PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sjellja seksuale sipas ngjyrave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nikolino



Numri i postimeve : 54
Pikët : 285
Reputation : 21
Join date : 26/02/2012

MesazhTitulli: Sjellja seksuale sipas ngjyrave   Fri Oct 19, 2012 7:13 am

Sjellja juaj seksuale sipas ngjyrës së preferuar




A keni menduar ndonjëherë se cila ngjyrë lidhet me ju dhe jetën seksuale që ju keni? Ndoshta ju nuk do ta besoni por ngjyrat kanë një ndikim shumë të madh në jetën seksuale dhe në personaliteti tuaj seksual. Kështu që mësoni se çfarë personaliteti seksual tregon ngjyra që pëlqeni ju dhe ç’tip dashnori/e jeni.

E bardha – ata që pëlqejnë ngjyrën e bardhë janë natyrë fetare, të pastër, paqësorë dhe për ta seksi është i pistë dhe i dënueshëm. Këta njerëz e shikojnë seksin si një krim. Ata duan më shumë dashurinë. Për ta puthja me gjuhë është diçka e turpshme dhe zakonisht u pëlqen që seksin ta bëjnë kur të gjithë flenë dhe në fshehtësi të plotë. Femrat që e duan këtë ngjyrë, u pëlqen që të zhvishen nën mbulesa. Ndërsa meshkujt do të lahen para dhe pas seksit. Të bërit seks për ata që pëlqejnë të bardhën është si një ëndërr e keqe.

E zeza ata që pëlqejnë të zezën, duan seksin e pisët dhe jo të ndjerë. Ata seksin e shohin si shfryrje të inatit dhe maktheve. Ata janë sadistë, egoistë dhe të pandjeshëm si natyrë. Seksologët kanë arritur në përfundimin se ata që përdhunojnë apo kryejnë dhunë seksuale pëlqejnë të zezën.

Grija – njerëzit që pëlqejnë ngjyrën gri bëjnë seks vetëm për t’u martuar apo për të mbetur shtatzënë. Seksin e shohin si mënyrë për t’u relaksuar dhe për nevojat e tyre personale. Ata janë të interesuar vetëm për kënaqësinë e tyre. Seksi për ta mund të përshkruhet kështu: “Bam, bam dhe faleminderit e dashur”.

Rozakjo ngjyrë është për njerëzit që flirtojnë, tipa playboy, të cilët nuk besojnë se seksi është bekim i Zotit. Në përgjithësi prostitutat e pëlqejnë këtë ngjyrë dhe kjo quhet ngjyra e tyre e preferuar, sepse të tjerët mendojnë se ato tregojnë feminilitetin e tyre, por e vërteta është se ato i urrejnë burrat. Personat që duan ngjyrën rozë tregojnë mungesë maturie në seks. Femrat kanë tendencë për të ngacmuar, të premtojnë më shumë sesa japin. Ndërsa meshkujt që pëlqejnë rozën, janë tipa që lënë tre takime dashurie brenda një dite dhe nuk mbajnë një të dashur.

E verdha – nëse ngjyra juaj është e verdha kjo do të thotë se jeni tip i adoptueshëm dhe tërheqës. Ju jeni tipi që bëni dashuri për hir të partnerit. Kurrë nuk e shijoni seksin me plotkuptimin e fjalës, por gjithsesi kurrë nuk i thoni jo një ftese që jua bën dikush që e doni dhe e admironi. Ju do t’i jepni partnerit kënaqësinë më të madhe të mundshme pa e vrarë mendjen për deshirat e tua. Ata që kanë të dashur janë me fat sepse mund të shijojnë seksin me kuptimin e plotë të fjalës.

Portokalliaata që pëlqejnë këtë ngjyrë gjithmonë mendojnë ‘Unë’, ‘e imja’ dhe ‘per vete’. Aktin seksual e shikojnë si një akt dramatik ku ata janë ylli i skenës. Natyra e tyre është që të shtiren, të lëshojnë pasthirrma edhe kot. Madje të bëjnë sikur kanë arritur orgazmën. Ata kurrë nuk e pranojnë se nuk kanë bërë një marrëdhënie seksuale të mirë, por me budallallëk do të besojnë edhe vetë se janë të kënaqur. Fakti është se ata kurrë nuk e shijojnë seksin.

Vishnja – ata që pëlqejnë ngjyrën vishje mendojnë se të bësh dashuri do të thotë të humbasësh kohën dhe është një punë e kotë. Ata janë gjithmonë të shqetësuar për pamjen dhe tualetin. Femrat përpiqen ta shmangin seksin vetëm se i bën pis apo u prish flokët dhe tualetin. Ndërsa meshkujt e shikojnë të bërit dashuri si një propozim biznesi. Ata që duan ngjyrën vishnje janë partnerë të këqinj në dashuri.

E kuqjaata që duan të kuqen janë të thellë, të apasionuar dhe agresivë në dashuri. Ata lehtësisht e stimulojnë veten për të ardhur në qejf dhe e shijojnë seksin në forma të paimagjinueshme. Seksi për ta është aventurë dhe ata e shijojnë seksin me gjëra të reja dhe mënyra eksituese. Duan të eksperimetojnë dhe mund të përshkruhen si dashnorë të çmendur. Seksi për ta është flesh dhe mund të zgjasë me orë. Ndaj kurrë mos u ngatërro me të kuqen!

Bluja – ata që pëlqejnë ngjyrën blu janë të sjellshëm dhe romantikë në dashuri. Adhuruesit e blusë janë të mrekullueshëm si partnerë, janë të dashur dhe mjaft të ndjeshëm. Ata dashurinë e konsiderojnë një art dhe janë si natyrë zemërmëdhenj.  Të dyja gjinitë e shijojnë seksin dhe bëjnë dashuri me mënyrën më të këndshme. Në martesë një person që pëlqen blunë është i besueshëm dhe besnik.

Jeshiljaata që duan këtë ngyrë janë të freskët, të pastër dhe të pafajshëm në të bërit seks. Femrat që pëlqejnë jeshilen bëjnë dashuri si të virgjëra. Dhe meshkujt mund të jenë të parehatshëm por gjithsesi tërheqës. Ata që pëlqejnë jeshilen janë persona të sjellshëm, të ndjeshëm dhe simpatikë në dashuri. Ata janë besnikë dhe nuk mendojnë që mund të bëjnë dashuri me dikë tjetër, përveçse me atë që duan.

Kafeja- nëse pëlqeni ngjyrën kafe, ju jeni një thesar për partnerin. Adhuruesit e kësaj ngjyre janë të ngrohtë dhe të thellë, të ndjeshëm në deshirat e tyre dhe të deshiruar për partnerin. Si natyrë këta persona japin gjithçka për dashurinë.

www.astro-al.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Katilja



Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: Sjellja seksuale sipas ngjyrave   Sat Dec 20, 2014 1:29 am

E zeza – ata që pëlqejnë të zezën, duan seksin e pisët dhe jo të ndjerë. Ata seksin e shohin si shfryrje të inatit dhe maktheve. Ata janë sadistë, egoistë dhe të pandjeshëm si natyrë. Seksologët kanë arritur në përfundimin se ata që përdhunojnë apo kryejnë dhunë seksuale pëlqejnë të zezën.
qyqa qyqa turp turp
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sjellja seksuale sipas ngjyrave
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Skandal: Të rinjtë kolumbianë, “aventura” seksuale me gomerë (Video)
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti që u këndoi shqiptarëve dhe Shqipërisë
» Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun
» Sjelljet e nxënësve në shkollat tona
» Miradije Gashi:Ecuria e një ore mësimore në diasporë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I-
Kërce tek: