PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Planet i ngjashem me Token i zbuluar ne sistemin Alfa Centauri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Planet i ngjashem me Token i zbuluar ne sistemin Alfa Centauri    Fri Oct 19, 2012 1:05 am

Planet i ngjashem me Token i zbuluar ne sistemin Alfa Centauri


Astronomet Europiane kane zbuluar nje planet me masen perafersisht sa te Tokes qe orbiton nje yll ne sistemin Alfa Centauri, sistemin me te afert me Token. Eshte gjithashtu ekzoplaneti me i lehte qe eshe zbuluar rreth nje ylli si Dielli .

Planeti i zbulua duke perdorur instrumentin HARPS ne ESO-s La Silla Obrservatory ne Kili. Rezultatet nuk jane shfaqur ende neper revista e gazeta.

Alfa Centauri eshte nje prej yjeve me te shndritshem ne qiejt jugore dhe eshte sistemi yjor me i afert me Sistemin tone Diellor - e ndodhet vetem 4.3 vite drite larg. Ne fakt eshte nje sistem qe perbehet nga dy yje te ngjashem me Diellin qe orbitojne prane njeri tjetrit, dhe qe jane quajtur Alfa Centauri A dhe B, dhe nje komponent me i larget dhe i zbehte i njohur si Proksima Centauri.

Qe ne shekullin e nentembedhjete astronomet kane spekuluar ne lidhje me planete qe orbitojne keto trupa, qe mund te jene me te afermit qe mund te permbajne jete pertej Sistemit Diellor, por megjithate kerkime te nje precizioni te larte deri tani nuk kane treguar asgje.

"Vezhgimet tona shkojne me tej se kater vjet duke perdorur instrumentin HARPS dhe kane treguar nje sinjal shume te vogel por te vertete nga nje planet qe orbiton Alfa Centauri B, cdo 3.2 dite," - thote Xavier Dumusque (Ubservatori i Gjeneves, Zvicer dhe Centro de Astrofisica da Universidade do Porto, Portugali) drejtuesi i vezhgimeve.

"Eshte nje zbulim i jashtezakonshem dhe e ka cuar tekniken tone deri ne limit."

Alfa Centauri B eshte shume i ngjashem me Diellin, por pak me i vogel dhe me pak i shndritshem.

Planeti i ri i zbuluar, me masen pak me te madhe se masa e Tokes, eshte duke orbituar rreth gjashte milion kilometra larg yllit, shume me afer nga sa eshte Merkuri prane Diellit ne Sistemin tone Diellor. Orbita e komponentit tjeter te shndritshem ne yllin e dyfishte, Alfa Centauri A, eshte qindra here me larg, por do te ishte gjithsesi nje objekt shume i shndritshem ne qiejt e planetit.

Ekzoplaneti i pare rreth nje ylli te ngjashem me Diellin u gjet po nga i njejti ekip ne vitin 1995 dhe qe ne ate kohe, jane bere me shume se 800 zbulime te konfirmuara, por shume prej tyre jane shume me te medhenj se sa Toka dhe ka edhe te tjere qe jane te medhenj sa Jupiteri. Sfida me te cilen tani duhet te perballen astronomet eshte qe te dallojne dhe te karakterizojne nje planet me nje mase te krahasueshme me ate te Tokes dhe qe eshte duke orbituar ne nje zone te banueshme rreth nje ylli tjeter.

"Planeti i pare me nje mase te ngjashme me ate te Tokes i gjetur ndonjehere e qe orbiton rreth nje ylli si Dielli. Orbita e tij eshte shume prane yllit dhe do te ishte shume nxehte per jeten ashtu si e njohim ne ate." - shtoi Stephane Udry, nje pjesetare e ekipit.

"Por ai mund te jete vetem nje planet ne nje sistem prej disa planetesh. Rezultatet tona te tjera HARPS, dhe zbulime te tjera nga Kepler, tregojne qe shumica e planeteve me mase te vogel gjenden ne sisteme te tilla."

"Ky rezultat perfaqeson nje hap te madh drejt zbulimit te nje Toke binjake." - permbyll Xavier Dumusque.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Planet i ngjashem me Token i zbuluar ne sistemin Alfa Centauri
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NASA zbulon “Tokën e re” (Foto)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCË :: T E K N O LO G J I :: A S T R O N O M I-
Kërce tek: