale që nuk janë mashtrime mund të shpjegohen mjaft lehtë. P.sh. në rastet e shtëpive të fantazmave ose hijeve, ku dritat ndizen e fiken, pikturat bien nga muret, sendet fluturojnë në ajër, parketet (dyshemetë) kërcasin etj. xhinët veprojnë mbi këto sende, por ata nuk duken sepse janë në formën e tyre të padukshme.

Në këtë mënyrë shpjegohet edhe rasti ku duket sikur shpirtrat e të vdekurve komunikojnë me të gjallët. Njerëzit që njohin zërat e të afërmve të tyre të vdekur, i dëgjojnë ata që i flasin atyre për ngjarjat e jetës së tyre. Kjo gjë kryhet nga personat që pretendojnë se lidhen me të vdekurit duke thirrur xhinin që i ishte caktuar personit të vdekur. Është ky xhin që imiton zërin e personit të vdekur dhe tregon ngjarje nga e kaluara e personit.

Në rastin e atyre që shfaqin aftësinë për t’u ngritur në ajër (ose fluturuar) apo për t’i ngritur objektet pa i prekur ato, ata thjesht ngrihen në ajër nga dora e padukshme e xhinit. Ata që udhëtojnë në distanca të mëdha dhe që janë në dy vende pothuajse në të njëjtën kohë transportohen nga xhinët ose xhinët bëhen të dukshëm në format e tyre. Gjithashtu ata që prodhojnë ushqime ose para nga ajri ndihmohen nga xhin të padukshëm që lëvizin shpejt.[128]

(...)

Dëbimi i xhinëve nga personi (ose vendi) ku kishin hyrë u bë një praktikë mjaft e përhapur në Evropë gjatë mesjetës. Praktika kristiane e dëbimit (të xhinëve) është bazuar në tregime të shumta në Bibël për dëbimin e xhinëve prej personave ku kishin hyrë, nga Jezusi. Në një tregim Jezusi dhe shokët e tij erdhën në Xherasines dhe takuan një njeri të pushtuar prej xhinëve.

Kur Jezusi i komandoi shejtanët të largoheshin prej tij, ata u larguan dhe u futën në një tufë derrash që po ushqeheshin në faqen e kodrës fqinjë. Pastaj tufa u sul (poshtë) drejt greminës dhe u hodh në liqen ku u mbyt.[131] Gjithashtu dëbimi (i xhinëve) ka qenë bërë qendra e vëmendjes e shumë filmave të viteve 70-80 (p.sh. “Exocist”, “Rosemary’s Baby” etj.) Qëndrimi i përgjithshëm materialist i perëndimit është hedhja poshtë e çdo gjëje mbinatyrale.

Kështu që për perendimorët dëbimi i xhinëve nuk ka ndonjë bazë të arsyeshme dhe shikohet si rezultat i supersticionit. Ky qëndrim është reaksion i shkallës së madhe të djegieve dhe gjuetisë së magjistarëve që ndodhën në Evropë gjatë mesjetës.

Në Islam praktika e dëbimit (të shejtanëve) njihet si një mjet i vlefshëm për trajtimin e rasteve të vërteta të pushtimit prej xhinëve dhe sëmundjeve të tjera që shkaktohen prej tij n.q.s. metoda e përdorur është sipas Kur’anit dhe sunnetit.

Nga Adideba
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Bota e xhinëve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  E N T I T E T E-
Kërce tek: