PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si flinin dinosauret?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Si flinin dinosauret?   Fri Oct 19, 2012 1:00 am

Si flinin dinosauret? Ndoshta si zogjte?!



Ngadale ngadale, mbas cdo studimi paleontologet jane duke mesuar me shume se asnjehere tjeter ne lidhje me dinosauret. Por megjithate ka ende shume aspekte te biologjise prehistorike per te cilat ne nuk dime asgje apo dime shume pak.

Ne fakt, disa prej fakteve me te thjeshta te lidhura me dinosauret nuk dihen.

Per shembull, ne nuk dime shume per menyren se si flinin dinosauret. A flinin ne kembe apo perkuleshin Apatosauret per te fjetur? A i perdornin Tiranosauret krahet e tyre te vogla te mbushur me muskuj per tu ndihmuar te ngriheshin pas nje gjumi? Dhe pas zbulimit te kaq shume dinosaureve te mbushur me qime e me pende, a shtriheshin ndonjehere dinosauret prane njeri tjetrit per te ndenjur ngrohte ne netet e fresketa Mesozoike?

Duke qene qe ne nuk mund te vezhgojme ne menyre direkte dinosauret, disa prej pyetjevedo te ngelen pa pergjigje dhe neve ne ngelet vetem te bejme spekulime.

Megjithate, disa fosile te dinosaureve na kane treguar qe te pakten nje pjese e dinosaureve mblidheshin ne gjume pikerisht ashtu si edhe zogjte. Ne vitin 2004, Xing Xu dhe Mark Norell pershkruan dinosaurin e vjeter dhe te vogel Mei Long, nje dinosaur trodontid me pupla me sy te medhenj dhe nje ktheter ne secilen kembe. Ajo cfare e benite Mein special, megjithate, ishte menyra se si ai ishte ruajtur.

Shume skelete te dinosaureve jane gjetur ne pozen klasike te dinosaureve te ngordhur, me bishtin e tyre te ngritur dhe me qafet e tyre te shtrira pas ne kurriz. Skeleti pothuajse I plote o Meit ishte ndryshe. Dinosauri i vogel e kishte vene koken e tij nbi krahet e tij te palosura, ndersa bishti i tij ishte i perthyer mbi gjoksin e dinosaurit. Sipas shkencetareve Mei kishte ngordhur ne gjume, ne nje pozicion te ngjashem me ate te zogjve moderne. Emri i dinosaurit, qe do te thote “dragoi qe fle gjume” eshte nje tribut per kete sjellje.

Tani nje Mei tjeter e ka konfirmuar dhe e ka bere edhe me te besueshem lajmin ne lidhje me Mein e pare. Javen e kaluar, paleontologu Chumling Gao, i Dalian Natural History Museum ne Kine, dhe koleget e tij, preshkruan nje Mei tjeter, pak me te vogel qe ishte ruajtur ne nje pozicion pothuajse identik gjumi. Shume i ngjashem me te parin, i ben shkencetaret te arrijne ne perfundimin se disa dinosaur me pende, te cilet nuk fluturonin, jo vetem qe ishin te ngjashem me zogjte, por edhe flinin si zogjte.

Ne fakt, dy Meit, nuk jane te vetmit dinosaur qe jane gjetur ne ate pozicion. Gao dhe koleget e tij vune ne dukje qe nje specie tjeter trodontidi i gjetur ne Gurin me Shkumes te Mongolise, eshte gjetur ne nje pozicion te ngjashem gjumi.

Ndoshta kjo do te ndihmoje ne hedhjen drite ten je misteri te lidhur me dinosauret?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Si flinin dinosauret?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: