PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Aktivizimi i vrimes se zeze Sgr A

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Aktivizimi i vrimes se zeze Sgr A   Mon Oct 29, 2012 11:59 pm

Aktivizimi i vrimes se zeze Sgr A


X-ray Observatory NuSTAR (the Nuclear Spectroscopic Telescope Array), i cili u leshua me 13 qershor te vitit 2012, paraqiti fotot e nje vrime te zeze supermasive ne qender te Galaktikes sone, informon Zeri i Rusise. Ne astrofizike ky objekt eshte i njohur si Sgr A* (Sgr - nga Sagittarius (Shigjetari), qe do te thote se ajo ndodhet ne konstelacionin e Shigjetarit). Ne fotot e marra verehet nje rritje afatshkurter e shkelqimit, gje kjo qe deshmon per nje shperthim, hov te aktivizimit te vrimes se zeze.

Vete vrima e zeze (me pemasa, sic presupozohet, ne disa milione masa te Diellit) nuk eshte e dukshme. Por ne qofte se vrima e zeze thith, gelltit nje vellim te caktuar te materies, atehere clirohet nje sasi mjaft e madhe energjie, e cila manifestohet si X-rrezatim - shperthim i X-ray. Pikerisht ate dhe arriti te fiksoje observatori.

Vezhgimet jane bere ne korrik se bashku me observatorin hapesinor te NASA-s Chandra si dhe observatorin tokesor te bazuar ne Hawaii. Te dhenat e perftuara, sipas fjaleve te Fiona Harrison, studiueses kryesore te projektit, do te ndihmojne per te kuptuar se per c’arsye Sgr A* "e qete" here pas here shfaq shenja aktiviteti ne formen e shperthimit X-ray.
Por i ben te mendohen hulumtuesit edhe ai fakt, se tani Sgr A* eshte e qete, megjithese disa qindra vjet me pare, sic tregojne studimet e shkencetareve ruse, ajo absorbonte materien perreth ne mase shume te madhe dhe, prandaj, rrjedhimisht ishte shume me e ndritshme ne sfondin e X-rrezeve.

Ne vitin 1993 me ndihmen e observatorit X-ray “GRANAT” (russ. “ГРАНАТ”) te Rusise u evidentua nje X-rrezatim (X-ray) i forte nga reja molekulare Sgr B, e cila ndodhej vetem 10 parsecs nga Sgr A* (rreth 300 trilione km). Shkencetaret ruse te Institutit te Studimeve Kozmike ofruan shpjegimin e meposhtem te ketij fenomeni: reja molekulare vazhdon ende te "pasqyroje" driten X-ray te vrimes se zeze, e cila 300 vjet me pare ka qene nje milion here me e ndritshme se tani.

Ky supozim u konfirmua me ndihmen e observatorit orbital INTEGRAL te Agjencise Hapesinore Europiane (European Space Agency). 10 vitet pasuese te vezhgimeve evidentuan se rrezatimi i Sgr B gradualisht po zbehet, po fashitet meqenese vrima e zeze Sgr A* vazhdon te mbetet joaktive.

Por Sgr A* mund te zgjohet ne te ardhmen e afert. Arsyeja per arritjen ne kete konkluzion eshte nje re e vogel gazi, e cila po leviz direkt ne drejtim te vrimes se zeze. Vitin e ardhshem ajo duhet t’i afrohet asaj ne nje distance rreth 40 miliarde kilometra (largesi kjo qe korrespondon me gati 270 distanca nga Toka ne Diell). Supozohet, se duke hyre ne zonen e terheqjes (gravitetit) te vrimes se zeze nje pjese e materies se rese molekulare do te "shkoje" ne vrimen e zeze, gje kjo qe, ne fund te fundit, do te coje ne rritjen, shperthimin e aktivitetit te saj. Ndersa kjo do te thote se astronomet dhe astrofizikanet i presin shfaqje jashtezakonisht interesante qiellore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Aktivizimi i vrimes se zeze Sgr A
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I :: A S T R O N O M I-
Kërce tek: