PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Xhinët sipas Islamit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Xhinët sipas Islamit   Thu Mar 01, 2012 9:37 pm

Xhinët sipas Islamit

Në teologjinë Islamike xhinnët thuhet se janë krijesa me vullnet të lirë, që Zoti i ka krijuar nga “zjarri pa tym”.
Njejtë si njerëzit, xhinnët kanë vullnet të lirë që ju lejon atyre të ndjekin cilëndo fe që ata e zgjedhin.

Xhinnët kanë nivel më të ulët të inteligjencës sesa njerëzit por janë fizikisht më të fortë.
Ata janë zakonisht të padukshëm për njerëzit por edhe ata nuk i shohin njerëzit qartë.
Megjithatë, xhinnët jo-muslimanë shpesh ngacmojnë e në disa raste i pushtojnë njerëzit (xhinnët muslimanë e kanë të ndaluar të bëjnë këtë), për shumë arsye, siç janë magjepsja (me një vajzë), hakmarrja, ose për shkak të marrëveshjes së arritur me praktikuesin e magjisë së zezë.

Xhinnët kanë forcë të udhëtojnë jashtëzakonisht shpejtë dhe jetojnë në zona të largëta, male, detëra, drunjë, në ajër dhe në bashkimet e tyre.

Pasiqë njerëzit zakonisht nuk mund t’i shohin ata dhe ata nuk i shohin njerëzit qartë, bota njerëzore dhe ajo e xhinëve konsiderohen si të ndara, dhe vetëm praktikuesit e magjisë së zezë kontakojnë me ta apostafat.
Ibn Tejmije në librin e tij “Eseja e Xhinnëve” i përshkruan Xhinnët në hollësi.

Secilit person i është caktuar nga një xhinn i veçantë që e shoqëron, që quhet *****, e që është nga lloji i xhinnëve që pëshpërisin në shpirtin e njerëzve dhe i shtyejnë te jipen pas epsheve dhe dëshirave të liga.

Organizimi shoqëror i bashkimit të xhinnëve i ngjan atij të njerëzve – edhe ata kanë mbretër, gjykata, martesa dhe rituale vajtimi.

Profeti Muhammed i ka ndarë xhinnët në tre lloje: ata që kanë krahë dhe fluturojnë në ajër, ata që i ngjajnë gjarpërinjëve dhe qenëve, dhe ata që udhëtojnë pa pushim.

Abdullah ibn Mesud i cili e kishte shoqëruar Profetin kur xhinnët erdhën për të dëgjuar recitimin e Kur’anit, i përshkruante ata si krijesa të formave të ndryshme; disa i ngjanin hutëve dhe gjarpërinjëve, të tjerët njerëz të zinjë e të gjatë të veshur në të bardha.

Ata mund të shfaqen edhe si dragonjë, gomarë të egjër, dhe si shumë kafshë tjera.
Përveç formave të kafshëve, xhinnët nganjëherë marrin edhe formë njerëzore për t’i çorientuar apo për ti shkatërruar viktimat e tyre njerëzore.

Një xhinn i tillë që kishte marrë formën e një gruaje të bukur u identifikua nga këmbët e saj shtazarake nga viktima e saj njerëzore, i cili pastaj e mbyti atë duke ia lidhur një litar në qafë dhe duke e tërhequr zvarrë pas deves së tij.

Ky lloj i gjinëve thirret Mardazma (provues i njerëzve) midis popullit Baluk.

Profeti gjithashtu ka thënë se xhinnët jetojnë duke u ushqyer me eshtëra, të cilat ata kur i prekin i bëjnë mish, dhe se kafshët e tyre ushqehen me bajga, të cilat rikthehen në drithëra ose bar dhe që i hanë tufat e tyre.

Përktheu : Sefedin Muçaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Xhinët sipas Islamit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ora e dashurisë
» “Të vrarët” sipas KiE-së, jetojnë të gjallë në Pejë
» Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë
» Sipas serbëve, Flamuri ynë para Skenderbeut, paska pasur mbi shqiponjë një kryq
» Pashkët shqiptare sipas “Washington Times"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  E N T I T E T E-
Kërce tek: