PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  Uji dhe ajri i Marsit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Uji dhe ajri i Marsit   Thu Oct 25, 2012 3:20 am

Uji dhe ajri i Marsit



Spektrometri neutron rus DAN ne bordin e aparatit “Curiosity” filloi sondimin aktiv te siperfaqes se Marsit ne kerkim te depozitave te akullit te ujit. Nderkohe, e ardhmja e Marsit eshte duke u percaktuar tani ne Toke.

Ne NASA po pergatiten projektet MAVEN dhe InSight per studimin e atmosferes dhe struktures se brendshme te planetit, kurse ESA (European Space Agency)dhe Roskozmos-i rus planifikojne studimin e detajuar te perberjes se atmosferes marsiane, e cila, ka shume mundesi, qe te sugjeroje nese ka megjithate jete ne Mars apo jo, raporton Zeri i Rusise.

Spektrometri neutron rus DAN, qe ndodhet ne bordin e Mars rover “Curiosity”, ka filluar tashme realizimin e programit te eksperimenteve shkencore ne siperfaqen e planetit. Rezultati i pare i DAN doli krejtesisht i papritur, madje befasues: ne vendin e uljes se Mars rover-it ne terren u gjet shume pak hidrogjen - afersisht nje sasi e tille qe korrespondon me 1-2% uje. Kjo shifer nuk perputhet fare me te dhenat me te hershme orbitale, te marra nga pajisja ruse HEND ne bordin e aparatit te NASA-s Mars Odyssey. Ne baze te hartave te perpiluara me ndihmen e HEND-it, rajoni i uljes se Mars rover-it ne kraterin Gale mund te quhet me teper vend i lagesht: vellimi i caktuar i hidrogjenit korrespondon me rreth 5-6% te permbajtjes se ujit.

Megjithate, rezultat "i papritur" nuk do te thote "i pakuptueshem”: veprimi hapesinor i HEND-it perfshin qindra kilometra, ndersa DAN mat permbajtjen e hidrogjenit direkt nen Rover ne nje siperfaqe shume me te kufizuar - rreth disa metra. Me teper mund te flitet mbi ate, se shperndarja reale e akullit te ujit ne token marsiane eshte shume me e komplikuar nga c’mund te supozohej dhe per kete arsye kerkohen medoemos matje me delikate, me te thella, per te cilat dhe eshte konceptuar “Curiosity”.

Projektet e reja marsiane i marrin gjithashtu parasysh keto kerkesa. Po zhvillohet mjaft aktivisht tani puna mbi projektet MAVEN e InSight te NASA-s dhe ExoMars te ESA e Roskozmos-it, pa permendur ketu projektet kerkimore te vendeve te tjera. Qellimet e tyre shkencore ne dicka jane te ngjashme, por vetem deri ne ate mase, ne te cilen ato i bashkojne ceshtjet e pazgjidhura ne studimin e Marsit: si eshte zhvilluar planeti, pse humbi ai fushen e vet magnetike dhe ujin dhe nese ka patur jete ne Mars ose paraardhes te saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Uji dhe ajri i Marsit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» FOTO TË MARSIT 2016
» Gladiola Busulla: Poezia është njëlloj si dielli, ajri, uji

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I :: A S T R O N O M I-
Kërce tek: